podcast
details
.com
Print
Share
Look for any podcast host, guest or anyone
Search
Showing episodes and shows of
ACQJ
Shows
Table Talk
Shqipëria në sytë e një turisti...
Në “Table Talk” i ftuari i radhës është Lyto Alliu, një figurë frymëzuese që ndërthur rolin e mësuesit me atë të guidës turistike. Përveç përkushtimit ndaj mësimdhënies, Lyto është edhe një njohës i shkëlqyer i natyrës dhe historisë shqiptare, duke shoqëruar grupe vendasish dhe të huajsh në destinacione të ndryshme turistike. Lyto ndau me ne eksperienca nga terreni, si e shohin të huajt Shqipërinë dhe me çfarë përshtypjesh largohen. U ndalem pak edhe tek sfidat e turizmit, duke nisur nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe nevoja për të rritur kapac...
2025-07-23
26 min
Table Talk
A blejmë dot pronë në bregdet?! Eksperti liston çmimet nga Velipoja në Sarandë
Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë mbi çmimet në bregdetin shqiptar pas boomit turistik. Sa kushton një apartament në vijën bregdetare? 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2025-06-25
28 min
Table Talk
Dezinformimi mes lajmeve të rreme dhe keqinformimit!
Në këtë episod zbuluam më shumë mbi përvojën e gazetares dhe drejtueses së organizatës së vetme meidaitke, Faktoje.al që verifikon lajmet në Shqipëri! Klodiana Kapo zbuloi më shumë për ne dhe ndjekësit tanë në një bisedë shterruese mbi një fenomen që duhet të mbrohemi si konsumatorë të medias. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Kjo video është financuar nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian. #dezi...
2025-06-16
34 min
Table Talk
Rrëfimi gazetares britanike, nga kërcënimet për jetë tek dashuria për Shqipërinë!
Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë mbi përvojën e gazetares britanike në Shqipëri, Alice Taylor! Jeta midis gazetarisë, mëmësisë si dhe zbulimit të bukurive shqiptare.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjerma...
2025-06-11
29 min
Table Talk
Virozat dhe alergjitë ushqimore. Si të kujdesemi për të vegjëlit?
Në “Table Talk” e ftuara e radhës është mjekja pediatre Loreta Gjoni. Flasim për virozat dhe alergjitë te fëmijët, sa e rëndësishme është gjidhënia për bebet dhe vaksinimi në kohën e përcaktuar nga protokolli shëndetësor. Përveç këshillave që mjekja do të japë për çiftet e reja, diskutuam edhe për sistemin shëndetësor, sa të vlerësuar janë mjekët dhe fenomeni i ikjes së bluzave të bardha jashtë vendit.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetj...
2025-05-30
32 min
Table Talk
Fëmijët nuk duan psikolog, duan prindër!
Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë për rreziqet që përballën adoleshentët, raporti fëmijë-prind si dhe raportet e shoqërisë shqiptare me të shkuarën.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane...
2025-05-14
38 min
Table Talk
Punësimi, sfida dhe zgjidhje…Në “Podcast” me eksperten Gertjana Hasalla
Në “1 Maj” Ditën Ndërkombetare të Punëtorëve, në “Table Talk” ishte e ftuar ekspertja e punës Gertjana Hasalla. Flasim për sfidat dhe transformimet që po përjeton tregu shqiptar i punës, shifrat e larta të papunësisë sidomos tek të rinjtë, punësimi informal, sa efektiv është Panairi i Punës dhe rritja e pranisë së punëtorëve të huaj në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve, si një reflektim i mungesës së fuqisë punëtore vendase. Një tjetër pikë kyçe e diskutimit është ndikimi i inteligjencës artificia...
2025-05-01
29 min
Table Talk
Rreziqet që i kanosen Shqipërisë dhe botës
Në këtë episod të rradhës do të zbulojmë më shumë për ndryshimet që po pëson bota, për rrjedhojë edhe Shqipëria në disa fusha, në aspektin financiar, mjedisor, social etj.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.#or...
