podcast
details
.com
Print
Share
Look for any podcast host, guest or anyone
Search
Showing episodes and shows of
Universiteti I Prishtines
Shows
UPpodcast
UP Podcast- Dashamir Berxhulli - Psikologjia sociale
UPpodcast rikthehet me një episod të veçantë mbi Psikologjinë sociale: “Unë, ti dhe të gjithë të tjerët”.Në këtë bisedë do të na bashkohen katër profesorë të shquar nga universitete të ndryshme shqipfolëse:Prof. Dashamir Bërxulli – Universiteti i PrishtinësProf. Sheruze Osmani Ballazhi – Universiteti Shtetëror i TetovësProf. Mirjam Reçi – Universiteti "Aleksandër Moisiu", DurrësProf. Elona Hasmujaj – Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"Një diskutim i hapur mbi mënyrën si ndërveprojmë me njëri-tjetrin, rolin e grupit, stereotipet dhe ndërtimin e identitetit në shoqëri.
2025-04-30
48 min
UPpodcast
Nga shtëpitë-shkolla te akademia – rrugëtimi profesional i Teuta Abrashit
Nga shtëpitë-shkolla te akademia – rrugëtimi profesional i Teuta AbrashitNë episodin e radhës të UPpodcast, i kushtohemi rrugëtimit profesional të profesoreshës Teuta Abrashi, Doktore e Shkencave Filologjike, me rastin e pensionimit të saj.Duke ndjekur një histori që nis në Gjermani dhe zhvillohet ndër vite sfiduese për arsimin në Kosovë, episodi sjell reflektime mbi përvojën e saj akademike, sfidat e viteve ’90, rolin në themelimin dhe zhvillimin e Departamentit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane, si dhe mesazhet që ajo lë për studentët dhe kolegët e saj.Diskutimi moderohet nga PhD...
2025-04-27
26 min
UPpodcast
E10- Festim Rizanaj - Alban Zeneli - Narrativat e rreme joperendimore ne Kosove
2025-03-10
21 min
UPpodcast
UPpodcast: Personalitetet publike dhe përgjegjësia ndaj komunitetit
Në këtë episod special të UPpodcast, Egzona Berisha, studente në Departamentin e Gazetarisë, diskuton me artisten Doruntina Shala – Tayna, rreth përgjegjësisë së personaliteteve publike ndaj komunitetit dhe të mirës së përgjithshme.Shala, përmes fondacionit të saj “Tayna Foundation”, ka dhuruar donacion në vlerë prej 25 mijë euro për krijimin e Laboratorit të “Gazetarisë Mobile & UP podcast”. Së bashku me Egzonën, ajo diskuton për motivimin e këtij investimi, perceptimin e saj për ndihmesën që ky laborator do të ofrojë për studentët dhe për mundësitë për të bërë ndryshime pozitive në sh
2025-02-25
23 min
UPpodcast
UPpodcast: Ndikimi i çrregullimit informativ dhe inteligjencës artificiale në rrugëtimin akademik të studentëve
Në këtë episod të UP PODCAST, Egzona Berisha dhe Laureta Sopa, studente të nivelit master në Departamentin e Gazetarisë, diskutojnë mbi ndikimin e çrregullimit informativ dhe inteligjencës artificiale në rrugëtimin akademik të studentëve.Si mund të mbrohemi nga dezinformimi? Cilat janë hapat që duhet të ndjekim për të mos rënë pre e manipulimeve? Këto dhe shumë të tjera trajtohen në këtë bashkëbisedim. Ju ftojmë ta dëgjoni!
2025-02-13
18 min
UPpodcast
UPpodcast: Sfidat e studentëve në epokën e çrregullimit informativ
Cilat janë sfidat e studentëve në epokën e çrregullimit informativ?Në episodin e VIII-të të UPpodcast, Blerta Zeqiraj nga Parlamenti Studentor, së bashku me asistenten nga Departamenti i Gazetarisë, Blerta Dibrani, diskutojnë mbi sfidat që studentët hasin me informacionin dhe çrregullimin e tij në epokën digjitale.Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.Ju ftojmë ta dëgjoni.
2025-02-07
19 min
UPpodcast
E7-Blerta Blakaj-Bardh Rugova - “Fuqia e Fjalëve Si Ndikon Gjuha në Çrregullimin e Informacionit
UPPODCAST: FUQIA E FJALËVE: DI NDIKON GJUHA NË ÇRREGULLIMIN E INFORMACIONITDepartamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës prezanton episodin e tretë të UP Podcast, projekt ky i mbështetur nga Ambasada Gjermane në Kosovë. Ky episod trajton rolin kritik të gjuhës në krijimin dhe përhapjen e çrregullimit të informacionit.Dëgjoni episodin e moderuar nga Asist. MA. Blerta Blakaj, kandidate për PhD në studimet mbi efektet e medias, së bashku me Prof. Dr. Bardh Rugova, gjuhëtar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave, si dhe mësoni më shumë rreth teknikave të zakonshme të manipulimit...
