Ne e luftojmë ankthin duke luftuar kundër mosbesimit dhe duke luftuar për besimin në hirin e ardhshëm. Mënyra si e luftojmë këtë “luftë të mirë” (1 e Timoteut 6:12; 2 e Timoteut 4:7) është duke medituar mbi sigurinë që Perëndia na jep për hirin e ardhshëm dhe duke kërkuar ndihmën e Frymës së Tij.