2025-04-16
35 min
Table Talk
"Kush po i helmon shqiptarët", në “Podcast” me ekspertin Ervin Resuli
Biseduam me ekspertin e sigurisë ushqimore, njëherësh President i Urdhrit të Mjekut Veteriner, Ervin Resuli. Diskutuam për 6-mujorëshin e fundit, me një sërë skandalesh në fushën e sigurisë ushqimore, mandarina dhe speca me pesticide, açuke me parazitë, mish pule nga Brazili me salmonelë. A po çalon siguria ushqimore, kush janë personat dhe autoritetet përgjegjëse? Çfarë i shkakton qytetarëve fshehja e informacioneve dhe konsumimi i këtyre produkteve?💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bash...
2025-04-04
30 min
Table Talk
Të pathënat e Mirela Milorit, VOA dhe sfidat e mia
Në këtë episod të podkastit, Mirela Milori ndan përvojën e saj si gazetare dhe sfidat e punës në Zërin e Amerikës (VOA). Ajo rrëfen të pathënat e karrierës së saj, momentet më të vështira dhe mësimet që ka marrë gjatë rrugëtimit në gazetari. Një bisedë e thellë dhe inspiruese për këdo që dëshiron të njohë më shumë mbi mediat dhe sfidat profesionale. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar...
2025-03-21
33 min
Table Talk
Në “Podcast” me mësuesen e Gjuhë-Letërsisë, Etleva Doka
Në ditën e mësuesit, e ftuar në episodin e radhës është Etleva Doka. Biseduam për rrugëtimin e saj 32-vjeçar në arsim, për këtë profesion sa të bukur aq edhe të vështirë. Sfidat me të cilat përballet arsimi sot, sa po e zbeh teknologjia leximin e librit, sa të vlerësuar janë mësuesit dhe si shihet e ardhmja, në një kohë kur çdo vit e më shumë kemi më pak interes për degët e Mësuesisë.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodh...
2025-03-07
34 min
Table Talk
"Me një punë në Shqipëri nuk mbijeton dot", pianistja Sara Luka rrëfen rrugëtimin e saj 24 vjeçar
Në “Table Talk” e ftuar në episodin e radhës është pianistja Sara Luka. Do të flasim për rrugëtimin 24 vjeçar në piano, fillimet e Sarës, sfidat, mësimdhënia dhe projektet e ardhshme.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e youtube të ACQJ. #saraluka #pianiste #karriera #sfidat #veshtiresite #mesimdhenia #artist #podkast2025
2025-02-22
24 min
Table Talk
Si u prit Pavarësia e Kosovës në Serbi ? Rrëfimi i gazetarit të mirënjohur
Në këtë podkast me gazetarin Idro Seferi që raportoi çdo ngjarje nga Beogradi u kthyem pas në kohë dhe zbuluam detaje interesante nga jeta e tij, por dhe përvojën e gjatë në media.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë...
2025-02-17
32 min
Table Talk
Nga vështirësitë e karrierës te publikimi i këngëve të reja/ Me këngëtaren Malvina Likaj
Në “Table Talk” e ftuar në episodin e radhës është këngëtarja e muzikës polifonike Malvina Likaj. U njohëm me rrugëtimin e Malvinës, fillimet e saj, sfidat, lançimin e këngës së fundit “Nënë do të vij” dhe projektet e ardhshme.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. #malvinalikaj #kengetare #muzikapolifonike #karriera #sfidat #veshtiresite #nenedotevij #podkast2025
2025-02-08
15 min
Table Talk
Kur do të mbyllet TikTok dhe sa fitojnë influencerat shqiptarë? Ekspertja Denisa Kele zbulon shifrat
Në këtë podkast të "Table Talk" do të zbulojmë më shumë për:A do të mbyllet Tik Toku në Shqipëri?Çfarë po ndodh me Tik Tokun në Amerikë? Si dhe do të flasim për të ardhmen e kriptomonedhave.💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ.Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pi...
2025-02-05
33 min
Table Talk
Me këngëtarin Taraj: Arti në Shqipëri nuk vlerësohet
Në episodin e fundit të podkastit tonë zbuluam më shumë rreth vështirësive të artistëve të rinj. Duhet të bëjnë më shumë se dy punë për të vijuar pasionin që kanë për artin. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. #DenisTaraj #Kengetar #Artist #Pasion #Puna #Veshtiresite #Shqiperi #PodkastShqip #GazetariaShqiptare #TableTalk #arti #BisedëEkskluzive #PodkastIntervistë #Gazetari #Podkast2025
2025-01-26
33 min
Table Talk
Nga pasioni për letërsinë tek gazetaria, Anila Hoxha tregon sfidat dhe vështirësitë profesionale
Me Anila Hoxhën biseduam për punën e saj si gazetare, momentet e vështira të raportimit për ngjarjet e rënda, por u rikthyem edhe në kohën kur ajo ishte studente. Në një bisedë ndryshme dhe me shumë sportivitet… 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqy...
