Listen

Description

Edukimi seksual, sado që është i pranishëm si nocion në opinion publik, në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet akoma si temë e heshtur apo e ndaluar. Përveç kësaj, ajo vazhdon të jetë një temë e keqkuptuar dhe keqintepretuar. Edukimi seksual ende nuk është pjesë e kurrikulave shkollore në vend.

 

Episodi i parë i emisionit Çelnaja i dedikohet pikërisht edukimit seksual. Në emision, së bashku me aktivisten dhe publicisten Mirishahe Syla flasim për edukimin seksual si koncept dhe si praktikë e edukimit shkollor të sistemuar. Në nivel konceptual Mirishahja thekson nevojën e perspektivës feministe me qëllim të dekonstruktimit të sistemit patriarkal dhe konceptimin e edukimit seksual si rrugëtim vetënjohës dhe çlirues; kurse në nivel të edukimit sistematik shkollor, ajo flet për nivelin biologjik, psikologjik dhe filozofik të edukimit të fëmijëve.

 

• Autor dhe moderator: Latif Mustafa

• Mysafire: Mirishahe Syla

• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri - AlbDizajn

 

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net

Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

Linku në ⁠Sbunker⁠.