Listen

Description

Vlora Ademi është shumë e këndshme, dhe po të këndshme i ka edhe mendimet edhe poezitë e saj. Vit për vit ajo e organizon, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, një ngjarje kulturore që mban po këtë emër – ‘Pavarësia’. Vlorën e kemi ftu në Urban, në podcastin ‘Confessions/Rrëfime’ që me bisedu me të për librin, për letërsinë, poezinë, për Republikën e saj por edhe për Republikën e Kosovës dhe pavarësinë si motiv poetik e letrar. Në këtë episod të 19-të ju ftojmë me e dëgju e me e shiku një intervistë të këndshme me një poete aktive e shumë premtuese në skenën kulturore të vendit. Web: radiourban.fm