Ata që besojnë në Jezusin, janë të çmuar për Perëndinë (ne jemi nusja e Tij) Ai na do aq shumë, saqë nuk do ta lejojë që të qenët të çmuar për Të, të bëhet perëndia ynë. Perëndia me të vërtetë na jep shumë vlerë (Ai na birëson në familjen e Tij), por Ai e bën këtë në një mënyrë të tillë që të na largojë nga vetvetja për t’u kënaqur me madhështinë e Tij.