Shpresa e madhe misionare është se, kur ungjilli predikohet në fuqinë e Frymës së Shenjtë, vetë Perëndia bën atë që njeriu nuk mund ta bëjë dot: Ai krijon besimin që shpëton. Thirrja e Perëndisë bën atë që thirrja e njeriut nuk mund ta bëjë dot. Ajo ringjall të vdekurit. Ajo krijon jetë frymërore.