#Podcast #Zëra #ShebenikEgantiaExplorers
Lyto Alliu dhe Gëzim Shuli janë dy të rinj që kanë shënjuar një shteg të ri malor në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Të ftuar në #Zëra ata rrëfejnë nismën e guidave të tyre nën emërtimin “Shebenik Egnatia Explorers” dhe gjithçka ofron zona e Librazhdit dhe Përrenjasit për të interesuarit e peizazheve malore, historisë dhe arkeologjisë. Mes të tjerash, ata ndajnë qasjen e banorëve të zones ndaj tureve turistike dhe nevojën për të zhvilluar një turizëm të qendrueshëm e afatgjatë.