podcast
details
.com
Print
Share
Look for any podcast host, guest or anyone
Search
Showing episodes and shows of
Lavdim Pireva
Shows
Arena e Yjeve - Telegrafi
#47: Arena e Yjeve – Hekuran Kryeziu – Nga Luzerni te Kombëtarja e Kosovës, transferimi i prishur te Juventusi dhe rrugëtimi drejt bankinës si trajner
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve” vjen Hekuran Kryeziu – ish-mesfushor dhe kapiten i Kombëtares së Kosovës, një nga figurat më të qëndrueshme të futbollit zviceran. Ai rrëfen fillimet në Luzern, ku kaloi të gjitha grupmoshat dhe u bë kapiten, si dhe momentin kur kaloi testet mjekësore te Juventusi, por transferimi dështoi në fund. Kryeziu tregon si iu bashkua Kosovës para pranimit në UEFA e FIFA dhe si refuzoi ftesat e Shqipërisë, pavarësisht përpjekjeve të trajnerëve De Biasi dhe Tramezzani. Ai flet për pengun më të madh me fanellën e Dardanëve, pë...
2025-07-12
1h 02
Arena e Yjeve - Telegrafi
#46: Arena e Yjeve – Lirim Kastrati – Nga “Trigoria” e Romës te goli historik në Hungari, përballja me paragjykimet, Kombëtarja e Kosovës dhe një karrierë që sfidon çdo pengesë
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve” vjen një rrëfim i veçantë me mbrojtësin e Kombëtares së Kosovës, Lirim Kastratin – nga fushat e vogla në Malishevë te Akademia e famshme e Romës. Ai tregon jetën në “Trigoria”, ku kërkohej disiplinë si në fushë ashtu edhe në shkollë, dhe momentin e paharrueshëm kur u prit me respekt nga legjendat Totti e De Rossi. Kastrati ndan përvojën me emra si Salah, Nainggolan e Alisson, si dhe zhgënjimin kur iu mohua debutimi në Serie A për shkak të trajnerit Mihajlovic. Ai flet për tr...
2025-07-05
55 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#45: Arena e Yjeve – Kaltrina Biqkaj – Nga 12-vjeçare në ekipin e parë te 55 gola në një sezon, transferimi në Trabzonspor dhe rrëfimi që ndryshoi gjithçka
Në episodin më të ri të “Arena e Yjeve”, vjen një rrëfim frymëzues nga futbollistja kosovare Kaltrina Biqkaj – ylli i Trabzonsporit në Superligën e Turqisë. Ajo tregon fillimet e saj si 12-vjeçare me leje speciale në ekipin e parë, ku shpesh luante kundër djemve në fshat, madje edhe me emra të njohur si Lirim Kastrati. Kaltrina zbulon vendimin e rëndësishëm për të përfaqësuar Kosovën në vend të Shqipërisë dhe emocionet e debutimit me Dardanet. Në rrëfimin e saj, ndalet edhe te rekordet personale – përfshirë 55 gola në një sezon dhe një ndeshje me 12...
2025-06-28
53 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#44: Arena e Yjeve – Meriton Korenica – Nga “CR7 i Rahovecit” te Cluj, rikthimi nga Turqia, emocionet me fanellën e Kosovës dhe rrëfimi prekës për babain
Në episodin e radhës të “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, mysafir është futbollisti i Cluj dhe i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica. Ai ndau me publikun rrëfimin e tij që nis me famën e hershme në rrjetet sociale si “CR7 i Rahovecit” dhe lidhjen e veçantë që e lidhi me Nderim Nexhipin që nga moshat e reja. Korenica foli për het-trikun ndaj Tiranës, golin historik në garat evropiane për Prishtinën, dhe ndikimin e madh që pati trajneri Ilir Daja në zhvillimin e tij te Ballkani. Ai tregoi për periudhën në Turqi te Manisa d...
2025-06-21
1h 04
Arena e Yjeve - Telegrafi
#43: Arena e Yjeve - Lirim Kastrati - Nga transferimi tek Dinamo Zagrebi deri te përballja me trajnerin serb tek Legia dhe ndeshjet me Kosovën
Në episodin e radhës të podcastit Arena e Yjeve, prodhim i Telegrafit, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Lirim Kastrati, i cili ka përjetuar prapaskena interesante dhe sfida të vështira në karrierën e tij. Kastrati ndau me publikun rrëfime të sinqerta për rrugëtimin e tij, që nisi në mënyrë aspak të zakonshme – një video në YouTube i hapi dyert drejt futbollit kroat. Ai foli edhe për periudhën te gjiganti kroat Dinamo Zagreb, ku pati momente të shkëlqyera, por edhe kthesa të papritura. Nuk mund të mungonte edhe periudha te Kosova, ku e vlerëson is...