2025-01-29
41 min
UPpodcast
E6 - Gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve - Muhamet Jahiri-Remzie Shahini-Hoxhaj
UPpodcast: Gjuha e urrejtjes ndaj gazetarëve Në episodin e gjashtë të serisë së tretë të UPpodcast, profesorët Muhamet Jahiri dhe Remzie Shahini – Hoxhaj diskutojnë për një nga sfidat më të mëdha të kohëve moderne, gjuhën e urrejtjes në diskursin publik. Profesoresha Shahini – Hoxhaj, gjatë këtij diskutimi, ndanë edhe perspektivat e saj mbi hulumtimin që kanë realizuar për gjuhën e urrejtjes në Kosovë, me theks të veçantë gjuhën e urrejtjes ndaj gazetarëve dhe ndikimit të saj në fushën profesionale.Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Univers...
2025-01-25
20 min
UPpodcast
E5 - Gazetaria Politika dhe ekonomia - Gezim Qerimi Bajram Kosumi
UPpodcast: Gazetaria përballë biznesit dhe politikësNë episodin e V-të të UPpodcast ju ftojmë të dëgjoni diskutimin rreth temës “Gazetaria përballë biznesit dhe politikës”, një tematikë shumë e rëndësishme dhe aktuale. Mysafir i këtij episodi është profesori Bajram Kosumi, i cili së bashku me profesorin Gëzim Qerimi, ndajnë perspektivat e tyre dhe diskutojnë rreth sfidave të medieve përballë politikës.Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.Ju ftojmë ta dëgjoni.
2025-01-18
26 min
UPpodcast
E4 Dren Gerguri - Blerim Rexha- Inteligjenca Artificale dhe çrregullimit informativ
UPpodcast: Inteligjenca artificiale dhe çrregullimi informativNë episodin e IV-të të UPpodcast do të trajtojmë një temë shumë të rëndësishme dhe aktuale, zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe ndikimin e saj në çrregullimin informativ.Në këtë epokë të informacionit, inteligjenca artificiale po ofron mundësi të jashtëzakonshme për përmirësimin e jetës sonë, por gjithashtu sjell edhe sfida dhe rreziqe të reja.Mysafir i këtij episodi është profesori Blerim Rexha, i cili së bashku me asistentin Dren Gërguri, do të ndajnë njohuritë dhe perspektivat e tyre mbi këtë temë.]Ky episod realizohet ng...
2025-01-13
23 min
UPpodcast
E3- Faton Ismajli Muhamet Jahiri - Shkathtësitë e edukimit medial si mjete kundër çrregullimit informativ
UPpodcast: Shkathtësitë e edukimit medial si mjete kundër çrregullimit informativNë episodin e tretë të serisë së tretë të UPpodcast, profesorët Muhamet Jahiri dhe Faton Ismajli diskutojnë për "Edukimin medial". Profesorët flasin për rëndësinë e tij në zhvillimin e mendimit kritik, luftën kundër çrregullimit informativ, analizën e burimeve të informacionit dhe aftësinë e nxënësve për të dalluar faktet nga opinionet.Ky episod realizohet nga Departamenti i Gazetarisë - UP me mbështetje financiare nga Ambasada Gjermane në Prishtinë.Ju ftojmë ta dëgjoni.#GazetariaUP
2025-01-09
20 min
UPpodcast
Lufta hibride në epokën digjitale
Në episodin e dytë të UPpodcast, do të diskutohet një temë shumë aktuale dhe me rëndësi të madhe për shoqërinë bashkëkohore – lufta hibride. Një fenomen që ka ndryshuar mënyrën se si shtetet, aktorët joqeveritarë dhe individët veprojnë në arenën globale, lufta hibride kombinon metoda tradicionale dhe jo-tradicionale për të ndikuar dhe për të sfiduar stabilitetin.Diskutimi zhvillohet ndërmjet profesorit Milazim Krasniqi, i cili është ekspert në strategji, komunikim dhe siguri ndërkombëtare dhe profesorit nga Departamenti i Gazetarisë, Gëzim Qerimi.Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti...
2025-01-03
23 min
UPpodcast
Sfidat e Universitetit të Prishtinës në transformimin digjital
Të dashur dëgjues,Në serinë e tretë të episodeve të UPpodcast do të diskutohet për rritjen e ndërgjegjësimit në arsimin e lartë për çrregullimin informativ në epokën digjitale. Në këtë kontekts, sot do të trajtohen sfidat që i ka Universiteti i Prishtinës, në fushën e komunikimit dhe transformimit digjital.Ky episod i UPpodcast realizohet nga Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe mbështet financiarisht nga Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një projekti që ka për qëllim trajtimin e formave të çrregullta të informacionit në mjedisin digjital...