2025-01-21
36 min
Table Talk
Në “Podkast” me aktorin dhe moderatorin radiofonik Julian Hurdha
Në “Table Talk” i ftuari i radhës është aktori dhe moderatori radiofonik Julian Hurdha. Flasim për pasionin për artin, radion, sa hapësirë ju jepet artistëve të rinj dhe sa të mbështetur janë financiarisht. Juliani vjen në një rrëfim ndryshe, nga nisja e studimeve në Akademinë e Arteve, mosmbështetja familjare në këtë rrugëtim, puna e parë e tij si kamarier dhe sot, pas shumë vitesh, që ndan kohën dhe punën mes aktrimit dhe moderatorit në “Radio Tirana”. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. #julianhurdha #artistët...
2025-01-12
26 min
Table Talk
Midis Enkel Demit dhe Tom Kukës
Në episodin e fundit të podkastit tonë “Table Talk”, zbuluam më shumë detatje rreth gazetarit Enkel Demi, por edhe shkrimtarit Tom Kuka. Përvoja shumëdimensionale në media, por edhe dashuria për të shkruar ishte një nga çështjet e bisedës. Por u njohëm edhe me librin e tij të fundit "I rënë nga qielli" rrëfim nga viti i mbrapshtë i ‘97. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillim...
2025-01-08
31 min
Table Talk
Raporti mbi dezinformimin, gjetjet dhe zgjidhjet
Në “Table Talk” me eksperten dhe Drejtoreshën Ekzekutive SCiDEV, u njohëm me gjetjet dhe rekomandimet e raportit që ndihmon vendin të mbrohet nga situatat dezinformuese dhe ndërhyrjet dashakeqe. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podkast është përgatitur me mbështetjen e Projektit Beacon të IRI. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë dokument i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të IRI. #dezinformimi #influence #keqinformim #ndikimetehuaja #Shqiperi #BlerjanaBino #lajme #PodkastShqip #GazetariaShqiptare #TableTalk #MediatShqiptare #BisedëEkskluzive #PodkastIntervistë #Gazetari #MediatNëShqipëri #IntervistaEkskluzive #Podkast2
2025-01-03
32 min
Table Talk
Blerjana Bino: Dezinformimi problem shqetësues
Në “Table Talk” me eksperten dhe Drejtoreshën Ekzekutive SCiDEV, diskutuam dhe u njohëm më shumë rreth dezinformimit në Shqipëri dhe ndikimet e huaja. Zbuluam rreth mënyrës se si mund të identifikojmë këtë fenomen që po prek edhe vendin tonë. 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. Ky podkast është përgatitur me mbështetjen e Projektit Beacon të IRI. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë dokument i përkasin ekskluzivisht autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të IRI. #dezinformimi #influence #keqinformim #ndikimetehuaja #Shqiperi #BlerjanaBino...
2024-12-27
35 min
Table Talk
Teuta Nunaj Kortoçi, bonusi i fundvitit, i pamjaftueshëm për pensionitët!
Bonuset e fundvitit që qeveria ka akorduar për pensionistët, sa e ndihmojnë këtë kategori? Kemi zbuluar mundësitë reale që ka ekonomia e Shqipërisë për të përballuar rritje të pensioneve. A rrezikohet Shqipëria nga kolapsimi i sistemit? Arsyet përse kemi shtim të pensioneve të pjesshme. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose t...
