Në serinë e tretë të podcastit “Zëra” nga Citizens Channel do të flasim për vendimin e mbledhjes së parë të qeverisë “Rama 3”, atë të krijimit të Agjencisë për Media dhe Informim.
Gazetarët Gjergj Erebara dhe Rezarta Çaushaj e paralelizojnë këtë agjenci të re qeveritare me një "Ministri të Propagandës".
Jursiti Dorian Matlija na tregon cila është struktura e Agjencisë dhe si i imponohet ajo mekanizmave ekzistuese që duhet të zbatojnë ligjin për të drejtën e informimit.
Do të dëgjojmë mendimet e gazetarëve Erblin Vukaj, Aurora Shpataj dhe Sidorela Bakollari për të mësuar si ndikon ky mekanizëm i ri ne punën e gazetareve të rinj të televizionit dhe medias online.
Koloreto Çukali, drejtues i Këshillit të Medias shpjegon se si gazetarët rrezikojnë të humbin pavarësinë dhe rolin e tyre si ndërmjetës në marrëdhënien pushtet-qytetarë.