Ky podkast përcjell zërat e banorëve të lagjes "5 Maji", që presin nga dita në ditë shembjen e shtëpive.
Bekimi dhe Gjini, dy banorë të zonës që kanë refuzuar të firmosin marrëveshjen që hap rrugë shembjes së banesave, rrëfejnë për Citiznes Channel kalvarin e gjatë të protestave dhe kërkesave për transparencë.
Avokatja Dorina Asllanaj analizon parregullsitë ligjore që ka marrëveshja ofruar banorëve.
Arkitektja Dorina Pllumbi shpjegon diferencën mes projektit në letër e asaj që po ndodh në terren, duke u ndalur tek fenomeni i xhentrifikimt.
Nebih Bushaj, përfaqësues i grupit “E drejta mbi qytetin”, tregon si është njohur me këtë plan prej kohësh, ndërsa ndalet tek pasojat sociale dhe historitë që ka përjetuar gjatë vizitave të shpeshta në terren.
Zbatimi i projektit “Tirana Riverside”, i paracaktuar që në kohët e hartimit të Planit Urbanistik TR2030, u shpejtua me një sërë vendimesh, nisur me Aktin Normativ pas tërmetit të vitit 2019, VKM-në që i jep Bashkisë Tiranë kompetenca zbatimi dhe Planit të Detyruar Vendor, miratuar nga KKT.