podcast
details
.com
Print
Share
Look for any podcast host, guest or anyone
Search
Showing episodes and shows of
Shenjtoret E Shqiperise Podcast
Shows
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Italian Me Vendlindje Shqiptar Me Zemër - Giuseppe Armenise - Episodi 52 SH.E.SH Podcast
Giuseppe Armenise është një shenjtor i lindur në Itali dhe një misionar i kthyer i cili shërbeu në Shqipëri pothuajse 20 vite më parë. Shqipja e tij është mirëmbajtur dhe ai vazhdon të ketë kontakt të rregullt dhe mbështet shenjtorët e Shqipërisë sado herë ata vijnë për të vizituar tempullin e Romës në Itali. Giuseppe na tregon sesi ungjilli i Jezu Krishtit ka bekuar atë që të jetë i lumtur dhe të mund të përjetoj bekimin e të pasurit një familje të përjetshme. Në këtë episod do të mësoni se pamvarësisht kombësisë së tij si I...
2025-05-24
1h 18
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Të Jetuarit e Ungjillit Midis Amerikës dhe Shqipërisë - Xhesjana Lakaj Patterson - Episodi 51 SH.E.SH Podcast
Xhesjana Lakaj Patterson, ose siç ne e njohim si Xhesi, është një shenjtore e Ditëve të Mëvonshme me një histori tepër të veçantë. Xhesi u njoh me kishën në Shqipëri por më vonë jeta e saj u zhvendos në Amerikë ku ajo jetoi për një farë kohe. Pasi u kthye në atdhe, Xhesi kontriboi në ndërtimin e kishës në Shqipëri duke shërbyer dhe bërë punë misionare. Ai shërbeu një mision me kohë të plotë në Salt Lake City, Utah dhe pas kësaj ajo u kthye në Shqipëri. Pamvarësisht vendeve të nd...
2025-05-16
1h 16
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Burrë i Denjë Para Perëndisë - Sabrian Cani - Episodi 50 SH.E.SH Podcast
Sabrian Cani ose siç e njohim ne, Ani, është i ftuari i rradhës në podcast-in tonë. Ai na flet për rrugëtimin e tij të besimit që në fillimet e jetës së tij. Besimi në Zot ka qenë pjesë e eksperiencave që ai ka kaluar. Kur ishte në Greqi në emigrin, Ani u njoh me kishën dhe zjarri i besimit filloi aty dhe më pas, kur u kthye në Shqipëri ai u pagëzua. Ani shërbeu një mision me kohë të plotë në Misionin e Adriatikut Jugor dhe sic thotë ai ka qenë një bekim të shërbente në atdheu...
2025-05-06
1h 30
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Së Pari, Besnikëri në Perëndi - Lindita Bodlli - Episodi 49 SH.E.SH Podcast
Lindita Bodlli ose siç e thërrasin shkurt, Rita është një shenjtore e ditëve të mëvonshme e lindur dhe rritur në Tiranë, por me origjinë nga qyteti i bukur i Gjirokastrës. Lindita është një 65-vjeçare e cila është aktive në kishë duke shërbyer në thirrje dhe mënyra të ndryshme. Jeta e saj nuk ka qenë gjithmonë kështu pasi siç na tregon ajo vetë, Lindita ka përjetuar momente të vështira duke përfshirë emigrimin në Greqi duke lënë 3 femijët e vegjël pas në Shqipëri për të siguruar një jetë sa më të mirë për ta. Një...
2025-05-03
1h 30
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Dy Vitet Më Të Bukura Të Jetës - Landon Morris - Episodi 48 SH.E.SH Podcast
Landon Morris një misionar i kthyer me origjinë nga Kalifornia, SHBA, është bashkuar me podcast-in tonë për të na folur në lidhje me misionin e tij në Adriatikun Jugor duke shërbyer në Shqipëri. Ai nuk kishte dëgjuar kurrë prej Shqipërisë por menjëherë ky vend rrëmbeu zemrën e tij me traditat, mikpritjen dhe dashurinë që shqiptarët dhe sidomos shenjtorët atje i lanë mbresa. Tanimë i kthyer në Amerikë, Landon vazhdon studimet e larta në BYU dhe qëllimi i tij është të krijoj një familje të përjetshme. Mrekullisht, Landon ka mirëmbajtur gjuhën Shqipe të cilë...
2025-04-26
1h 01
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Fuqia e Besimit në Perëndi - Monika Nure Kodra - Episodi 47 SH.E.SH Podcast
PERSHKRIMI KETUNdiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtunë:(Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni dhe Shpërndani videon në Youtube)Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast ) për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale:- Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/ - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/- Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358- Apple Podcast https://podcasts.app...
2025-04-19
1h 18
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Rafinuar në Furrën e Pikëllimit - Enea Tanto - Episodi 46 SH.E.SH Podcast
Enea Tanto është një shenjtor me origjinë nga Korça, por që prej vitit 1993 jeton në Selanik, të Greqisë. Enea vjen me një histori të veçantë sakrifice e besimi të fortë në Perëndi. Ai morri rrugën e mërgimit në një moshë të re për të kërkuar një jetë më të mirë. Enea ka krijuar një familje të cilën e ka bazuar në parimet e ungjillit. Ndonëse Enea u bashkua me kishën e Jezu Krishtit në Greqi, ai ka marrëdhenie të ngushta me shenjtorët dhe kishën në Shqipëri. Në këtë episod, do të mësoni sesi Enea k...