2024-12-22
30 min
Table Talk
Në “Podcast” me regjisoren dhe aktoren Anila Balla
Në “Table Talk” e ftuar e radhës është regjisorja dhe aktorja Anila Balla. Flasim për pasionin për artin dhe sfidat që hasin artistët për të ngjitur në skenë veprën e tyre. Sa të mbështetur financiarisht janë nga institucionet shtetërore, pse po ikin artistët jashtë vendit... 💬 Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e YouTube të ACQJ. #Regjisore #Teater #AnilaBalla #Kulturë #Art #Film #Vepra #Skene #Publik #Mbeshtetje #Institucione #MinistriaeKultures #Podkast2024 #PodkastShqip #PodkastShqip #GazetariaShqiptare #TableTalk #MediatShqiptare #PodkastIntervistë #Gazetari
2024-12-14
30 min
Table Talk
Psikologia Ardiola Bodinaku: Tekonologjia, ndikim negativ te fëmijët
Në “Facts Talk” e ftuar në episodin e radhës është lektorja dhe psikologia Ardiola Bodinaku. Flasim për ndikimin e teknologjisë tek të miturit, pasojat në familje dhe shoqëri. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-12-04
34 min
Table Talk
Në “Podcast” me Xhevahir Zhabinën - Krimi, Gazetaria, Sfidat...
Në “Table Talk” i ftuar në episodin e radhës është gazetari i kronikës së zezë dhe një nga autorët e emisionit “Kronos”, Xhevahir Zhabina. Flasim për sfidat e gazetarit, si nisi karriera e tij në kronikë të zezë, por edhe për krimin në vend. Një bisedë me shumë sportivitet… Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose
2024-11-27
31 min
Table Talk
Blendi Salaj në “Table Talk”, një bisedë pa skenar
Blendi Salaj në podkast ka rrëfyer më shumë për profilin e tij, studimet dhe pervojën në punë në media prestigjoze në Amerikë. Kthimi dhe investimi në fushën e medias në Shqipëri. Sfidat e botës mediatike në vendin tonë. Ana tjetër e Blendit midis pasionit për leximet dhe filozofinë. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht p...
2024-11-13
38 min
Table Talk
Facts Talk - Armela Duka
Zhvilluam një bisedë me eksperten e ekonomisë Armela Duka, e cila foli për indeksimin e pensioneve, inflacionin dhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për furrat e bukës dhe pastiçerive. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe GIZ Albania. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-11-03
27 min
Table Talk
Table Talk - Ermal Hasimja
Me Ermalin, biseduam për pervojën e tij, në Gazetari, Politikë, por mbi të gjitha për fushën e arsimit. U njohëm përmes këtij podkasti me pervojën e tij në këto fusha. Do të tregojmë se si mund të mësojmë dhe përmirësohemi përmes gabimeve. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëp...
2024-11-03
35 min
Table Talk
Table Talk - Luljeta Progni
Zhvilluam një bisedë interesante me gazetaren dhe producenten e njohur Luljeta Progni. Në fokus ishte media shqiptare, por cekëm edhe eksperiencën e saj në botën mediatike. Flasim thjeshtë, qartë dhe me të vertetën që shoqëron profesionin e gazetarit. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-11-03
33 min
Table Talk
Table Talk - Ervin Qafmolla
Zhvilluam një bisedë “pa dorashka” me gazetarin dhe producentin e njohur në median shqiptare. U njohëm me eksperiencën e tij të gjatë dhe të pasur në median, në Shqipëri, Kosovë por edhe Maqedoninë e Veriut. Themi disa të vërteta që shumë pak preferojnë ti thonë. Na ndiqni dhe mos harroni të bëni subscribe në kanalin e youtube të ACQJ. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Al...
2024-09-16
34 min
Table Talk
Table Talk - Hygerta Sako
Pas një karriere gati 30 vjeçare në ekranet kryesore në median shqiptare moderatorja dhe gazetarja shqiptare tregon me detaje se si u bë pjesë e botës së televizionit. Njihuni me këtë histori të gjatë dhe të bukur që nis nga kurorëzimi i Miss Shqipëria në vitin 1995 deri sot në programet sportive. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmëri...
