Përjetimi i Charles Spurgeon nuk është përtej aftësive të një të krishteri të zakonshëm. Spurgeon, i cili jetoi nga viti 1834 deri në 1892-in, ishte bashkëkohës e mik i George Müller dhe Hudson Taylor. Ai i shërbeu “Tabernakullit Metropolitan” në Londër për më shumë se tridhjetë vjet, si pastori më i famshëm i kohës së vet.