A i ke menduar ndonjëherë lutjet e tua si aroma e qiellit? Kjo është tabloja që shohim kur lexojmë nga Zbulesa 5. Aty jepet një copëz e jetës në qiell. Te Zbulesa 5 shohim Perëndinë e plotfuqishëm mbi fron duke mbajtur një rrotull libri në dorë. Libri mban shtatë vula. Para se rrotulla e librit të shpaloset, vulat duhet të hapen të gjitha.