Listen

Description

Une quhem Enriko Paja, jam 21 vjec dhe vij nga qyteti i bukur i Belshit.
Ne Tirane kam ardhur per studimet dhe punoj njekohesisht. Endrra ime kur kam qene i vogel, ishte te behesha gazetar dhe moderator, te cilat deri diku i kam realizuar, por presim se cfare ka rezervuar e ardhmja per mua. Te ardhmen e shoh diku ne televizion. Cfare me pelqen me se shumti nga Tirana jane mundesite e shumta per pune dhe argetim, ku fatkeqesisht ne vendet e tjera te Shqiperise jane pak te limituara. Duke qene gjithe kohes mes punes dhe shkolles, nuk kam shume kohe te lire per veten apo per hobite e mi, por me pelqen te editoj dhe krijoj projekte te reja.
Ajo c'ka nuk gjej dot ne Tirane dhe c'ka me mungon nga qyteti im i lindjes eshte siguria dhe qetesia.
Per te ardhmen nuk eshte se po mendoj shume, por dua te jetoj momentin.