2025-06-14
48 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#42: Arena e Yjeve - Tahir Batatina - Nga sakrificat për Llapin, te emocionet e Kupave dhe mesazhi për Dakun para Shqipëri – Serbi
Në episodin e radhës te “Arena e Yjeve”, do të keni mundësinë të dëgjoni rrëfimin ekskluziv të trajnerit të njohur kosovar, Tahir Batatina, fitues i dy Kupave të Kosovës dhe një Superkupe me Llapin. Ai ndalet tek rrugëtimi i tij, duke treguar për dashurinë e madhe për futbollin, kohën kur mori pjesë në UÇK e më pas TMK, dhe sfidat e para si trajner i Llapit, ku ndeshjet e barazhit ishin vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm. Tahir Batatina flet hapur për sakrificat e mëdha të familjes së tij, që in...
2025-06-07
1h 12
Arena e Yjeve - Telegrafi
#41: Arena e Yjeve - Valmir Sylejmani - Nga Bundesliga te Kosova – Rrëfimi i jashtëzakonshëm i një talenti të madh që po kërkon ringjitjen
Në episodin e radhës te “Arena e Yjeve”, do të keni mundësinë të dëgjoni rrëfimin ekskluziv të futbollistit të njohur kosovar, Valmir Sylejmani. Ai kujton debutimin e paharrueshëm në Bundesliga dhe momentin historik kur u bë lojtari më i ri që debutoi për Hannoverin, duke na treguar se si emocionet e para i kishin bërë të mos dëgjonte asgjë në minutat e para të ndeshjes. Mes kujtimeve të tij janë edhe ndeshjet së bashku te Gjermania U19 me emra si Leroy Sane, Tomo Werner, Julian Brandt e Jonathan Tah. Sylejmani shpalos gjithashtu momentet e vështira...
2025-05-31
53 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
40# Arena e Yjeve - Sami Boroci- Drejtori sportive që bëri histori e klubin Prishtina e Re - nga themelimi te Superliga e Kosovës
Sami Boroci, drejtori sportiv i Prishtinës së Re, rrëfen në "Arena e Yjeve" rrugëtimin e tij të pazakontë në futboll – nga mbrojtës dhe mesfushor, përfundimisht si portier, pozitë që e mbajti pas ftesës nga grupmoshat e Kombëtares së Kosovës. Ai kujton momentin kur Milot Rashica i shënoi dy gola në ndeshjen e fundit, si dhe momente me bashkëlojtarët e njohur si Amir Rrahmani dhe Etrit Berisha. Boroci flet edhe për themelimin e klubit Prishtina e Re, zhvillimin e tij nga Shkëndija e Hajvalisë dhe sqaron ku do të luajnë ndeshjet në...
2025-05-29
1h 06
Arena e Yjeve - Telegrafi
39# Arena e Yjeve - Arb Manaj - Babanë ia ekzekutuan forcat serbe, emocionet kur veshi fanellën e Kosovës, momenti shokues që i ndodhi në Turqi
Sulmuesi i njohur Arb Manaj ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” prodhim i Telegrafit, ku ndau momente të rralla nga karriera dhe jeta personale. Ai tregoi për lëndimin që i ndërpreu ëndrrën te Dinamo Zagrebi, momentin shokues gjatë huazimit në Turqi, si dhe emocionet kur shënoi për Kosovën. Në një rrëfim prekës, Manaj foli për humbjen e babait nga forcat serbe dhe për sakrificat e nënës. Ai zbuloi se gjithmonë shënon më 4 prill, në kujtim të të atit. Përmendi ofertat që refuzoi nga Australia...
2025-05-29
55 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
38# Arena e Yjeve - Berat Hyseni - Jeta mes yjeve dhe luksit te Tirana, “çanta me para” dhe nisja e karrierës si portier
Ish sulmuesi i njohur, Berat Hyseni ka qenë i ftuari në podcastin “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, ku ka rrëfyer për shumë prapaskenat interesante rreth karrierës së tij, disa që nuk janë dëgjuar më parë. Ai e ka nisur si portier, por u bë top-shënues në klubet më të mëdha në Kosovë, si Prishtina, Trepça. Trepça ‘89, Flamurtari. Hyseni flet për jetën mes yjeve dhe luksit te ‘paparë’ te Tirana, duke nënvizuar edhe shokun që e kishte përjetuar pas transferimit në Shqipëri. Debutimi me 15 vjet dhe turpin që kishte kur ndante zhveshtoren me...
2025-05-29
1h 15
Arena e Yjeve - Telegrafi
37# Arena e Yjeve - Valmir Nafiu - Historitë me bashkëlojtarë yje si Van der Vart, Son e Calhanoglu, refuzimi i Ajaxit për Baselin dhe shumëçka tjetër
Futbollisti i njohur shqiptar, Valmir Nafiu, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegafit. Ai ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, që nuk janë dëgjuar më parë. Nafiut tregon se si e refuzoi Ajaxin për të shkuar te Baseli . Emocionet e debutimit para 70 mijë tifozëve në Bundesliga në ndeshjen e parë me Hamburgun. Lidhja e Nafiut me Valon Behramin te Hamburgu të cilin e konsideron si vëlla të madh, pastaj edhe ndarja e zhveshtores me yje të mëdha si Van der Vart, Heung-Min Son e Calhanoglu. ...
