Listen

Description

Unë jam Avniu, jam 65 vjeç. Jam me origjinë nga Laçi por prej 5 vitesh jetoj në Tiranë ku punoj si administrator i një kompleksi prej 1008 apartamentesh. Dikur jam marrë edhe me politikë, madje me kishin vënë pseudonim Tensiaopini prej gjullurdisë që shkaktoja. Doja të ndryshoja gjerat. Unë zgjohem çdo dite në orën 05.30, çdo ditë. Ha mengjes në orën 06.00 dhe në orën 07:00 jam në punë. Pika ime e dobet, përveç gruas time, fëmijëve dhe nuseve është nipi im i vogël. Për atë bëj gjithcka. I vetmi peng që kam në jetë është se kur isha i ri, doja të vazhdoja shkollën e lartë për Inxhinieri Mekanike, pasi mbarova Politeknikumin 17 Nëntori në Tiranë por fati im më i madh në jetë ka qënë edhe fatkeqësia më e madhe, ima atë, një njeri i mrekullueshëm, i jashtëzakonshem por me një difekt të madh për komunizmin; kishte mbaruar shkollën e lartë në Itali dhe për këtë në vitin 1946 e denuan 3 vjet burg dhe 3 vjet internim. Njolla e tij me ndoqi gjithë jetën, për këtë gjë ma ndaluan shkollën.