Ky podcast përcjell zërat e vajzave që kanë marrë guximin të denoncojnë ngacmimin seksual në vendin e punës. Rrëfimet e tyre tregojnë për një shoqëri që e ka brendësuar seksizmin, duke e bërë të vështirë që viktimat të ngrenë zërin dhe të dënojnë hapur këtë fenomen. Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregon se numri i denoncimeve është shumë i ulët, ndërsa Sindikalistja Arjola Alika sjell në vëmendje për të gjitha vajzat që përballen me diskriminim në vendin e punës, Kodin e Punës dhe Konventën për "Eliminimin e Dhunës dhe Ngacmimeve në Botën e Punës", e cila kaloi me 111 vota pro në Parlament më 3 shkurt të këtij viti.