Unë jam Dorina dhe jam 39 vjeç. Me origjinë jam nga Elbasani por jetoj në Tiranë qe mbas përfundimit të universitetit. Kam studiuar për Kimi-Biologji me master në mësuesi por vetëm për pak kohë kam ushtruar profesionin e mesueses. Gjithsesi jeta të sjell lumturi edhe në gjërat e përditshme, pikërisht ajo rutina e cila në të vërtetë ta përmbush jetën nëse di ta shijosh çdo ditë duke parë përpara. Gjëja që më bën më të lumtur është natyrshëm familja sidomos djali im 11 vjeçar i cili monopolizon gjithë kohën time të lirë. Hobi im më i madh është muzika, kur isha e re pëlqeja shumë rock dhe hevy metal por tani shijoj shumë muzikën elektronike, sidomos atë house. Ejani të më degjoni në skenë kur performoj dhe do ju pëlqejë edhe juve, jam e sigurtë për këtë.