Listen

Description

A mundet ekstremi i djathtë të vijë në pushtet në Ballkan? A paraqet ende kërcënim për paqen në rajon?

Në episodin më të ri të podkastit tonë, biseduam me Mirza Buljubašić, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë Penale, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë. Mirza ngre shqetësime të thella mbi mënyrën se si grupet ekstreme në Ballkan e fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa maskës së social-demokracisë.

Ai tregon sesi shumë politikanë në rajon vetë-identifikohen si “socialdemokratë”, por nëse i analizojmë me vëmendje diskurset e tyre shohim se ata promovojnë ide përjashtuese dhe autoritariane.

Kjo strategji, sipas Mirzës, nuk është e rastësishme—por një përpjekje e qëllimshme për të zgjeruar bazën elektorale përmes gjuhës së kujdesit social.Mirza thekson se për të kuptuar format e reja të ekstremizmit, duhet të largohemi nga kategoritë tradicionale politike. Shumë parti në Ballkan shfaqen si pro-evropiane, por nuk zbatojnë asnjë nga vlerat që i shpallin në letra si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.

Në fund, ai e përmbledh me një thirrje për ta lufuar fashizmin brenda nesh, si mënyra më e mirë për ta luftuar atë individualisht dhe kolektivisht.

Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube apo Spotify.

Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Moderator: Kreshnik Gashi

Sigla: Atdhe Hoda

#PërtejEkstremizmit #Ekstremizmi #Ballkani