I ftuar në “Table Talk” është Dr. B. William Silcock, një studiues dhe lider në inovacionin e gazetarisë. Ai është ish-Asistent Dekan për Kërkime dhe Programe Ndërkombëtare në Shkollën “Walter Cronkite” të Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv dhe kurator i programit “Hubert H. Humphrey Fellowship” në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Ai gjithashtu shërbeu si Drejtor i Cronkite Global Initiatives duke udhëhequr projekte dhe duke kryer seminare në mbi 25 vende.
“Table Talk” është një podcast i ideuar dhe realizuar nga “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore”. Në fokus ka individë me kontribut në shoqërinë shqiptare. Nuk ka skenar, nuk ka regji, por thjesht një bisedë e nxitur nga kurioziteti mbi punën, sfidat dhe arritjet e tyre.