2025-05-29
40 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#36 Arena e Yjeve - Enis Zabërgja - Trofetë me Hysin, tandemi me Zhdrellën, kontratat marramendëse dhe vetura dhuratë
Enis Zabërgja ishte i ftuari në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka rrëfyer shumë prapaskena nga karriera e tij, që nuk janë dëgjuar më parë. Vushtrriasi ka folur për shkëlqimin dhe gjithë trofetë e fituar me Hysin. Tandemi që krijoi me Mentor Zhdrellën, duke ‘terrorizuar’ kundërshtarët në elitën e futbollit kosovar. Kontratat marramendëse dhe vetura dhuratë që kishte pranuar. Krahasimi komik i Ismet Munishit me ‘Rambon’ dhe krahasimi i Hysit të atëhershëm me Ballkanin ‘historik’.Mbështetur nga:- KGM - Ssangyong- KGM...
2025-05-01
39 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#35: Arena e Yjeve - Valon Berisha -Nga aventura tek Lazio, goli i parë historik me Kosovën dhe miqësia me Haaland
Reprezentuesi i Kosovës dhe futbollisti i disa klubeve të mëdha evropiane tanimë në radhët e LASK-ut, Valon Berisha, ka rrëfyer histori tejet interesante nga karriera e tij e pasur si dhe shumë prapaskena që deri më tani kanë qenë të panjohura për publikun. Ai ka folur për prapaskenat e ndeshjes të cilën Kosova e ka luajtur ndaj Anglisë si dhe për miqësinë që kishte me yllin norvegjez Erling Haaland sa ishin së bashku tek Salzburgu. Ylli kosovar gjithashtu ka treguar edhe për aventurën e tij tek Lazio, si e pranoi ofertën e tyre d...
2025-05-01
1h 24
Arena e Yjeve - Telegrafi
#34: Arena e Yjeve - Robert Gjeraj -Nga refuzimi që i bëri klubit të njohur shqiptar, deri tek dominimi në futbollin kosovar me Besën e Pejës
Ish-futbollisti i njohur tanimë trajner me profesion, Robert Gjeraj, ka rrëfyer histori mjaft interesante që datojnë që nga fillet e tij të karrierës, vështirësitë që pati dhe shumë gjëra të tjera. Ish-futbollisti i skuadrave të njohura si Besa e Pejës, Vëllaznimi, Ballkani dhe Liria, ka dhënë një rrëfim të padëgjuar më parë për refuzimin që i kishte bërë KF Vllaznisë në një moment të rëndësishëm të karrierës së tij. Ai gjithashtu ka folur edhe për aventurën tek KF Getoari dhe se si ky klub i kishte dërguar në Antalia në...
2025-05-01
1h 05
Arena e Yjeve - Telegrafi
#33: Arena e Yjeve - Muharrem Sahiti - Fjalët që ia tha Vokrri, transferimi në Turqi dhe kush do të ftohet te Kosova në qershor
Muharrem Sahiti ishte i ftuar në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit. Drejtori i Kombëtares së Kosovës ka rrëfyer histori interesante për karrierën e tij si futbollist, si trajner dhe ecuria te Dardanët. Sahiti ka treguar se si Fadil Vokrri e quajti pasardhës të tij, ndërsa i dha motiv shtesë në karrierën e tij. Nga Prishtina te Konyaspor, transferimi rekord i Muharrem Sahitit dhe sa fitoi te skuadra turke. Goli i parë ndaj Fenerbahces, por Fadil Vokrri iu kundërpërgjigj me asistim – Sahiti tregon emocionet për sfidën me gjigantin turk...
2025-05-01
1h 07
Arena e Yjeve - Telegrafi
#32: Arena e Yjeve - Arsim Abazi- Shkuarja në Bullgari me dokumente të huaja, transferimi në Turqi dhe shumë prapaskena të tjera
Trajneri i Ferizajt, Arsim Abazi ishte i ftuari i radhën në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”. Ish-futbollisti ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij si lojtar, paraqitjet në arenën ndërkombëtare dhe tani si trajner. Abazi ka rrëfyer për shkuarjen në Bullgari me dokumente të huaja për të nënshkruar me Lokomotiva Plovdivin. Trajneri po ashtu ka treguar edhe për prapaskenat se si erdhi deri te transferimi i parë në Turqi te Malatyaspor në moshën 29 vjeçare. Sa fitoi te Malatayaspor për dy vite si futbollist dhe pë...