2025-04-12
1h 06
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Seri Ngjarjesh Fatlume - Edison Çyçi - Episodi 45 SH.E.SH Podcast
Edison Çyçi, ose siç e thërrasin shkurt Edi, na tregon se si nga besimi ortodoks i gjyshes arriti që në fëmijëri të gjej dhe të plotësoj të vërtetën e munguar nëpërmjet njohjes së Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Eksperienca e tij në mision me kohë të plotë në Londër të Anglisë me një gëzim të papërshkruar dhe se si semundja e babait e bëri të kthehej në shtëpi e të përfundonte misionin e tij. Në kishë Edi gjeti paqe por edhe dashurinë e sh...
2025-03-29
1h 14
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Gjithmonë Në Kërkim Të Perëndisë - Stela Idrizi Beaulac - Episodi 44 SH.E.SH Podcast
Ndiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtunë:(Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni dhe Shpërndani videon në Youtube)Klikoni këtë link ( www.linktr.ee/sheshpodcast ) për të aksesuar platformat dhe rrjetet tona sociale:- Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/ - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/- Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1uSRyUg8o15H__Gw&nd=1&dlsi=2276979911f74358- Apple Podcast https://podcasts.apple.com/us...
2025-03-22
1h 16
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Të Jesh Aktiv Në Kishë Dhe Ungjill - Enxo Hunda - Episodi 43 SH.E.SH Podcast
Enxo Hunda është një i ri nga qyteti i Vlorës i cili u njoh me Kishën e Jezu Krishtit në një moshë të vogël. Ai ka gjetur gëzim në shërbim dhe qëllim për jetën e tij. Enxo është vazhdimisht aktiv në pjesëmarrjen në kishë dhe përmbushjen e thirrjeve të shumta që ai ka patur. Enxo aktualisht po përgatitet për të shërbyer një mision me kohë të plotë dhe ai ka shfaqur dëshirën për të shërbyer duke u marrë me punë misionare e duke i mbështetur misionarët. Enxo na tr...
2025-03-15
35 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Barra Është e Lehtë Me Krishtin - Zhaneta Burri - Episodi 42 SH.E.SH Podcast
Zhaneta Burri, një grua e veçantë dhe plot dashuri është e ftuara jonë e radhës. Ajo na flet për sfidat e shumta që ka pasur e sesi rrjedha e jetës së saj ndryshoi duke gjetur shpresë në Ungjillin e Jezu Krishtit, kur u bashkua me kishën në vitin 2010, -"sikur kam lindur edhe një herë, kur u pagëzova"- na thotë ajo. Zhaneta është një shembull shumë i mirë i besimit në Zot dhe një frymëzim fuqie për mënyrën si i përballon vështirësitë e jetës. Më pas do të mësojmë për pasionin e...
2025-03-09
52 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Konfidencë Para Zotit dhe Njerëzve - Lindis Marra - Episodi 41 SH.E.SH Podcast
Lindis Marra vjen nga Cërriku i qarkut të Elbasanit dhe u njoh me kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në një moment të vështirë në jetën e tij, pikërisht kur kishte më shumë nevojë për njohurinë e Ungjillit. Për të, nuk ka rëndësi se ku jeton por shtëpia është aty ku është familja. Lindis thotë se momenti i parë që u takua me misionarët ishte një bekim për të. Ai flet për sfidat e jetës së tij dhe se si ungjilli i Jezu Krishtit i ka dhënë...
2025-03-02
1h 00
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Qëllimi Im Është Përjetësia - Kejsi Stoja Schaaf - Episodi 40 SH.E.SH Podcast
Kejsi Stoja Schaaf është me vendlindje nga Tirana, por ka vite që është shpërngulur dhe jeton në Florida, SHBA. Në këtë episod, Kejsi na tregon për fëmijërinë e saj në Tiranë dhe kujtimet më të bukura me familjen e saj, veçanërisht me nënën dhe sesi ajo e përjetoi largimin e saj nga kjo jetë. Kejsi është bashkuar me kishën që në moshën 1-vjeçare, kur nëna e saj e merrte në krahë dhe shkonin bashkë në kishë. Ajo thotë që ndarja e dëshmisë me të tjerët i jep shumë lumturi dhe se besimi r...
2025-03-02
58 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Episodi i Veçantë - 1 Vjetori i SH.E.SH Podcast - Pjesa e Dytë
Ky është episod i veçantë për të festuar 1-vjetorin e SH.E.SH Podcast. Ishte në Shkurt të vitit 2024 kur podcast-i më i ri në Shqip lindi si një platformë ku mund të njohim Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri e kudo në botë. Nën drejtimin e Xhoni Myrtaj, në këtë episod do të njiheni me skuadrën e podcast-it të cilët sëbashku e bejnë podcast-in të mundur, si dhe do të njiheni me detaje të rëndësishme me organizimin, drejtimin dhe sesi lindi ideja e këtij podcast-i e shumë të tjera. Në kë...