2024-09-02
36 min
Table Talk
Table Talk - Zylyftar Bregu
Në këtë podcast diskutuam rreth sfidave me të cilat përballet gazetaria investigative në Shqipëri. Profesori dhe studiuesi i medias, Zylyftar Bregu, shpjegon se tre faktorët kryesorë që pengojnë këtë punë të rëndësishme janë pronarët dhe administratorët e medias, pushteti politik dhe madje edhe audienca. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të
2024-08-30
30 min
Table Talk
Table Talk - Lorin Kadiu
Me drejtorin ekzekutiv të Citizens Channel, Lorin Kadiu, biseduam rreth raportit të qytetarëve me median, organizatat jofitimprurëse dhe sfidave të shumta me të cilat përballen organizatat, që realizojnë gazetari të pavarur dhe cilësore. Bashkohuni me ne në këtë diskutim! Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qever
2024-08-05
31 min
Table Talk
Table Talk - Altin Hazizi
Biseduam me ekspertin e njohur të të drejtave të njeriut, Altin Hazizaj rreth respektimit dhe mbrojtes së të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri dhe hapave konkretë që shteti duhet të ndërmarrë për të përmirësuar situatën e tyre. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-07-22
33 min
Table Talk
Facts Talk - Artan Rama
E dini se çdo vit Shqipëria humb 1.3 milionë metër kub pyje? Me gazetarin e mirënjohur Artan Rama biseduam rreth krimeve mjedisore në Shqipëri dhe rëndësisë së gazetarisë mjedisore. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-07-08
28 min
Table Talk
Table Talk - Migen Qiraxhi
Biseduam me përfaqësuesin e Qëndresës Qytetare, Migen Qiraxhi se si reagimi dhe angazhimi i tyre ka ndikuar në institucionet shtetërore. Përmes historive dhe eksperiencave të tyre, morëm një perspektivë të thellë mbi sfidat e përfaqësimit të zërit të qytetarëve. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeve
2024-07-01
37 min
Table Talk
Facts Talk - Renato Muçaj
Me Renato Muçaj biseduam rreth vështirësisë së punëtorëve shqiptarë në vendin e punës, të cilat nisin që nga mosfunksionimi i Këshillit të Sigurimit të Shëndetit në Punë e deri te mosngritja e Këshillit të Punëtorëve. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-07-01
36 min
Table Talk
Table Talk - Ari Daniel
Në këtë podcast biseduam me gazetarin e pavarur Ari Daniel disa nga çështjet më urgjente mjedisore dhe rolin e gazetarëve mjedisorë në përballje me sfidat globale si ndryshimi i klimës. Daniel ndalet te roli i medias dhe gazetarisë për të ndërmjetësuar më mirë informacionin dhe për të ndërgjegjësuar publikun për të mbrojtur planetin tonë. 🔗 Ndani këtë video për të mësuar më shumë rreth shkencës dhe mjedisit. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zh...
2024-05-27
30 min
Table Talk
Table Talk - Gentian Mullai
Gentian Mullai, zëdhënësi i Policisë së Shtetit në një bisedë ndrysheMe Gentian Mullain, zëdhënësin e Policisë së Shtetit biseduam rreth eksperiencës së tij në polici, vështirësive të përditshme në punë dhe ngjarjeve që kanë lënë gjurmë në kujtimet e tij.Mirëpresim mendimet tuaja në komente! 💬 Bashkohuni me ne në këtë diskutim!\ Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Qu...
2024-05-11
25 min
Table Talk
Table Talk - Rezarta Delisula
Biseduam me Rezarta Delisula, një zë i njohur në botën e gazetarisë shqiptare rreth ndryshimeve që ka pësuar gazetaria në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit. Në këtë epokë ku rrjetet sociale dhe media digjitale kanë zënë një vend të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme, Rezarta na tregon se si mund të jemi ndërtues të një rrjeti të besueshëm të informacionit. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjeg...
2024-05-11
25 min
Table Talk
Facts Talk - Aleko Miho
Biseduam me Profesor Aleko Miho ndër të tjera edhe rreth ndotjes së ajrit në Tiranë. Një pemë e prerë i heq kryeqytetit 8 kg Oksigjen. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-04-13
34 min
Table Talk
Facts Talk - Beskida Aliaj
Biseduam me drejtuesen e Patronatit INAS CISL Albania, Beskida Aliaj rreth detajeve mbi marrëveshjen dypalëshe Shqipëri-Itali e cila u mundëson emigrantëve bashkimin e viteve të punës të fituara në Shqipëri dhe Itali. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.