2025-05-01
56 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#31: Arena e Yjeve - Hysni Gjinovci - Debutimi si 15-vjeçar, pjesëtar i UÇK-së, plagosja në luftë – deri te rikthimi në futboll
Ish-futbollisti, Hysni Gjinovci ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit. Ai ka treguar për shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollist, por edhe periudhën kur u dashtë të largohej nga sporti i bukur për t’iu bashkuar UÇK-së për çlirimin e vendit. Fillimisht, ai ka treguar se si erdhi debutimi në Drenicë me vetëm 15 vjet.Hysni Gjinovci flet edhe për ofertën e Prishtinës dhe marrëveshjen me Besëlidhjen. Gjinovci tregon si e la futbollin për t’iu bashkuar UÇK-së dhe plagosja e v...
2025-05-01
41 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#30: Arena e Yjeve - Egzon Bejtullai - Përballjet me Kane, Lewandowski, Rashford, fjalët që ia tha ylli i Juventusit dhe ndeshja ndaj Kosovës
Egzon Bejtullai ishte mysafiri i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”. Ylli i Dritës ka bërë disa rrëfime interesante, që nga karriera ndërkombëtare, deri te përballja me yjet e mëdhenj dhe historitë interesante nga futbolli vendor. Mbrojtësi ka folur për tre tituj kampioni me Shkëndijën dhe cili ishte më i rëndësishmi. Rrëfimi se si ndodhi transferimi në Suedi, po u largua pas katër muajsh shkaku i nënës. Ish-mbrojtësi i Juventusit ndikoi shumë në karrierën e tij, ndërsa nde sot i kujton fjal...
2025-05-01
48 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#29: Arena e Yjeve - Shpëtim Babaj - Nga duelet me Ronaldon te ‘hakmarrja’ e Ramositm deri te dyshimet për doping dhe historia me trukimin
Ish-futbollisti, Shpëtim Babaj ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit. Babaj tregon historinë se si nuk e lejoi babai i tij të nënshkruante me Hajduk Splitin dhe ofertat nga Empoli dhe Fiorentina. Karriera te Zorya në Ukrainë, si mendoi Babaj që klubi i dha doping para ndeshjes dhe lojtarët që e befasuan për të mirë dhe për të keq, përmend shumë yje. Historia e trukimit të ndeshjes dhe ‘dënimi’ i presidentit të Shakhtar për të udhëtuar me tren mbi 24 orë. Babaj zbulon taktikat qesharake të trajneri...
2025-05-01
1h 06
Arena e Yjeve - Telegrafi
#28: Arena e Yjeve - Legjenda e Besës së Pejës, Mensur Duraku, flet për tre tituj kampioni dhe ndodhitë e çmendura në Mal të Zi
Mensur Duraku ishte i ftuari i radhë në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”. Legjenda e Besës së Pejës bëri shumë rrëfime interesante, disa që do t’i dëgjoni për herë të parë. Drejt në ekipin e parë, nuk luajti asnjëherë për kategori të reja – Mensur Duraku tregoi se e nisi me futbollin. Në përgatitje në Turqi me autobus me Besën e Pejës – tre tituj kampioni radhazi, Mensuri ka rrëfyer për periudhën e artë. Duraku ka rrëfyer se si nuk luajtën ndeshjen miqësore në Ulqin shkaku i rivali...
2025-05-01
57 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#27: Arena e Yjeve - Muhamet Dragusha - Kush e zbuloi talentin e tij, cili klub ia ndërtoi shtëpinë dhe historia me presidentin e Teutës
Muhamet Dragusha ka qenë mysafir në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit. Ish-lojtari dhe tani trajner, ka zbuluar shumë histori interesante nga karriera e tij në të kaluarën dhe analiza rreth situatave aktuale. Dragusha fillimisht ka rrëfyer se si arsimtari i Edukatës Fizike zbuloi talentin e tij. Debutimi në ekipin e parë pa i mbushur 16 vjet dhe emocioni që kishte në atë kohë. Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë, duke treguar rrethanat se si ishin atëherë. Trajneri ka treguar se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll dhe historia interesant...
2025-05-01
57 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#26: Arena e Yjeve - Zekirija Ramadani - Karriera si futbollist, trajner në Arabinë Saudite dhe tradita interesante e tij
Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”. Ish-strategu i disa skuadrave shqiptare ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollit dhe si trajner. Karriera e Zekirija Ramadanit si futbollist, ku u stërvit për tri vite, por nuk luajti. Debutimi me Besën e Kavajës në Beograd dhe rrëfimi për tifozin që kishte udhëtuar me ekipin dhe deshi të futej në stadium me veshje kombëtare. Si ofroi dorëheqjen te Prishtina, por presidenti nuk ia pranoi...