2025-02-22
1h 00
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Episodi i Veçantë - 1 Vjetori i SH.E.SH Podcast - Pjesa e Parë
Ky është episod i veçantë për të festuar 1-vjetorin e SH.E.SH Podcast. Ishte në Shkurt të vitit 2024 kur podcast-i më i ri në Shqip lindi si një platformë ku mund të njohim Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri e kudo në botë. Nën drejtimin e Xhoni Myrtaj, në këtë episod do të njiheni me skuadrën e podcast-it të cilët sëbashku e bejnë podcast-in të mundur, si dhe do të njiheni me detaje të rëndësishme me organizimin, drejtimin dhe sesi lindi ideja e këtij podcast-i e shumë të tjera. Në kë...
2025-02-21
1h 12
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Të Bëhesh Drita e Botës - Klaudia Mushi - Episodi 39 SH.E.SH Podcast
Klaudia Mushi pionerja e parë në familjen e saj dhe anëtarja e parë e kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në qytetin e Gjirokastrës vjen në podcastin tonë për të na folur rreth rrugëtimit të saj të besimit. Klaudia është e sigurtë që Perëndia kishte një plan për ta afruar atë dhe për të gjetur kishën e tij të rivendosur. Ajo ka gjetur lumturi dhe paqe duke njohur ungjillin, i cila e ka bekuar me dritë të shndritshme. Pavarësisht sfidave që ajo ka hasur në jetë duke përfshirë bulli...
2025-02-12
43 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Krijesë e Re Me Krishtin - Mira Tona - Episodi 38 SH.E.SH Podcast
Mira Tona është me origjinë nga 2 fshatra të krishtera të Korçës, nga Drenova dhe Boboshtica. Ajo flet për vendet ku është rritur dhe jetën e saj. Ende pa e njohur kishën, Mira kishte dëshirë të ripagëzohej pasi ishte pagëzuar që kur ishte foshnje. Sot ajo është një nga pioneret e para të degës së Pogradecit. Në këtë episod, Mira na tregon për vështirësitë në fillimet e saj në kishë dhe sesi Zoti e zbuti zemrën e bashkëshortit të saj për të pranuar missionarët në shtëpi. Ajo gjithashtu na thotë se Zo...
2025-01-31
1h 18
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Shumë Janë Thirrur Por Pak Janë Zgjedhur - Andrew and Juliet Ford - Episodi 37 SH.E.SH (SHQIP 🇦🇱)
Andrew dhe Juliet Ford nga Anglia janë të martuar prej 46 vitesh dhe kanë shërbyer në missionin e Adriatikut Jugor si President Missioni në vitet 2011-2014. Andrew dhe Juliet na flasin për fëmijërinë e tyre dhe se si ata e gjetën dëshminë e tyre edhe pse janë të lindur në Ungjill. Ata na tregojnë se në fillim të misionit të tyre nuk u ndjenë mirë dhe se e patën të vështirë për t’u përshatur, por më pas ranë në dashuri me Shqipërinë dhe shqiptarët. Andrew dhe Juliet na dëshmojnë se përvojat në thirrje...
2025-01-25
1h 34
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Many Are Called But Few Are Chosen - Andrew and Juliet Ford - Episode 37 SH.E.SH Podcast (ENGLISH)
This episode is in English. The Albanian version of this episode is on our YouTube channel's playlist. Thank you! Watch the new episodes of our podcast every Saturday: (Please support us by Subscribe, Like, Comment and Share the video on Youtube) Click this link (www.linktr.ee/sheshpodcast) to access our social platforms and networks: - Youtube https://youtube.com/playlist?list=PLGVRJB0Ys7zL27bVbJsS-JLneKOhGT2FC&si=PGsykAMX5Bi1wtys - Facebook https://www.facebook.com/sheshpodcast24/ - Instagram https://www.instagram.com/sheshpodcast24/ - Spotify https://open.spotify.com/show/4jqVxcsDVxBH2W8L8L0ZnU?si=2ytpKJ1...
2025-01-17
1h 42
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Thirrur Për Të Shërbyer - Rei Nexhipi - Episodi 36 SH.E.SH Podcast
Rei Nexhipi është një i ri i lindur dhe rritur në qytetin e Fierit, i cili prej vitesh studion dhe jeton në Tiranë. Ai na tregon se si është njohur me kishën në Fier dhe për dëshirën e madhe për të shërbyer një mision me kohë të plotë. Rei na flet për përvojën e tij si misionar në Manchester të Anglisë në kohën e pandemisë. Do të mësoni rreth vendimin e rëndësishëm që ai morri për të studiuar, punuar dhe jetuar në Shqipëri kur shumë prej bashkëmoshatarët e tij v...
2025-01-04
1h 04
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Besimi, Dashuria dhe Familja - Adem & Mariana Toska - Episodi 35 SH.E.SH Podcast
Mariana nga Tepelena dhe Ademi nga Tirana kanë pranuar të ndajnë historinë e tyre në podcastin tonë. Çifti Toska na tregojnë se si u njohën me kishën dhe rrugëtimin e tyre në ungjillin e Jezu Krishtit. Historia e jetës së tyre është e përbërë me sakrifica, mundime por edhe bekime të shumta. Mesazhi që ata ndajnë me ne është që të zgjedhim të drejtën duke pyetur Perëndinë dhe të zhvillojmë talentet tona për të bërë mirë. Ky është çifti i parë që kemi ftuar në podcast dhe sëbashku ata kanë dëshmuar fort për besimin, dashurin...
