Unë jam Ledia, jam 38 vjeç dhe jam një artiste bashkëkohore shqiptare. Punimet e mia u referohen transformimeve shoqërore, kulturës së trashëguar ose të humbur. "Identiteti në tranzicion" është tema ime kryesore. Unë përdor paralelizëm, krahasim, pozicionime në mënyrë që të zbuloj situata paradoksale. Mundohem të provokoj emocione të paqarta, duke përzier imagjinatën, kuriozitetin dhe humorin. Shpesh unë e përdor punën time të artit si një instrument për të shkuar mbrapa dhe përpara në kohë. Unë kam një interes të veçantë për objektet e gatshme (redy made), si edhe për artizanatin.