2024-04-13
32 min
Table Talk
Facts Talk - Nadia Guni
Diskutuam me juristen Nadia Guni rreth dhunës ndaj grave dhe vajzave në vend, vështirësitë e tyre për të rindërtuar jetën larg dhunës dhe (mos)respektimi i të drejtës së tyre pronësore pas divorcit. 💬 Bashkohuni me ne në këtë diskutim! Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane. ...
2024-03-18
26 min
Table Talk
Table Talk - Blendi Zaimi
Biseduam me Blendi Zaimi, Kapter pranë Forcave Ajrore, për rolin e tij si aeroshpëtues dhe eksperiencën e tij përgjatë misioneve të shumta të shpëtimit. Mirëpresim mendimet tuaja në komente! 💬 Bashkohuni me ne në këtë diskutim! Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane. #SustainMedia, #mediapluralism #mediafreedom #WB6media#FactsTalk...
2024-03-04
24 min
Table Talk
Facts Talk - Gjovalin Shkurtaj
Biseduam me profesorin dhe akademikun Gjovalin Shkurtaj për çështjet e gjuhës shqipe. Respketimin e rregullave të drejtshkrimit, fjalëve të huaja që po u zënë vendin padrejtësisht atyre shqip dhe problemeve të tjera që has gjuha sot. Mirëpresim mendimet tuaja në komente! 💬Bashkohuni me ne në këtë diskutim! Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domo...
2024-02-17
35 min
Table Talk
Facts Talk - Kreshnik Merxhani
Restaurimi dhe ruajtja e monumenteve të kulturës është kthyer në sfidë për Shqipërinë. Sipas KLSH-së, gjatë periudhës 2019-2021 janë rrënuar 122 objekte historike. Ministria e Kulturës në muajin nëntor pranoi se, mbi 800 objekte në të gjithë vendin kanë nevojë për restaurim, ndërsa 42 monumente historike kërkojnë investim të mënjëhershëm. Mirëpresim mendimet tuaja në komente! 💬 Bashkohuni në diskutim! Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center...
2024-02-03
28 min
Table Talk
Facts Talk - Marsel Haxhia
Në këtë bisedë trajtuam veç të tjerave shumë problematika që hasen në realizimin dhe kostot e procedurës së riprodhimit artificial. Kjo është një procedurë e cila u vjen në ndihmë çifteve që kanë vështirësi të riprodhohen. Mirëpresim mendimet tuaja në komente! 💬 Bashkohuni në diskutim! Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane...
2024-01-26
23 min
Table Talk
Table Talk - Enkeleida Zeko
Bashkohuni me ne në këtë episod të "Table Talk", ku gazetarja Enkeleida Zeko tregon më shumë rreth karrierës në gazetarinë sportive. Gazetaria e vërtetë me sfidat dhe vështirësitë që të rezervonte koha e që përjetoi Shqipëria. Ndiqni këtë podcast dhe mësoni më shumë rreth gazetarisë. Mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në YouTube për të marrë më shumë përmbajtje të ngjashme dhe të frytshme. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij...
2024-01-07
30 min
Table Talk
Table Talk - Florian Agalliu
Në bisedën me moderatorin, aktorin Florian Agalliu veç të tjerave prekëm edhe ëndrrën për tu bërë pjesë e skenave dhe ekraneve shqiptare. Një intervistë me plot surpriza dhe të pathëna, teatri, televizioni, rrjetet sociale, udhëtimet, sporti dhe pasioni për motorrin ishin në fokus të bisedës tonë. Mirëpresim mendimet tuaja në komente! 💬 Bashkohuni në diskutim! #tabletalk #moderator #gazetari #aktor #Shqiperia #Podcast #sport #udhetime #teater #moto #socialmedia Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja...
2024-01-06
34 min
Table Talk
Table Talk - Gazmend Leka
Bashkohuni me ne në këtë episod të "Table Talk", ku piktori Gazmend Leka tregon më shumë rreth problematikave që has arti sot. Rrugëtimi i tij shumëvjeçar, këshillat që ia drejton studentëve dhe shumë detaje të pa zbuluara më pare ishin në fokusin e bisedës. Ndiqni këtë podcast dhe mësoni më shumë rreth karrierës së artisti leka. Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Qu...
