Listen

Description

Mirësevini në Podcastin e Karrierës!

Në episodin e 20-të njihemi nga afër me sipërmarrësen e guximshme  Ejona Zaimaj, 29 vjeҁ. E diplomuar në financë publike në Ankara, ajo  zgjedh pas tre vitesh eksperience në këtë fushë të ndryshojë tërësisht  drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses  dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi. Sot, Ejona e ka lënë pas  krahëve vitin e parë të krijimit të fermës dhe ndan me ne eksperiencat,  të mirat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë kesaj rruge.

Dëgjim të këndshëm!

 Muzika: Organanometron (140811 Mix) nga spinningmerkaba publikuar në licensën Creative Commons Attribution.