Unë jam Marija, jam 52 vjeçe, me thërrasin edhe Mary. Kam biznesin tim dhe jam shumë krenare për këtë gjë, megjithëse kur isha e re kam studiuar për mjekësi dhe doja të bëhesha doktoreshë. Por une kam qënë ndër përkthyeset e para shqiptare të italishtes, flas shumë mirë edhe 3 gjuhë të tjera. Mamaja ime ka qënë me origjinë greke, babai im ka qënë amerikan, unë vetë jam e martuar me një italian. Një herë, ditën e ditëlindjes time kur mbusha 20 vjeç, kam shpetuar nga aksident i rëndë automobilistik, të tjerët që ishin në makine me mua humben jetën. E megjithatë, sot jam shumë e lumtur dhe jetoj me bashkëshortin tim dhe kemi edhe 9 mace të cilat i kemi marrë në shtëpinë tonë, të braktisura rrugës nga të tjerët. Tani janë si fëmijët tanë.