2024-12-21
1h 35
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
E Lindur Nga Prindër Të Mirë - Etleva Stoja Rodriguez - Episodi 34 SH.E.SH Podcast
Etleva Rodriguez ose siç e njohim me mbiemrin e vajzërisë, Stoja, na tregon për femijërinë e saj dhe se si ajo u rrit me ungjillin në jetën e saj. Lutja e nënës së saj për të gjetur të vërtetën mori përgjigje vetëm 4 ditë më vonë kur missionarët trokitën në derën e tyre. Sprovat dhe vështirësitë e Missionit. Fuqia e lutjes dhe ajo çfarë prindërit e saj ndërtuan për 29 vite e ndihmoi atë të gjente forcën për të ecur përpara. Etleva flet për familjen e sa...
2024-12-12
51 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Të Besosh Është Të Shikosh - Mariglen Xhoxhi - Episodi 33 SH.E.SH Podcast
Mariglen Xhoxhi, i njohur si Eni nga miqtë e tij vjen në podcast dhe ndan me ne rreth rrugëtimit të tij dhe se si ai e gjeti kishën në Shqipëri dhe më pas u pagëzua në Rumani. Ai na tregon që fillimisht ishte ateist por tashmë është një i Krishterë me një besim të fortë. Marigleni flet për suprizën e tij të bukur në ditën e pagëzimit të bashkëshortes së tij. Të qënit anëtar kishe e ka ndihmuar Mariglenin të jetë më tolerant dhe të kuptojë rëndesinë e sakrificës. Shërbimi për Marigleni k...
2024-12-02
59 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Në Fillim Kërkoni Mbretërinë e Perëndisë - Klara Golemi - Episodi 32 SH.E.SH Podcast
Klara Golemi na tregon me thjeshtësinë e saj për fëmijërinë në Vlorë dhe lidhjen e saj të ngushtë me familjen. Ajo flet për sakrificat që ajo dhe vëllai i saj bënin për të udhëtuar nga fshati i tyre drejt Vlorës, për të marrë pjesë në mbledhjet e Kishës. Ajo shërbeu një mision me kohë të plotë në Angli, i cili e ndihmoi atë për të pasur marrëdhënien e fortë që ajo sot ka me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Klara sot jeton dhe punon në Abu Dhabi, Emiratet e Bashku...
2024-11-27
1h 03
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Destinuar Për Të Gjetur Të Vërtetën - Besmir Markaj - Episodi 31 SH.E.SH Podcast
Besmir Markaj ndan me ne rrugëtimin e jetës së tij dhe se si lutjet e tij morën përgjigje për të patur një Bibël dhe për të gjetur një kishë të mirë. Ai thotë se Krishti është ai që i ka ndryshuar jetën. Besmiri na flet për shpërnguljen nga Kukësi në Tiranë dhe më pas nga Tirana në Gjermani. Koha më e shkëlqyer e jetës së tij mbetet koha e Institutit. Guximi dhe gadishmëria për të shërbyer nga thirrja e parë deri më sot si Peshkop i Lagjes së Köln, Gjermani...
2024-11-22
1h 01
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Nje Bërëse e Fjalës - Manushaqe Osmeni - Episodi 30 SH.E.SH Podcast
Manushaqe Osmeni pranon të ndajë në Podkastin Shenjtorët e Shqipërisë historinë e jetës së saj. Ajo u lind dhe u rrit ne qytetin e Tiranës në një familje të madhe prej 10 anëtarësh dhe na flet për fëmijërinë e saj dhe më pas për përvojën e saj mes dy kohërave të ndryshme; Komunizmit dhe Demokracisë. Manushaqja na tregon se si ajo po e kërkonte Perëndinë dhe rastësisht takon missionarët. Ajo flet për sfidat e jetës, rritjen dhe edukimin e 3 fëmijëve të saj, gjithashtu edhe rolin që...
2024-11-15
50 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Shembull Për Besimtarët - Arsel Bala - Episodi 29 SH.E.SH Podcast
Arsel Bala është një i ftuar shumë special, sepse në kohën e rregjistrimit të podcastit ai është duke shërbyer një mision me kohë të plotë në Birmingham, Angli. Në këtë episod do njohim jo vetëm misionarin shembullor për të cilin jemi krenar por gjithashtu Arselin që vjen nga lagje e vogël e Tiranës. Arseli na tregon se si babai i tij u njoh me kishën dhe se si rritja ne ungjill e Jezu Krishtit i ndryshoi jetën e tyre. Si po e ndihmon misioni Arselin në lartësimim e tij shpirtëror? Si vendosi ai të...
2024-11-09
1h 04
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Unitet në Besim dhe Dashuri - Rovena Dragoti Biba - Episodi 28 SH.E.SH Podcast
Rovena Dragoti Biba, vajza nga Durrësi e cila na tregon pë fëmijërinë e saj dhe marrëdhëniet me motrat e saj. Ajo u njoh me Kishën e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe që atëherë ka qëndruar aktive. Rovena na tregon për mrekullitë e sfidat që ajo ka përjetuar duke përfshirë dhe eksperiencën e saj duke shërbyer si misionare me kohë të plotë në Leeds, të Anglisë. Nder këto, Rovena është e bekuar me një familje të bukur, me bashkëshortin i cii është besimtar në një f...
