“Zëra nga diversiteti” është poskasti i radhës nga Citizens Channel, i cili do të na sjellë nga afër rrëfime të anëtarëve të komunitetit LGBTI+. Përditshmëria e tyre është e mbushur shpesh me episode dhune, homofobie apo transfobie nga shoqëria. Megjithatë, kjo gjë nuk i ka ndaluar ata të flasin hapur për të drejtat e këtij komuniteti.
Davidi na tregon se prej një viti që ka dalë hapur si djalë transgjinor në Shqipëri, ka rilindur. “Kur thirrja për liri është aq e fortë, ti nuk mendon më asgjë tjetër”, - shprehet ai, duke iu referuar reagimeve agresive që mori mbrapsht.
Amari, nga ana tjetër, sfidon çdo konstrukt social. Ai vesh fustane, funde, përdor makijazh dhe e shikon botën ideale pa role gjinore. Një shoqëri e drejtë për të, është një shoqëri e lirë.
Dhe së fundmi, psikologia klinike Lediona Braho na flet për seksualitetin në terma shkencore, homofobinë dhe barrierat psikologjike të ndërtuara, të cilat pamundësojnë bashkekzistencën mes anëtarëve të shoqërisë.