2025-05-01
1h 34
Arena e Yjeve - Telegrafi
#25: Arena e Yjeve - Arbnor Morina - Një familje futbollistësh, “Prishtina e Artë” deri te pengu më i madh në karrierë
Trajneri i Kosovës U-18, Arbnor Morina, ishte i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i telegrafit, “Arena e Yjeve”. Ish-strategu i disa skuadrave kosovare ka rrëfyer për shumë gjera, në fokus të veçantë për karrierën e tij. Një familje futbollistësh, nga babi te vëllai – Arbnor Morina tregon se si e nisi me sportin më të shikuar në botë. Pjesë e “Prishtinës së Artë” – Morina tregon vetitë e yjeve të asaj kohe si Vokrri, Muriqi, Cimili e disa të tjerë. Arbnori zbulon edhe prapaskena nga kontratat me shuma të mëdha parash që u refuzuan për të pavar...
2025-05-01
1h 16
Arena e Yjeve - Telegrafi
#24: Arena e Yjeve - Erdin Hashani - Nga pengu më i madh në karrierë, deri te “bishtaleci”
Erdin Hashani është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka bërë disa rrëfime interesante për karrierën e tij, duke sjell edhe disa prapaskena. Në këtë seri të “Arena e Yjeve”, Hashani ka zbuluar edhe për transferimin e tij te Prishtian me dëmshpërblim. Ai po ashtu ka rrëfyer edhe historinë e dhimbshme të humbjes së babait, ndërsa ia plotësoi ëndrrën e transferimit Erdini ka folur edhe për ‘Bishtalecin’ dhe historia interesante që i kishte ndodhu. Ai ka folur mes tjerash edhe për p...
2025-05-01
47 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#23: Arena e Yjeve - Gazetarët e Telegrafit analizë për futbollin vendor dhe europian
Podcasti “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit do të jetë më ndryshe në këtë javë. Gazetarët Lavdim Pireva, Romak Zeqiri dhe Shkumbin Pireva kanë diskutuar tema të ndryshme në këtë episod. Në këtë seri të “Arena e Yjeve”, u diskutua tema se kush rrezikon më shumë të bie nga Superliga e Kosovës. Bisedohet po ashtu edhe çështja e formës së Ballkanit dhe a mundet të futet në garë për titull me Orges Shehin. Malisheva në vendi e tretë, a është befasi dhe kush mund të shitet nga ky ekip dhe Prishtina e Cavallit – ku gaboi dhe pse mbeti...
2025-05-01
1h 06
Arena e Yjeve - Telegrafi
#22: Arena e Yjeve - Genc Nuza - Nga karriera si futbollist, kaloi në gjyqtar dhe video virale me Xhakën, Rashicën dhe Sahitin
Gjyqtari Genc Nuza është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit. Nuza ka rrëfyer shumë histori interesante dhe të padëgjuara më parë. Fillimisht, të gjithë e njohin si gjyqtarë, por Genc Nuza karrierën e nisi si futbollist dhe kishte bashkëlojtarë disa yje. Ai nuk e kishte kaluar fillimisht testin për gjyqtarë, por një faull i akorduar ia ndryshoi jetën. Ndeshja e dytë në Superligë që e ngriti Genc Nuzën, në vitin e parë u shpall edhe gjyqtari më i mirë. Gjesti në fushë me Granit Xhakën, Milot Rashicën e Muharrem Sahi...
2025-05-01
1h 00
Arena e Yjeve - Telegrafi
#21: Arena e Yjeve - Qëndrim Zyba - Tri herë e refuzoi Ballkanin, historia me djaloshin e verbër dhe idhulli i tij
Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës dhe Slovan Liberec, Qëndrim Zyba. Reprezentuesi i Dardanëve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë. Zyba ka folur për trofeu më të rëndësishëm deri më tani në karrierë dhe pritja madhështore e tifozëve. I refuzoi tri herë – Zyba tregon se si presidenti i Ballkanit ia ofroi letrën e bardhë për të nënshkruar vetë kushtet e kontratës. Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin. Ndjenjat emoc...
2025-05-01
46 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#20: Arena e Yjeve - Arbnor Muja - Transferimi dhe largimi nga Belgjika, përballja me Barcelonën dhe kalimi në Turqi
Mysafiri në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Shqipërisë dhe Samsunspor, Arbnor Muja. Reprezentuesi i kuqezinjve ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë. Muja ka folur për përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës dhe lojtari që i la më së shumti përshtypje. Në histori të Antwerpit për golin e parë në Ligën e Kampionëve, lojtari shqiptar ka rrëfyer se çfarë ndjeu para se të realizonte. Muja po ashtu ka zbuluar arsyet e largimit nga Antwerpi për në Turqi. Si iu bashkua Muja skuadrës gjermane d...
2025-05-01
1h 02
Arena e Yjeve - Telegrafi
#19: Arena e Yjeve - Donat Rrudhani- Nga përfundimi në burg si azilant, deri te momenti më krenar në karrierë
Mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Kosovës, Donat Rrudhani. Reprezentuesi dardan ka zbuluar disa histori interesante dhe të padëgjuara më parë. Rrudhani ka folur për kohën ku si 12-vjeçar i është dashur të largohet nga Kosova, duke përfunduar edhe në burg. Si e nënshkroi kontratën e parë profesionale dhe si klubi ia dyfishoi pagën. Atmosfera nga mëngjesi deri në mbrëmje me muzikë tallava me futbollistët shqiptarë. Prapaskenat se si u ftua nga Kosova dhe momenti më të mirë me Dardanët. Për të gjitha këto dhe...
