Listen

Description

A janë shtrigat thjesht një realitet mitik i një të kaluare të largët, apo vazhdojnë të mbeten reale edhe sot, në një kontekst tjetër politik e social? Në diskursin publik, hakmarrjet me karakter politik e social zakonisht përshkruhen përmes togfjalëshit ‘gjueti shtrigrash’, duke u bazuar në historinë e mesjetës, ku shtrigat përndiqeshin dhe vriteshin me dekret kishtar. Por, a kanë qenë vërtet shtrigat me aftësi magjike dhe ndjellakeqe, apo thjesht gra të cilat kërkonin status tjetër politik, kulturor dhe social?

Në episodin e shtatë të emisionit Çelnaja flasim për historinë e shtrigave. Me Valmira Rashitin, aktiviste dhe hulumtuese, diksutojmë për historinë e paraqitjes së shtrigave në mesjetë dhe gjatë periudhës së kalimit nga sistemi feudal në atë kapitalist. Gjithashtu flasim për aspektin semantik të nocionit ‘shtrigë’, historinë e shtrigave në mitologjinë shqiptare dhe ndërlidhjen e tyre me shtypjen e grave sot.

Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.

•  Autor dhe moderator: Latif Mustafa
•  Mysafire: Valmira Rashiti
•  Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net.

Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

Linku në Sbunker.