2023-12-13
28 min
Table Talk
Facts Talk - Bardhi Sejdarasi
Bashkohuni me ne në këtë episod të "Facts Talk", ku gazetari Bardhi Sejdarasi tregon më shumë rreth problematikave që has Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit, Zayed-Flatrat e Veriut. Ndiqni këtë podcast dhe mësoni më shumë rreth situatës ku ndodhet aerporti i veriut. Mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në YouTube për të marrë më shumë përmbajtje të ngjashme dhe të frytshme. #FactsTalk #TableTalk #shqiperi #aeroport #kukes #zayed #Podcast Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik...
2023-12-11
22 min
Table Talk
Anila Shehi Dollani: Shqipëria në BE [Episodi 11]
Bashkohuni me ne në këtë episod të "Table Talk", ku ekspertja Anila Shehi Dollani tregon më shumë rreth rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Metodologjia e re dhe zbatimi i saj me përpikmëri në të gjithë kapitujt. Ndiqni këtë podcast emocionues, dhe mësoni më shumë rreth rrugëtimit Evropian. Mos harroni të abonoheni në kanalin tonë në YouTube për të marrë më shumë përmbajtje të ngjashme dhe të frytshme. Ky podcast është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “ SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Cent...
2023-12-11
23 min
Table Talk
Table Talk - Viktor Canosinaj
Në këtë episod të podcastit tonë të fundjavës, ne kemi një mysafir të veçantë, shkrimtarin e njohur të librave për fëmijë, Viktor Canosinaj. Bashkë, eksploruam botën e krijimtarisë së tij dhe u njohëm me histori të mahnitshme.
2023-10-30
29 min
Table Talk
Table Talk - Arjan Dyrmishi
I ftuar në “Table Talk” është Arjan Dyrmishi. Arjan Dyrmishi është Drejtori Ekzekutiv i “Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes”. Ai gjithashtu është një ekspert i njohur i çështjeve të sigurisë. Në këtë bisedë me të do të flasim për rolin e Sinjalizuesve në shoqëri, si një mjet i fuqishëm në luftën kundër korrupsionit. A kemi një zbatim të ligjit për Sinjalizuesit në vendin tonë? A ka patur rezultate pozitive Shqipëria në sinjalizimin e korrupsionit? Cili është perceptimi i qytetarëve për Sinjalizuesit? Çfarë ka bërë Shqipëria dhe çfarë duhet të bëj më shumë për të zhv...
2023-10-20
34 min
Table Talk
Table Talk - Aranita Brahaj dhe Doriana Musai
Në “Facts Talk” do të flasim për vonesat në përfundimin e punëve publike. Do të fokusohemi në Bashkinë Tiranë, Elbasan dhe Lezhë, të cilat ende nuk kanë finalizuar projektet e rikonstruktimit dhe digjitalizimit të qendrave rinore. Prej gati 2 vite e gjysmë këto tre bashki kanë marrë afërsisht 17.2 milonë leke të reja fonde nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Të ftuar në këtë episode janë Arianita Braha dhe Doriana Musai.
2023-10-20
34 min
Table Talk
Table Talk - Gledis Gjepali
Në këtë bisedë do të diskutohet për historikun e Bashkimit Europian, si u krijua dhe kur filloi vendosja e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE. Cilat janë politikat që ndjek Bashkimi Europian? Kur do të hyjë Shqipëria në BE? Çfarë benefitesh dhe kostos ka vendi ynë nga bërja pjesë e Unionit? Ky podcast është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “ SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva në bashkëpunim me IDM Albania ,dhe Center for Research and Policy Making dhe...
2023-10-20
32 min
Table Talk
Table Talk - Geron Kamberi
Në “Table Talk”, do të flasim për shoqërinë civile si një ndër shtyllat kryesore të BE-së. I ftuar është Geron Kamberi, eksperti i cështjeve për integrimin europian. Ky podcast është zhvilluar me mbështetjen e projektit rajonal “ SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkët në Ballkanin Perëndimor” të zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva në bashkëpunim me IDM Albania ,dhe Center for Research and Policy Making dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme te Norvegjise (NMFA). Përmbajtja e podcastit është përgjegjësi e vetme e zbatuesve të pr...
