Unë jam Kristi, jam 23 vjeç dhe kam studiuar për Informatikë Ekonomike. Kam lindur në Lushnje por jemi transferuar shpejt në Tiranë, kam jetuar edhe në Shtetet e Bashkuara ku edhe u dashurova me motorrat, tashmë kthyer në profesion sepse punoj pikërisht tek Yamaha. Gjithsesi të ardhem time e shoh më shumë tek menaxhimi i biznesit megjithëse fusha ku kam studiuar mund të duket më shumë informatikë. I vogël jam marrë me arte marciale dhe volejboll, tani kam hobi kërcimin, ate latin ku po bëj edhe një kurs por edhe vallet popullore. Më pëlqejnë shumë dasmat tona të gjata gjithë natën por që janë shumë të bukura. Adhuroj kuzhinën e gjyshes, sidomos lakrorin e saj. Sado mamaja ime të mundohet, gjyshja gatuan më mirë se ajo.