2024-12-27
30 min
UPpodcast
Unveiling Hate Speech
We invite you to listen to the podcast titled "Unveiling Hate Speech," featuring guest Valon A. Syla. This project, aimed at revealing the impact of hate speech on journalists in Southeastern Europe, is funded by the Friedrich Naumann Foundation and scientifically supervised by the Peace Journalism Laboratory at Aristotle University of Thessaloniki, Greece. The University of Prishtina, through the Department of Journalism, is a research partner for Kosovo in this Project. For the report on Kosovo, please visit: https://www.freiheit.org/greece-and-cyprus/new-study-reveals-impact-hate-speech-journalists-across-southeast-europe?fbclid=IwAR0ABKgLxHCT4BEsmu2v6O41yyHB27NH5VhZo-X0quPj9wEvhrjzBDHUKo4
2024-02-22
51 min
UPpodcast
Projekti “Gazetarët e rinj”, gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet në luftimin e saj
Në këtë episod të UP Podcast, profesori në Departamentin e Gazetarisë, Muhamet Jahiri dhe gazetari Eduart Krasniqi, së bashku me moderatoren Erlinë Koca, diskutojnë rreth gjuhës së urrejtjes dhe përpjekjeve për ta luftuar atë.Një prej iniciativave të tilla është edhe projekti "Gazetarët e rinj", program i komunitetit lokal të OKB-së që zbatohet në Kosovë nga dy organizata ndërkombëtare UNDP dhe UNFPA, në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë në UP. Ky projekt paraqet një nismë të të rinjve të përkushtuar për të ndryshuar perceptimet dhe sjelljet e shoqërisë në lidhje me këtë dukuri. P
2023-10-21
12 min
UPpodcast
Verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj lidhur me këtë dukuri
Temë e episodit të radhës së UP Podcast është verifikimi i lajmeve të rreme dhe përvojat e gazetarëve të rinj me këtë dukuri. Studentja në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Bleona Thaçi, së bashku me kolegët e saj gazetarë Fatjona Rudin dhe Etrit Rexhepin, flasin rreth mënyrës dhe rëndësisë për verifikim të lajmeve të rreme, si dhe ndajnë përvojat e tyre gjatë praktikës gjashtëmujore në Kosovo 2.0 dhe Hybrid.info.Praktika gjashtëmujore, nga e cila përfituan 10 studentë, ishte pjesë e programit të gazetarëve të rinj, program i komun...
2023-10-21
13 min
Sbunker
Çelnaja - E18: Universiteti i Prishtinës me Arta Basha Jakupin
Në episodin e tetëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Arta Basha Jakupin, prorektore e Universitetit të Prishtinës, flasim për mundësitë që ofron ky universitet. Duke qenë universiteti i parë dhe më i madhi publik në vend dhe me kosto zero të shpenzimeve, a është UP-ja ende preferenca e parë për studentët e ardhshëm? Në emision diskutojmë edhe për kualitetin, radhitjen e UP-së në nivel botëror dhe strategjinë e ndërkombëtarizimit të tij. Gjithashtu, flasim edhe për ankesat e shumta që hulumtues dhe ligjerues ia drejtojnë Universitetit në lidhje me përzgjedhjen dhe avancimin...
2023-09-01
33 min
UPpodcast
UPPodcast- Seria II, Episodi IV- Seminari Jeta Bardh Abdullah Liridona (ok
Seminari XLI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.Njihuni me përgatitjet, temat dhe programin e Seminarit të 41-të me rradhë, i cili do të mbahet nga 14 deri më 25 gusht. Mysafir të Jeta Abazi-Gashit janë; Bardh Rugova, Liridona Bërkolli dhe Abdulla Rexhepi
2023-06-26
09 min
UPpodcast
UPpodcast - Dren Gerguri & Lumnije Bajrami UVP23
#UPpodcast vazhdon me serinë e radhës dhe këtë të hënë diskutohet për Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës dhe bashkëpunimet ndërkombëtare të UP-së.Në studio me Dren Gërgurin ishte Lumnije Bajrami, Drejtoreshë e Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë në UP.Më pak se një muaj na ndanë nga fillimi i Universitet Veror Ndërkombëtar të Prishtinës dhe në podcast ndër të tjera bisedohet për karakteristikat e edicionit të sivjetmë, risitë dhe kurset dhe aktivitetet tjera që ofrohen në dy javë, aq sa zgjatë UVP-ja. Gjithashtu, trajtohen mundës...
