Listen

Description

Liria e hirit Veprimi vendimtar i Perëndisë në konvertim është që ai “na dha jetë bashkë me Krishtin”, ndonëse “ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve”. Me fjalë të tjera, për Perëndinë, ne ishim të vdekur. Ne nuk reagonim; nuk kishim asnjë interes apo oreks të vërtetë frymëror; nuk kishim sy frymërorë për të parë bukuritë e Krishtit; ne thjesht ishim të vdekur ndaj gjithçkaje që në fund të fundit ka vërtet rëndësi.