Ideja është kjo: Nuk ka asnjë gjykatë më të lartë se Perëndia. Nëse Perëndia është Ai që ju drejtëson—Ai që ju shpall të drejtë para syve të Tij—askush nuk mund ta apelojë dot këtë vendim; askush nuk mund të kapet pas ndonjë hollësie të ligjit; askush nuk mund të kërkojë një gjyq tjetër; askush nuk mund të kërkojë dot akuza të tjera kundër teje. Vendimi i Perëndisë është përfundimtar dhe i plotë.