2025-05-01
58 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#18: Arena e Yjeve - Hysen Memolla- Nga pengu më i madh në karrierë deri te momenti kur nuk e besonte kalimin te Verona
Mysafir në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte ylli i Suharekës, Hysen Memolla. Lojtari që ka bërë karrierë të bujshme edhe në Evropë, ka rrëfyer mes tjerash se si e bleu Hellas Verona në moshën 18 vjeçare. Memolla nuk e kishte befasuar fillimisht kalimin te skuadra italiane, kur agjenti i tij i kishte treguar për ofertën. Lojtari shqiptar po ashtu ka folur edhe për kohën te Hajduk Spliti me Ardian Ismajlin, ku ka zbuluar disa prapaskena. Pengu më i madh në karrierë i Hysen Memollës dhe si nuk e dinte ku është Egnatia. Mb...
2025-05-01
49 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#17: Arena e Yjeve - Mirlind Daku - Nga largimi prej futbollit për gjashtë muaj, deri tek majat e suksesit
Mysafir në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte super ylli shqiptar, Mirlind Daku. Reprezentuesi i Shqipërisë ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga refuzimi prej Dritës dhe Gjilanit. Daku ka bërë të ditur po ashtu se nuk e harron edhe lojtarin që asistoi te goli i tij i parë në Superligën e Kosovës. Mirlindi ka treguar edhe kujt ia dedikon gjithë suksesin e tij të deritanishëm në karrierë, mes rrëfimeve të tij emocionale. Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Daku i ka shpalosur të gjith...
2025-05-01
57 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#16: Arena e Yjeve - Bekim Isufi - Nga ndarja e Dritës dhe Gjilanit deri te “ëndrra” që ia solli largimin nga Ballkani
Mysafiri në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi, ishte trajneri i FC Malishevës, Bekim Isufi. Ish-lojtari i njohur ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga ndarja në dy klube në rastin e Dritës dhe Gjilanit, dhe si ia doli të shpallej kampion në krye të bardhekaltërve. Isufi ka rrëfyer edhe shumë prapaskena interesante, siç është rasti me Xhevdet Shabanin, largimi i papritur nga Ballkani dhe këshillat që kishte për disa lojtarë. Trajneri po ashtu ka treguar edhe për karrierën e tij si lojtar në rrafshin vendor dhe në atë ndërkombëtar...
2025-05-01
55 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#15: Arena e Yjeve - Agim Ademi- Nga incidentet në Rumani deri tek trajnerët që kanë udhëhequr Kosovën
Mysafir në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi, ishte presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi. Ai ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet, duke filluar që nga incidentet që ndodhën në sfidën ndaj Rumanisë në Ligën e Kombeve, e deri tek trajnerët që ka pasur ndër vite Kosova. Tutje ai ka rrëfyer për punën e Franco Fodës dhe ka treguar se sa është i kënaqur me punën e deritanishme të teknikut gjerman në krye të ‘Dardanëve’. Presidenti Ademi gjithashtu u ndal për të folur në veçanti për E...
2025-05-01
1h 07
Arena e Yjeve - Telegrafi
#14: Arena e Yjeve - Liridon Krasniqi - Nga aventura e tij në akademinë e Bayern Munich deri tek shkëlqimi në Malajzi
Futbollisti i njohur kosovar, Liridon Krasniqi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Krasniqi është një nga futbollistët nga Kosova që ka lënë gjurmë me karrierën e tij të në Evropë dhe Azi. Ai ka filluar që nga aventura e tij si fëmijë tek Bayern Munich dhe yjet me të cilët kishte stërvitur. Tutje ai nuk kishte lënë pa rrëfyer edhe një histori interesante të udhëtimit të tij me tren në Pragë, kur asokohe ishte vetëm 17-vjeçar dhe pa para. Duke qenë se një pjesë të madhe të karrierës e k...
2025-05-01
51 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#13: Arena e Yjeve - Ismet Munishi - Nga aventurat e tij si lojtar në disa shtete deri tek ndeshjet historike me Kosovën
Ish-futbollisti i njohur tashmë trajneri Ismet Munishi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Munishi ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet duke filluar nga aventurat e tij si lojtar duke zbuluar se si ndodhi transferimi i tij në Slloveni. Tutje ai ka rrëfyer se si nuk e ka harruar ish-klubin e tij Flamurtarin gjatë kohës sa ishte duke luajtur në Turqi, duke ia blerë atyre të gjitha pajisjet sportive. Në vazhdim ai nuk la pa përmendur edhe për yjet të cilët i rriti ai në futbollin e Kosovës si Mi...
