Në Dhiatën e Re, baza e gjithë faljes për mëkatet zbulohet edhe më qartë nga sa ishte zbuluar në Dhiatën e Vjetër, por baza, pra, përkushtimi që Perëndia ka ndaj emrit të Tij, nuk ndryshon. Pali na mëson se vdekja e Krishtit demonstron drejtësinë e Perëndisë në faljen e mëkateve, dhe lartëson drejtësinë e Perëndisë kur drejtëson të pabesët, që mbështeten në Jezusin dhe jo në veten e tyre (Romakëve 3:25-26).