2023-06-12
18 min
UPpodcast
Remzie Shahini Hoxhaj - Erlis Çela
Në këtë episod të UPpodcast, mysafir i profesorshës Remzie Shahini-Hoxhaj është profesori nga Universiteti “Beder” në Tiranë, Erlis Çela. Ata flasin për vlerat evropiane, për komunikimin, mediat dhe bazën ligjore të tyre në Kosovë dhe Shqipëri.
2023-05-29
34 min
UPpodcast
Alban Zeneli - Ilir Mazreku - Programi më i ri i studimit të biologjisë molekulare në Univeristetin e Prishtinës
Në serinë e dytë të UPpodcast, diskutohet për programin më të ri të studimit të biologjisë molekulare në Univeristetin e Prishtinës. Për këtë program Inovativ flasin profesorët Alban Zeneli dhe Ilir Mazreku, duke ofruar të dhënë të detajuara për programin në fjalë që pritet të nisë nga tetori i këtij viti.
2023-05-22
13 min
UPpodcast
Faton Ismajli-Milazim Krasniqi, Liria e shprehjes, medimit dhe medias-Episodi VI-Edicion special per 3 Majin
Edicioni special i UPPodcast për Ditën e Lirisë së Shtypit. Cilat janë përkufizimet për lirinë e shtypit, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mendimit? Cila janë perspektivat historike dhe konteksti aktual i zhvillimit të mediave? Flasin për këto tema profesorët Milazim Krasniqi dhe Faton Ismajli
2023-05-03
25 min
UPpodcast
Historia dhe epoka e pas te vertetes - Albin Halimi & Mentor Hasani
Në këtë episod të UPpodcast, do të flitet rreth rolit të historisë dhe historianit sot, rreth vështirësive dhe përparësive të shkrimit të historisë dhe për të vërtetën historike.
2023-05-01
17 min
UPpodcast
Barazia Gjinore - Jeta Abazi & Linda Gusia
E ftuara e radhës është Prof. Linda Gusia, shefe e Departamentit të Sociologjisë. Fakulteti Filozofik. Biseda jonë realizohet rreth: Programit të UP-së për studimet dhe hulumtimet gjinore, Statistikat e diskriminimit të grave, Raportimi i dhunës së grave në familje, Gratë në politikë dhe në medie, si dhe ndër të tjera, a i vlerësojmë gratë të cilat kanë dhënë kontribut në arsim, në shtet-ndërtim, në lëvizjet studentore, në politikë dhe në luftën çlirimtare të Kosovës? Mesazhi: Rikujtim i meritave të grave dhe më shumë solidaritet.
2023-04-24
30 min
UPpodcast
Edukimi për media në epokën digjitale – Diskutojnë: Muhamet Jahiri dhe Arben Fetoshi, profesorë në Departamentin e Gazetarisë
Në episodin e tretë të UPpodcast diskutohet mbi edukimin për medien në epokën digjitale. I ftuar i profesorit Arben Fetoshi, është profesori Muhamet Jahiri, ligjërues i lëndës së Edukimit Medial. Profesorët diskutojnë për sfidat serioze që ka sjellë revolucioni digjital në raportin e shoqërisë me mediat. Njëherësh, ata flasin për rëndësinë e edukimit mediat në vendin tonë dhe zgjidhjet potenciale në këtë drejtim.
2023-04-17
24 min
UPpodcast
Jeta studentore në Universitetin e Prishtinës – Diskutojnë: studentja Emira Çitaku dhe kryetari i Parlamentit Studentor, Qlirim Hoti
Në episodin e dytë të UP_Podcast, diskutohet për jetën studentore në Universitetin e Prishtinës. Nikoqire e këtij podcast-i është studentja në Departamentin e Gazetarisë, Emira Çitaku, e cila së bashku me kryetarin e Parlamentit Studentor, Qlirim Hotin, flasin për çështjet që afektojnë jetën studentore, me në veçanti për digjitalizimin, afatet e provimeve, kërkesat e studentëve, mundësitë dhe shumë më tepër.
2023-04-10
14 min
UPpodcast
Inteligjenca Artificiale, Arsimi dhe sfidat - Alban Zeneli & Eliot Bytyçi
Në këtë episod të UPpodcast, do të flitet rreth inteligjencës artificiale dhe zbatimit të saj. Pa dyshim, do të diskutohet edhe për ChatGPT, që së fundmi është një temë shumë aktuale, si dhe për ndërlidhjen e AI-së me arsimin dhe sfidat në këtë kontekst.Folësit janë:Alban Zeneli, profesor në Departamentin e GazetarisëEliot Bytyçi, profesor në Departamentin e Matematikës
2023-04-03
27 min