Doarsa Kica Xhelili vjen si e ftuara e radhës në emisionin tonë për librin. Radio Urban FM çdo javë e më tepër po i kushton rëndësi librit duke e trajtu kësisoj prej këndeve të ndryshme. Shkojmë pak te Doarsa e cila na tregon se qysh si vajzë e vogël dhe adoleshente ka shkruar poezi; leximi e ka përcjellë dhe vazhdon ta përcjellë në rrugëtimin e saj si deputete por edhe si nënë, vajzë, grua, individ me mendim kritikë e me artikulim. Gjithçka rreth librit dhe Doarsës, në këtë episod që nuk duhet humbur. Web: radiourban.fm