Fjalë si era Në vajtim, dhimbje dhe dëshpërim, shpesh njerëzit thonë gjëra, të cilat në rast të kundërt nuk do t’i thoshin. Ata e ngjyrosin realitetin me penela më të errëta nga sa do ta ngjyrosin ditën e nesërme kur të dalë dielli. Ata këndojnë me nota minore dhe flasin sikur ky të ishte lloji i vetëm i muzikës. Ata shohin vetëm re dhe flasin sikur të mos kishte qiell.