Listen

Description

Në tetë ditë proteste për uljen e çmimeve në Tiranë janë arrestuar 50 persona. Në këtë podcast do të dëgjoni zërat e Gentjanit, Megit, Arbenit, Gjyljanës të cilët kanë kaluar 72 orë në qeli për shkak se zgjodhën të protestojnë në shesh.

Redon Meksi avokati i cili ka ofruar ndihmë ligjore falas protestueseve ndan me ne arsyetimin se pse ndalimet dhe arrestimet nga policia janë të paligjshme.

Ndërsa protestat janë paralajmëruar të vijojnë, aktivistët tregojnë se do t’i rikthehen shesheve, pavarësisht ndalimit, arrestimeve dhe procedimeve penale.