Listen

Description

Përveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika.

Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit dhe politikës. Për më tepër, flasim për variacionet e gjuhës shqipe, problemin e standardit të ’72 dhe nevojën e plotësimit të këtij standardit. Ndër të tjera e shtjellojmë edhe shpërfaqjen më të theksuar të dialektit gegë dhe motivet kulturore dhe politike të këtij fenomeni. Në fund fare flasim për rolin e gjuhëtarit dhe sfidat e gjuhës shqipe në epokën e teknologjisë digjitale dhe globalizmit.


• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Gazmend Bërlajolli
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.


*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

Linku në Sbunker.