2024-11-02
55 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Misionar Njëherë e Përgjithmonë - Alex Peterson - Episodi 27 SH.E.SH Podcast.mp3
Alex Peterson është një misionar i kthyer nga Amerika, pikërisht nga Salt Lake City, Utah. Ai ka shërbyer një mision me kohë të plotë në Shqipëri dhe ka arritur ta ruajë gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite. Ai flet me mall dhe dashuri për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjithashtu për familjen shqiptare. Alex thotë: “Martesa dhe familja ime është gjëja më e mirë që kam bërë”. Alex vazhdon të shkojë dhe të qëndroj aktiv në kishë për shkak se ai e di se sa shumë Zoti e do atë. Edhe pse misioni i tij me kohë...
2024-10-25
1h 01
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Të Durosh Deri Në Fund - Helena Muka - Episodi 26 SH.E.SH Podcast
Helena Muka e ftuara jonë e rradhës nga Elbasani, qyteti ku ajo u rrit dhe flet edhe sot me kaq dashuri. Helena është njohur me kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në moshën 11 vjecare dhe ajo ndan emocionet e saj gjatë rrugëtimit të besimit dhe se si ajo dhe familja e saj iu bashkuan kishës. Ajo u njoh me Endritin gjatë klasave të Institutit kur dalëngadalë kuptuan se nuk donin te ishin thjesht shokë. Sot ata janë të martuar sëbashku dhe janë prindër të dy djemve të mrekullueshëm...
2024-10-19
45 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Plani Që Ndryshoi Jetën Time - Denada Osmeni Mahendran - Episodi 25 SH.E.SH Podcast
Denada nga Tirana pranon të ndajë me ne në Podkastin tonë se si ajo u njoh me Ungjillin e Jezu Krishtit në jetën e saj që në moshë të re. Ajo tregon sesi njohuria e Ungjillit dhe plani i Perëndisë për ne e ka ndihmuar atë për t'a pranur më lehtë humbjen e babit të saj. Denada ndan me ne përvojën e saj missionare në Londër, jetën në shtete të ndryshme Europiane pas missionit dhe se si ajo gjeti dashurinë e jetës dhe përjetësisë së saj. Ajo gjithashtu flet për familjen e saj të vogë...
2024-10-13
1h 12
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Samaritan i Mirë - Anest Isufaj - Episodi 24 SH.E.SH Podcast
Anest Isufaj nga qyteti i Vlorës ka pranuar të flasi në podkastin tonë në lidhje me rrugëtimin e jetës së tij brenda dhe jashtë kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Pamvarësisht zgjedhjes së tij që të mos qenë një anëtar aktiv, Anesti jeton jetën e tij plot besim në Jezu Krisht dhe përpiqet të jetë një samaritan i mirë duke i shërbyer të tjerëve pa dallim. Anesti aktualisht jeton në New York, të Amerikës por flet me mall për Shqipërinë dhe për eksperiencat e shumta që a...
2024-09-29
1h 06
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Jetë e Re Nëpërmjet Krishtit - Enea Ballxhian - Episodi 23 SH.E.SH Podcast
Enea Ballxhian një shenjtor nga qyteti i Durrësit na flet për eksperiencën ku jeta e tij ndryshoi totalisht prej ungjillit të Jezu Krishtit. Si Peshkop, bashkëshort dhe baba, Enea përpiqet për të qenë një shembull sa më i mirë i të jetuarit të ungjillit. Ai ndan me ne bekimet që ka marrë si pasojë e të shërbimit dhe dëshirës për të mbështetur anëtarët në lagjen ku ai shërben si Peshkop. Mësoni më shumë sesi ungjilli i Jezu Krishtit ndryshon dhe përmirëson jetën e dikujt. Ndiqni episodet e reja...
2024-09-22
1h 06
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Unë jam një Dishepull i Krishtit - Arbi - Episodi 22 SH.E.SH Podcast
Arbi, një djalë i ri ambicioz dhe një shenjtor i ditëve të mëvonshme nga Tirana i vendosur në Zvicër. Ai na tregon mbi fëmijërinë e tij, familjen dhe më pas periudhën kur iu desh të emigronte drejt Italisë, sfidat që ai dhe familja tij hasi në ato kohë. Arbi ka një histori shumë interesante se si është njohur me figurën e Krishtit dhe Kishën e Tij. Arbi na flet nga eksperienca e tij sesi ai është përpjekur të jetë gjithmonë një dishepull i Krishtit pamvaresisht sfidave ne jetë. Ndiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtun...
2024-09-15
1h 12
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Kënga e Dashurisë Shëlbuese - Bajame Topalli - Episodi 21 SH.E.SH Podcast
Bajame Topalli ka përjetuar një jetë jo të lehtë, me fëmijërinë e saj në fillore dhe sfidat e shumta që ka hasur në jetë. Një nga arritjet e saj më të mëdha ka qenë të gjej besimin e saj në Jezu Krisht dhe të bashkohej kishës së Tij të rivendosur. Bajame është e lumtur për jetën që ajo ka krijuar dhe një gjë që i ka ofruar paqe e siguri është muzika e ëmbël e ungjillit. Ajo ka një talent të fuqishëm në muzikë dhe Bajame ka përcuar emocionet e jetës nëpërmjet këngës shëlbuese të ung...
