Ky është kuptimi i të qenët një “fëmijë i premtimit”–të jesh i lindur jo “prej gjakut, as prej vullnetit të mishit, as prej vullnetit të burrit, por prej Perëndisë” (Gjoni 1:13). Të vetmit fëmijë që numërohen si fëmijë të Perëndisë në këtë botë, janë fëmijët e premtimit, të cilët janë lindur në mënyrë të mbinatyrshme.