2025-05-01
45 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#12: Arena e Yjeve - Nderim Nexhipi- Drejtori sportiv që bëri histori me FC Ballkanin në Evropë
Ish-futbollisti i njohur, tashmë drejtori sportiv i Shkupit, Nderim Nexhipi, ka qenë mysafiri i radhës në “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Nexhipi diskutoi për tema nga më të ndryshmet duke filluar që nga koha kur kaloi provat tek Galatasaray dhe arsyen pse dështoi transferimi tek gjiganti turk e deri tek koha e kaluar tek Hertha Berlini në Gjermani. Tutje ai foli edhe për ofertat që kishte nga jashtë vendit, më saktësisht ato nga Udinese dhe Bayer Leverkuseni, por nuk la pa përmendur edhe kohën sa ishte pjesë e Partizanit në Shqipëri dhe emocionet e derbit me...
2025-05-01
50 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#11: Arena e Yjeve - Liridon Leci- Nga trofetë në Kosovë, te karriera në Shqipëri dhe Suedi
Ish-futbollisti i njohur, Liridon Leci, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi. Ai ka folur për tema të ndryshme duke filluar nga fillimet e tij për mënyra se si u transferua tek Kosova e Prishtinës e deri tek kalimi i tij tek Drita, titujt e kampionit e shumëçka tjetër. Leci gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka veshur fanellat e disa klubeve të njohura në Kosovës si Hajvalia, Prishtina, Drita dhe Llapi. Ai karrierë ka bërë edhe në Shqipëri atje ku ka luajtur në radhët e El...
2025-05-01
52 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#10: Arena e Yjeve - Mentor Zhdrella- Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë
Ish-futbollisti i shumë ekipeve të njohura kosovare, Mentor Zhdrella, njëherazi i shpallur katër herë lojtari më i mirë në elitën e futbollit kosovar, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi Sport. Zhdrella gjatë karrierës së tij të bujshme si futbollist ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura si 2 Korriku, Hysi, Drita, Prishtina, Llapi dhe Dukagjini. Në shkurt të vitit të kaluar, ai i dha fund karrierës si futbollist profesionist, teksa tani ushtron rolin e drejtorit sportiv tek Llapi. Gjatë këtij podcasti ai ka diskutuar tema të ndryshme duke filluar...
2025-05-01
46 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#09: Arena e Yjeve - Bajram Shala- menaxheri i Kombëtares së Kosovës flet për të gjitha
Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, ka qenë i ftuari i radhës në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi Sport. Ai ka folur për tema të ndryshme, duke filluar nga pozita të cilën e ushtron brenda FFK-së, mashtrimin që bën dy lojtarët Mërgim Berisha dhe Uran Bislimit e deri tek lojtarët që ai ka dashur t’i shihte me fanellën e ‘Dardanëve. Shala ndër të tjerash ka shpjeguar për ndjekësit tanë se cili është në të vërtetë roli i tij brenda kombëtares, duke sqaruar po ashtu një herë e mir...
2025-05-01
49 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#08: Arena e Yjeve - Malsor Gjonbalaj - Profesori modest i futbollit, nga loja te trajneri
Malsor Gjonbalaj është një nga emrat me të spikatur që ka luajtur në futbollin e Kosovës dhe në atë në dy periudha, para dhe pas luftës. I pranishëm si mysafir në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi Sport, ai ka folur për fillimet e tij të karrierës, punën me shumë trajnerë, periudhën e studimeve, por edhe Kombëtaren e Kosovës. Ish-sulmuesi i njohur ka luajtur në Kosovë për klube si Besa, Prishtina, KEK-u, Trepça ‘89, Kosova (P), Flamurtari dhe Drenica. Ai ka bërë karrierë edhe në Belgjikë për një periudhë, ndërsa ka qenë pjesë...
2025-05-01
51 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#07: Arena e Yjeve - Behar Maliqi- I vetmi që Plisat kanë këngë për të, kampion në fushë dhe jashtë saj
I ftuari i radhës në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi ka qenë ish-reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i shumë ekipeve të njohura, tashmë trajneri Behar Maliqi.Ai ka diskutuar gjerë e gjatë për karrierën e tij të pasur dhe momentet më të mira nëpër të cilat ka kaluar. Maliqi për më shumë se 20 vite ka veshur fanellën e disa ekipeve të njohura si Feronikeli ’74, Prishtina, Llapi, Malisheva, Partizani, Fushë Kosova, Keku dhe KF Airoporti duke mbyllur karrierën si një prej futbollistëve më të suksesshëm në futbollin kosovar.