2024-09-08
1h 00
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Episodi i Veçantë Korrik 2024 - Xhoni Myrtaj dhe Enida Rama Alushaj - SH.E.SH Podcast
Ky është episodi i parë i një serish episodeve të veçanta ku do të kemi një bashkëbisedim midis drejtuesve të emisionit, Xhoni dhe Enida. Ata shpjegojnë mbi proçesin e podcast-it gjatë këtyre 20 episodeve të fundit duke filluar që nga ftesat dhe deri tek publikimi i tyre në kanalet Youtube, Spotify dhe Apple Podcasts. Do dëgjoni mbi impaktin që podcast-i ka pasur te ta, sfidat dhe bekimet e ndryshme. Qëndroni deri në fund pasi përveç përditësimeve kemi një njoftim të rendësishëm që nuk duhet ta humbisni. (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe...
2024-07-15
19 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Përjetësia Me Familjen Time - Ejona Zogaj - Episodi 20 SH.E.SH Podcast
E ftuara e këtij episodi është Ejona Zogaj, një infermiere anesteziste e devotshme nga qyteti i Beratit. Ejona gjatë këtij episodi na tregon për besimin e saj, si është njohur me bashkëshortin dhe për jetesën e tyre në shtetin gjerman. Edhe pse është nëna e dy djemve të vegjël, Ejona zgjedh të shërbej në tempull çdo muaj dhe është e apasionuar pas historisë familjare dhe të mësuarit e gjërave të reja. Për të mësuar më shumë mbi historinë e saj na ndiqni! Ndiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtunë: (Ju lut...
2024-07-07
57 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Me Perëndinë Ti Nuk Do Të Jesh Kurrë Vetëm - Elona Markaj - Episodi 19 SH.E.SH Podcast
Elona Markaj ka lindur dhe është rritur në një fshat të Kukësit deri në moshën 10-vjeçare. Më pas, familja e saj u zhvendos në kryeqytetin plot me gjallëri të Shqipërisë, Tiranë. Me tre motra dhe tre vëllezër, Elona është një nga shtatë fëmijët e kësaj familjeje të mrekullueshme. Në moshën 17-vjeçare, Elona zbuloi një lidhje të thellë me kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, një përvojë që i ndryshoi jetën. Pas dy vitesh ajo u pagëzua dhe u bë një besimtare e devotshme. Elona ka...
2024-07-01
53 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Të Jesh Aktiv Është Jetë - Romena Suvaria - Episodi 18 SH.E.SH Podcast
E ftuara jonë e radhës është Romena Suvaria. Ajo është një nënë e martuar dhe ka një djalë të mrekullueshem 5-vjecar të cilët jetojnë në Gjermani. E lindur në Elbasan, ajo u pagezua në një ditë shtatori në vitin 2005, së bashku me mamanë dhe vëllain e saj në degën e Elbasanit. Romena nuk është thjesht një fizioterapiste—ajo është e pasinouar pas shkencave sociale! Kur nuk është e zënë me punën e saj, ajo shkëlqen në skenat e konferencave studentore dhe të shërbej në kapacitete të ndryshme. Romena ndan me ne aventurat e jetës së saj dhe rëndesinë që...
2024-06-28
1h 05
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Kur Përulem Atëherë Fuqizohem - Klaudia Tengu - Episodi 17 SH.E.SH Podcast
Klaudia Tengu ka përjetuar shumë sfida në jetën e saj por momentin kur ajo u njoh dhe u bashkua me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i ndryshoi jetën përgjithmonë. Klaudia është një shenjtore nga qyteti i bukur i Durrësit dhe aty ajo punon dhe jeton jetën e saj. Ajo na flet për eksperiencat e saj kur ajo shërbeu një mision me kohë të plotë në Shqipëri, për bekimet e shumta që ajo ka marrë nga kisha, dhe për sfidat e saj fizike dhe shpirtërore ku...
2024-06-17
52 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Gjeta Lumturi Në Shpirtin Tim - Anita Kollçaku - Episodi 16 SH.E.SH Podcast
Anita Kollcaku, një 26-vjeçare plot gjallëri nga Berati, nisi aventurën e saj në Tiranë për të studiuar kimi industriale dhe mjedisore. Gjatë vitit të parë në universitet, një kthesë e papritur e çoi drejt Kishës së J.K.SH.D.M., ku u pagëzua më 13 gusht 2016. Tre vite më vonë, ajo fluturoi për në Birmingham, Angli, për një mision frymëzues. Në tetor 2020, u kthye në Shqipëri dhe nisi punën si stjuardesë, duke përmbushur dëshirën për të udhëtuar. Së fundmi, ajo u zhvendos në Angli dhe tani jeton në Luton me të fej...
2024-06-10
1h 02
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Duke Ndërtuar Endrrën Shqiptare Juliana Konstandini Hoxha - Episodi 15 SH.E.SH Podcast
Juliana Konstandini Hoxha, me origjinë nga Vlora, u bashkua me Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorve të Ditëve të Mëvonshme moshën 19-vjeçare. Më vonë pati mundësi te ndiqte studimet në BYU ku dhe u diplomua ne kontabilitet. Një nga kujtimet më të bukura për Julin është martesa e saj në Tempullin e Solt-Lejkut. Me dy fëmijë dhe një dashuri të madhe për Shqipërinë, familja Hoxha u kthye në Shqipëri në 2016 për të ndërtuar ëndrrën e tyre. Juliana ka shërbyer me zell si koordinatore e Seminarit dhe Institutit dhe tani si...
