Unë jam Elvini, jam 31 vjeç dhe jam një copywriter. Të paktën në një pjesë të madhe të kohës ushtroj këtë profesion të vjetër sa vetë shkrimi, por që çuditërisht ende konsiderohet i ri. Vitet e fundit kam zbuluar se më pëlqen të punoj shumë. Çfarë gjithsesi më pëlqen pak më shumë se puna është peshkimi. Me klubin dhe federatën e peshkimit organizojmë edhe kampionate. Për mua ky është një art që të detyron të lidhësh fije të ngjyrave të ndryshme, të masave e materialeve të ndryshme, me nyjen e duhur, në mënyrë që të qëndrojnë bashkë. Kjo është diçka që në fakt e bëjmë çdo ditë, lidhim nyje dhe hedhim një karrem diku, duke pritur me durim që “peshku” ta kapë. Kështu, unë gjej kënaqësi edhe në gjera më praktike dhe mekanike, që nuk kërkojnë asgjë të komplikuar. Puer shembull, të përshkoj Tiranën me biçikletë pas pune, me kufje në vesh, është komplet antistres për mua por tani që po e mendoj duhet bërë kujdes të mos aksidentohesh. E ardhmja ime? Duhet të jetë pak a shumë kështu, si e tashmja.