2025-05-01
59 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#06: Arena e Yjeve - Debatik Curri - Fillimi i karrierës te Prishtina, pastaj Ukrainë e Turqi deri te ngjyrat kuqezi
Ish-futbollisti dhe trajneri i Debatik Curri, i cili ka qenë edhe reprezentues i Shqipërisë për shumë vite gjatë kohës sa ishte futbollistë aktiv, ishte mysafir në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi. Ai ka treguar shumë histori interesante, duke nisur nga debutimi te Prishtina, por edhe interesimi nga klubi serb, Partizani i Beogradit.Curri ka folur për periudhën e tij në UKrianë dhe Turqi si futbollist, ndërsa ka pasur fatin të vesh edhe fanellën e Kosovës dhe Shqipërisë. Në fund, ai u ndal edhe te zeja e trajnerit, kur kishe sukses me Prishtinën...
2025-05-01
1h 10
Arena e Yjeve - Telegrafi
#05: Arena e Yjeve - Faruk Statovci- Fillimi i karrierës, periudha te Drita dhe dashuria për 'Bezin'
Ish-futbollisti i njohur, tani trajner, Faruk Statovci, ka folur për shumë gjëra rreth karrierës së tij. Shumë histori interesante nga Faruk Statovci, ku fillimisht tregoi se si Drita e ka bërë atë me shtëpi, pastaj presidenti i këtij klubi ia kishte blerë edhe një veturë. Statovci ka folur për pengjet e karrierës, paraqitjet me Kombëtaren e Kosovës, por edhe periudhën e tij si futbollist në Maqedoni. Tutje ai u ndal dhe foli edhe për trajnerin Bylbyl Sokoli, me të cilin ka punuar në shumë klube.
2025-05-01
52 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#04: Arena e Yjeve - Kushtrim Mushica- Periudha të Prishtina dhe Vëllaznimi dhe paraqitjet me Kosovën
Ish-gardiani i njohur i shumë ekipeve kosovare, dikur edhe reprezentues i Kosovës, Kushtrim Mushica, ka qenë i ftuar në podcastin Arena e Yjeve të Telegrafit ku ka diskutuar rreth karrierës së tij të bujshme si futbollist. Ai është ndalur te karriera e tij si në Kosovë, ku për shumë vite ishte portieri numër një, por edhe atë në Maqedoni dhe Shqipëri. Mushica ka rrëfyer edhe përjetime personale nga koha kur mbante veshur fanellën e ‘Dardanëve’. Ai ka folur edhe për sfidën që Kosova e luan ndaj Rumanisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
2025-05-01
56 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#03: Arena e Yjeve - Zymer Bytyqi - Karriera, periudha në RB Salzburg dhe Kosova
Sulmuesi kosovar Zymer Bytyqi ka qenë mysafiri i radhës në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi Sport. Ai ka folur shumë tema rreth karrierës së tij, derisa në moshën 15 vjeçare ai ishte pjesë e gjigantit austriak RB Salzburg. Tutje ai u ndal te karriera në Turqi, por edhe kalimi te Olympiacos në Greqi, ku hasi në shumë probleme për shkak të përkatësisë së tij etnike. Bytyqi u ndal edhe tek Kampionati Evropian, ku analizoi kombëtaret pjesëmarrëse dhe favoritët.
2025-05-01
45 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#02: Arena e Yjeve - Gazetarët e Telegrafi Sport analizojnë fazën e eliminimit direkt të EURO 2024
Tre gazetarët e sportit në Telegrafi.com: Lavdim Pireva, Romak Zeqiri dhe Shkumbin Pireva - analizojnë fazë e parë eliminatore të EURO 2024, parashikojnë çerekfinalet dhe tregojnë lojtarët që i vlerësojnë më së shumti deri më tani. Po ashtu u bisedua edhe për formën fantastike e Austrisë dhe Turqisë, që befasuan në fazën e grupeve. Një moment u ndalen edhe te favoritët, si Gjermania, Franca, Spanja, Italia. Treshja në fjalë janë tifozë rival kur vjen puna te ekipet: Juventus, Roma dhe Inter - nuk munguan edhe thumbimet mes tyre gjatë podcastit. Mbështetur nga:- Patos
2025-05-01
41 min
Arena e Yjeve - Telegrafi
#01: Arena e Yjeve - Armend Dallku - Karriera, periudha në Ukrainë dhe paraqitejet me Shqipërinë
Trajneri i njohur kosovar, Armend Dallku, i cili ka qenë edhe reprezentues i Shqipërisë për shumë vite gjatë kohës sa ishte futbollistë aktiv, është mysafir në podcastin Arena e Yjeve në Telegrafi. Ai ka folur për karrierën e tij në Ukrainë, paraqitjet me Shqipërinë ndër vite, ndërsa ka analizuar edhe paraqitjet e kombëtares kuqezi në Euro 2024. Dallku ka treguar se çfarë do të kishte bërë ndryshe nga Sylvinho në Euro 2024. Tutje ai ka treguar edhe për paraqitjet kundër emrave të njohur si Zlatan Ibrahimovic, Arjen Robben dhe Andriy Shevchenko.Mbësht...
2025-03-18
46 min