2024-06-04
1h 13
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Me Guxim e Besim Për të Zgjedhur të Drejtën - Adelajda Gjikaj Ashe - Episodi 14 SH.E.SH Podcast
Adelajda Gjikaj Ashe, një vajzë vlonjate që filloi një udhëtim emocionues pas ceremonisë së pagëzimit në vitin 2007. Disa vite më vonë, ajo pati bekimin e madh për të vulosur në Frankfurt, Gjermani, një moment që e forcoi edhe më shumë lidhjen me familjen e saj. Adelajda gjithashtu shërbeu në një mision të plotë në Leeds, Angli, dhe pas përfundimit të misionit, ndoqi studimet në Amerikë. Ada u diplomua nga Brigham Young University of Idaho dhe tani punon si Trajnuese Personale dhe Trajnere e Mirëqenies. Më 28 Maj 2022, Adelajda u martua me dashurin e jetës së saj, William, duke festuar...
2024-05-26
1h 06
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Në Shërbesë të Perëndisë Kudo e Gjithmonë - Alesia Bakalli Rozenkevic - Episodi 13 SH.E.SH Podcast
Alesia Bakalli Rozenkenkevic është një e re Shqiptare që ka lindur ne qytetin e Elbasanit dhe në moshën 18-vjecare emigroi në Gjermani për një mundësi edukimi më të mirë. Ajo arriti qëllimit të saj së afërmi kur u diplomua në Shkenca Sociale. Alesia punon si asistente për fëmijë me aftësi të kufizuar. Një nga bekimet e jetës së saj përfshin njohjen me bashkëshortin e saj Jared, ku jetojnë së bashku në Gjermani. Eksperienca e shkolles, së bashku me aftësitë e saj, si njohuria e 5 gjuhëve i ka dhënë mundësi Alesias të shërbej...
2024-05-24
51 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Bekimet e Perëndisë në Jetën Time - Arjeta Braha - Episodi 12 SH.E.SH Podcast
Arjeta Braha është nje heroinë moderne, e cila ndan me ne përvojën e saj të studimit, prindërimit dhe aventurave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rrugëtimi i Arjetës filloi ne qytetin e Elbasanit kur në moshën 13 vjeçare, ajo u bashkua me kishën dhe aty filloi aventurat e jetës .Arjeta shkoi në mision, u bashkua medashurinë e jetës në martesë, dhe u shkollua në Brigham Young University-Idaho ku u diplomua në psikologji. Bashkë me bashkëshortin e saj Arjeta eshte nje prind i dedikuar i dy djemve te mrekullueshem. E frymëzuar dhe udhëhequr...
2024-05-13
56 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Udhëtimi i Jetës me Jezu Krishtin - Pamela Gjonça - Episodi 11 SH.E.SH Podcast
Pamela Gjonça është një shpirt energjik dhe i gatshëm për aventura të reja. Ajo është gjithmonë duke eksploruar vende te ndryshme duke rritur dashurinë qe ka për të udhëtuar dhe zbuluar. Disa nga aventurat më të bukura i ka kaluar në rrugën e besimit që ajo ka te Zoti dhe në jetën e saj si anëtare e Kishës se Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Ndiqni historinë e udhëtimit të jetës të saj dhe mësimet që ajo ka mësuar me bashkë-udhëtarin e saj Jezu Krishtin. Ndiqni...
2024-05-08
56 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Shenjtore Joaktive me Besim të Plotë - Kimete Myrtaj - Episodi 10 SH.E.SH Podcast
Kimete Myrtaj është një anëtare joaktive në kishë për disa arsyeje të ndryshme. Gjithësesi ajo ka mbajtur besimin e saj të plotë dhe parimet e besimit në Jezu Krisht pasi siç thotë ajo vetë ajo ka parë dorën e Zotit i cili e ka shpëtuar atë dhe familjen e saj nga tragjedia dhe sëmundja. Dëgjoni historinë frymëzuese sesi dikush mund të ketë besim pamvarësisht mungesës së frekuentimit në kishë. Ndiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtunë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like, Komentoni dhe Shpërndani videon në Youtube) Kl...
2024-04-30
1h 04
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Me Perëndinë Asgjë Nuk Është e Pamundur - Emma Alhstrom - Episodi 9 SH.E.SH Podcast
Në këte episod do të ndiqni historinë mbresëlënëse të Emës, përpara, gjatë dhe pas shërbesës së saj të devotshme si një misionare për të ndarë ungjillin e Perendisë në Shqipëri. Gjithashtu do të mësojmë më shumë për rrugëtimin e saj të jetës së bashku me hobin e saj dhe dashurinë për Shqiptarinë qe ka lënë mbresa të shumta tek ajo. Ndiqeni dhe ndani me ne në komente me poshtë cfare ju pelqen më shumë dhe nga po e ndiqni podkastin. Ndiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtunë: (Ju lutem...
2024-04-21
53 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Rrugëtimi i Besimit nga Durrësi në Zyrih - Arjona Koçillari Rothmund - Episodi 8 SH.E.SH Podcast
Në këtë episod do të njihemi ne Arjona Koçillari Rothmund, një shenjtore durrsake që jeton në Zvicër. Ajo na tregon për rrugëtimin e besimit të saj, familjen, të jetuarit larg vendit të saj dhe jetesën në një shtet të huaj që u bë shtëpia e saj e dytë si dhe ndryshimet e jetesës ndërmjet shqiptarëve dhe zvicerianëve. Dëgjoni historinë frymëzuese të besimit të palëkundur në çdo situatë apo vend ku Arjona ka jetuar. Ndiqni episodet e reja te podcastit çdo të Shtunë: (Ju lutem na mbështesni duke bërë Subscribe, Like...