2023-10-19
34 min
Table Talk
Table Talk - Migena Kapllani dhe Isela Hunçi
Të ftuar në “Table Talk” është Migena Kapllani dhe Iselda Hunçi. Do të flasim për të rinjtë, nxënësit, por edhe për nismën e bukur që mban emrin “Schoolflix”. Mësuese Migena Kapllani dhe maturantja Isela Hunçi do të tregojnë se si lindi ideja e kësaj platforme, ku maturantët trajtojnë problematika rreth çështjeve që mbeten në heshtje gjatë orëve mësimore. Një gjeneratë e ndrojtur që nuk ka zë të flasë apo një gjeneratë që nuk ka mjetet e duhura për të shprehur veten? Për t’i dhënë përgjigje pyetjeve në dukje retorike
2023-10-19
31 min
Table Talk
Table Talk - Faruk Kaba
I ftuar në “Fact-Talk”, Faruk Kaba, inxhinier ndërtimi dhe kryetari i shoqatës së inxhinierëve me të cilin do të flasim për Rrugën e Arbërit.
2023-10-19
27 min
Table Talk
Table Talk - Pandi Gjata
I ftuar në këtë epsiod të radhës të “Table Talk” është Pandi Gjata, i cili ka një eksperiencë për më shumë se 20 vite në median shqiptare. Ai ka mbajtur poste drejtuese në disa prej mediave më të rëndësishme në vend, por në këtë puntatë të “Table Talk” do të tregojë jo vetëm mbi eksperincën e tij në median shqiptare, por edhe për momentet e bukura dhe të vëshitra.
2023-10-19
30 min
Table Talk
Table Talk - Erisilda Shpata
Bashkohuni me ne në këtë episod të "Table Talk" ku Juristja Erisilda Shpata hedh dritë mbi rëndësinë e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe sfidat që Shqipëria përballet në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. A ka barazi gjinore në vendin tonë? Kjo është vetëm një nga pyetjet që diskutojmë në këtë podcast me një anëtare të shoqërisë civile. Aktivstja Erisilda Shpata, flet për një nga fushat më të rëndësishme të Bashkimit Europian - të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore. Shqipëria, si vend kandidat për an...
2023-10-19
27 min
Table Talk
Table Talk - Anjeza Dervishaj
E ftuar në “Table Talk” është Anjeza Dervishaj, Drejtoreshë e Drejtorisë së Hetimit Sektorial dhe Sigurisë së të Dhënave. Në këtë bisedë do të diskutohet për politikat për mbrojtjen e të dhënave personale që Bashkimi Europian ka kriter për vendet që duan të jenë pjesë e unionit. Cilat janë të drejtat që u jepen individëve sipas politikave për mbrojtjen e të dhënave personale? Cilat janë sukseset që kemi ne si vend nga bashkëpunimi me këto organizata? Çfarë mund të përmirësojë Shqipëria në lidhje me politikat për mbrojtjen e të dhënave personale për një hap...
2023-10-19
21 min
Table Talk
Table Talk - Bill Silcock
I ftuar në “Table Talk” është Dr. B. William Silcock, një studiues dhe lider në inovacionin e gazetarisë. Ai është ish-Asistent Dekan për Kërkime dhe Programe Ndërkombëtare në Shkollën “Walter Cronkite” të Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv dhe kurator i programit “Hubert H. Humphrey Fellowship” në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Ai gjithashtu shërbeu si Drejtor i Cronkite Global Initiatives duke udhëhequr projekte dhe duke kryer seminare në mbi 25 vende. “Table Talk” është një podcast i ideuar dhe realizuar nga “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore”. Në fokus ka individë me kontribut në shoqërinë shqiptare. Nuk...
2023-10-19
27 min
Table Talk
Table Talk - Lutfi Dervishi
I ftuar i parë në “Table Talk” është Lutfi Dervishi, një gazetar dhe drejtues i disa nga mediave më të mëdha në vend, me një eksperiencë shumë të gjatë në botën mediatike shqiptare. Do të flasim për momente të bukura, arritje, sfida por edhe momente të vështira profesionale. “Table Talk” është një podcast i ideuar dhe realizuar nga “Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore”. Në fokus ka individë me kontribut në shoqërinë shqiptare. Nuk ka skenar, nuk ka regji, por thjesht një bisedë e nxitur nga kurioziteti mbi punën, sfidat dhe arritjet e tyre.
2023-10-19
30 min