Dërgon mbi tokë urdhrin e tij, fjala e tij merr dheun. Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi. Hedh breshërin e tij me copa; kush mund t’i bëjë ballë të ftohtit të tij? Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; Bën që të fryjë era e tij dhe ujërat rrjedhin.