2024-04-15
50 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një Mësuese si Jezu Krishti - Klea Hysa - Episodi 7 SH.E.SH Podcast
Klea Hysa u bashkua me Kishën e Jezu Krishtit e të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Në këtë episodë, Klea na flet për sfidat dhe bekimet, për çastet e bukura dhe vështirësitë që ajo ka hasur në rrugëtimin e besimit të saj. Pagëzuar në Lagjjen e Vlorës, më pas Klea shërbeu një mision në Shqipëri. Tashmë ajo po punon si mësuese e gjuhës angleze për fëmijë të vegjël në qytetin e Vlorës. Dëgjoni historinë frymëzuese të Kleas e c...
2024-04-07
1h 00
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Optimizëm në të ardhmen e Shqipërisë - Mirgen Hoxha - Episodi 6 SH.E.SH Podcast
Mirgen Hoxha , në këtë episod na flet për rrugëtimin e jetës së tij në fillimet e saj në Shqipëri dhe më pas në Amerikë. Ai është një njeri me talente të shumta dhe me një nxitje pasioni për sipërmarrje në biznes ku ka arritur të krijoj e drejtoj kompaninë e tij teknologjike Motomtech si CEO që prej vitit 2020. Mirgeni ka shfaqur shpeshherë një optimizëm të fortë e të vazhdueshëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe ai ka kontribuar mjaftueshmëm për ta bërë atë një vend më të mirë. Ndiqni ep...
2024-04-03
1h 18
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Mbledhja e farës në fillimet e kishës në Shqipëri - Joe Harris - Episodi 5 SH.E.SH Podcast
Joe Harris, një shenjtor nga Amerika me një dashuri të pafund për Shqipërinë, na flet (në gjuhën e mbrojtur të tij në Shqip) për besimin e tij dhe përvojën e tij me Ungjillin e Jezu Krishtit. Duke filluar që nga fëmijëria, vazhduar me vite të shërbyera si misionar në fillimet e kishës në Shqipëri, dhe tani si bashkëshort dhe baba, Joe ka udhëhequr jetën me një besim të palëkundur. Ai është një shembull frymëzues i të qenurit dishepull i Jezu Krishtit dhe i një personi që ka një dashuri të...
2024-03-27
1h 01
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Një i ri besnik dhe shërbëtor ndaj Perëndisë - Xhon Selimaj - Episodi 4 SH.E.SH Podcast
🇦🇱 Në këtë episod të 4 do të njohim më shumë për Xhon Selimaj, nga dega e Fierit, një i ri i cili e do Zotin dhe të mirën. Ai na tregon për besimin dhe rrugëtimin e tij në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, përgatitjen për të marrë priftërinë Melkizedeke dhe punën misionare që ai ka bërë duke sjellë shokun e tij ateist i cili u kthye në besim. Xhon është një anëtar aktiv në kishë i cili ka marrë pjesë në shumë programe e aktivitete të kishës duke p...
2024-03-10
38 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Dashuria për Zotin dhe Shqipërinë - Anxhela Hysa Tracy - Episodi 3 SH.E.SH Podcast
Anxhela Hysa Tracy studentja e BYU-Idaho që kurrë se harroi Shqipërinë. Anxhela e lindur në Kuçovë të Beratit, një nga anetaret e skuadrës SH.E.SH podcast është një vajzë e dashur, e zgjuar dhe shumë e zonja. Si e ftuara e dytë e podcast-it tonë, Anxhela, na tregon mbi jetën e saj: si u njoh me kishën, rrugëtimin e saj në besim, eksperiencat e saj me kishën në Vlorë, misioni i saj në Shqipëri dhe jetesën aktuale në kontinentin Amerikan. Një bashkëbisedim që nuk duhet humbur ku do të mësoni mbi dashurinë q...
2024-03-03
56 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Misionarja e Parë e Shërbimit në Shqipëri - Motra Selma Kola - Episodi 2 SH.E.SH Podcast
Selma Kola ose si njihet Motra Kola, është misionarja e parë që shërben një mision shërbimi në Shqipëri. Motra Kola ka lindur në qytetin e Lushnjes. Selma njihet për intelligjencën e saj, dashamirësinë ndaj të tjerëve dhe për lumturinë që ajo përhap. Ajo aktualisht po shërben në departamentin e Komunikimit të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Shqipëri. Si e ftuara e parë e emisionit tonë të podcastit, Motra Kola na tregon si u njoh ajo me kishën, udhëtimin e saj në ungjill, eksperien...
2024-02-25
1h 01
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Çfarë është SH.E.SH Podcast? - Drejtojnë Xhoni dhe Enida
SH.E.SH është akronimi për titullin "Shenjtorët e Shqipërisë". Një format i ri podcasti në shqip ku do të njohim kush janë Shenjtorët e Shqipërisë nëpërmjet bashkëbisedime me të ftuar të ndryshëm të cilët do të na flasin për rrugëtimin e tyre në besim, eksperiencat e tyre shpirtërore, anëtarësinë e tyre në kishë dhe ku do ti përgjigjemi pyetjes "Çfarë do të thotë për ty të jesh një Shenjtorë i Ditëve të Mëvonshme?" Ky emision do të transmetohet çdo të Shtunë në...
2024-02-17
09 min