podcast
details
.com
Print
Share
Look for any podcast host, guest or anyone
Search
Showing episodes and shows of
AFTESI.INFO
Shows
SynapseLingo Mësoni anglisht
Mësoni anglisht në jetën e përditshme me SynapseLingo
Zbuloni si të mësoni anglisht lehtësisht në përditshmërinë tuaj me këshilla praktike dhe materiale argëtues. Ky episod i SynapseLingo ju sjell këshilla praktike për të mësuar anglisht në jetën e përditshme. Mësoni anglisht lehtësisht ndërsa përfshiheni në situata të zakonshme dhe zhvilloni aftësi të reja.
2025-04-21
10 min
Shenjtorët e Shqipërisë Podcast
Në Shërbesë të Perëndisë Kudo e Gjithmonë - Alesia Bakalli Rozenkevic - Episodi 13 SH.E.SH Podcast
Alesia Bakalli Rozenkenkevic është një e re Shqiptare që ka lindur ne qytetin e Elbasanit dhe në moshën 18-vjecare emigroi në Gjermani për një mundësi edukimi më të mirë. Ajo arriti qëllimit të saj së afërmi kur u diplomua në Shkenca Sociale. Alesia punon si asistente për fëmijë me aftësi të kufizuar. Një nga bekimet e jetës së saj përfshin njohjen me bashkëshortin e saj Jared, ku jetojnë së bashku në Gjermani. Eksperienca e shkolles, së bashku me aftësitë e saj, si njohuria e 5 gjuhëve i ka dhënë mundësi Alesias të shërbej...
2024-05-24
51 min
Terminal (URBAN FM)
Linda Baleta - #23
Linda Baleta, e lindur në Tiranë, e cila për 23 vite jeton në Prishtinë, njihet në komunitet si një ndër ekspertet më të çmuara për komunikim, gazetari, aftësi të buta dhe është e angazhuar në shumë programe vendore e ndërkombëtare.Puna e saj e parë ishte radio (Tirana), dhe me shumë zell shpalosë gjithçka nga rrugëtimi i saj në radion tonë (Urban Fm), në episodin 23 të Podcast Terminal.
2024-01-10
42 min
Terminal (URBAN FM)
Krenar Batusha - #16
Krenar Batusha, CEO i kompanisë Pro Real Estate është mysafiri i episodit 16 në Podcast Terminal. Kompania që kanë bërë revolucion në industrinë e patundshmërive, së fundmi kanë lansuar "Trust Circle Foundation", ku çdo muaj punëtorët kontribuojnë me 1% të pagës e kompania me 1% të fitimit, për të ndihmuar fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët jetim ndër të tjera. Me Krenarin diskutojmë për tregun e ndërtimeve, patundshmërive, kulturën e punës, planet për zgjerim në Zvicër, organizimin fantastik të brendshëm të kompanisë, por edhe sfidat.Nga ora...
2023-11-01
46 min
Sbunker
Çelnaja - E7: Gjuetia e shtrigave me Valmira Rashitin
A janë shtrigat thjesht një realitet mitik i një të kaluare të largët, apo vazhdojnë të mbeten reale edhe sot, në një kontekst tjetër politik e social? Në diskursin publik, hakmarrjet me karakter politik e social zakonisht përshkruhen përmes togfjalëshit ‘gjueti shtrigrash’, duke u bazuar në historinë e mesjetës, ku shtrigat përndiqeshin dhe vriteshin me dekret kishtar. Por, a kanë qenë vërtet shtrigat me aftësi magjike dhe ndjellakeqe, apo thjesht gra të cilat kërkonin status tjetër politik, kulturor dhe social? Në episodin e shtatë të emisionit Çelnaja fla...
2023-05-23
25 min
Albanian Role Models
Vitjona Begeja (Sesioni i dytë)
Tema për këtë sesion të dytë podcasti është: "Fëmijët me Aftësi Ndyshe. Hapat që duhet të ndjekim për arsimimin e tyre, por jo vetëm". Ky podcast u realizua me Vitjona Begeja. Psikologe klinike e specializuar për problematikat e zhvillimit të fëmijës dhe Spektrit të Autizmit. Drejtuese e Qendrës “Equilibrium”, organizatë jofitimprurëse e cila ka në fokusin e saj trajtimin e fëmijëve me problem të zhvillimit.
2023-05-19
15 min
BBV - Live nga shtëpia
Luizi ka aftësi të tërheqë konkurrentët e tjerë? Kristi: Disa janë mahnitur me arrogancën e tij
Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike. Surpriza nga më të ndryshme janë të garantuara…
2023-05-01
03 min
Dritëz
12 Shtator
Perëndia zotëron një bollëk aq të madh kujdesi dhe energjie krijuese që e derdh mbi lulet, të cilat zgjasin vetëm disa ditë. Prandaj, sigurisht që Ai do ta marrë të njëjtën energji dhe aftësi krijuese dhe do ta përdorë për t’u kujdesur për fëmijët e Tij, të cilët do të jetojnë përjetë.
2022-09-12
03 min
Youth Power
Evidentimi i të rinjve me potencial për të ardhmen. Rikthimi i trurit dhe angazhimi në vendim marrje | YOUTH POWER
Të rinjtë sjellin energji dhe entuziazëm të ri, aftësi për të mësuar zotësi të reja dhe kanë talente të mëdha. Por sfida më e madhe në Shqipëri ashtu si edhe vendet e tjera në rajon ka të bëjë me largimin e të rinjve të arsimuar dhe të kualifikuar jashtë vendit të tyre. Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë
2022-06-27
28 min
Ju Flet Trupi
Çfarë shikojnë burrat në trupin e femrës?
Burrat janë programuar të tërhiqen nga gratë me aftësi të shëndetshme për riprodhim dhe të disponueshme për seks. Përsa i përket formës së trupit si burrat ashtu dhe gratë, dëshirojnë dikë që ka trup sportiv. Për burrat këto janë një tregues për aftësi të larta shëndeti të gruas për riprodhim të suksesshëm me fëmijët e tyre. Rezultatet na drejtojnë se burrat tërhiqen më tepër nga gratë me fytyrë fëminore –sy të mëdhenj, hundë të vogël, buzë dhe faqe të mbushura – sepse k...
2021-05-15
25 min
Albanian Role Models
Suela Lala
E mërkura me FuturAL ! Doni të dini profilin e një vajze me aftësi të veçanta të mbushur me frymëzim dhe pozitivitet ? A besoni ju tek forca e fjalës dhe mendimit ? Na ndiqni nëpërmjet podcast këtë të mërkurë me znj. Suela Lala. Konsiderojeni të mërkurën ditën tuaj! #futurAL#breakstereotypes#promote#rolemodels#womenpower#youthepowerment
2021-05-05
22 min
Historia Ime
Zgjedhjet dhe komunitetet, mungesa e përfaqësimit dhe mospërfshirja e tyre në procesin zgjedhor - Podcast
Zgjedhjet e 25 Prillit, u paraprinë nga një fushatë e vakët elektorale, në mungesë të programeve politike të mirëfillta, mungesë transparence në proceset vendimmarrëse brenda partive, mungesë transparence në burimet e financimit të partive si dhe një numër të ulët të kandidatëve të rinj në moshë që garuan në këto zgjedhje. Përpos këtyre fenomeneve, komunitetit rom, egjiptian, LGBTI+ dhe personat me aftësi të kufizuara nuk u ndjenë të përfshirë në këto zgjedhje, me asnjë kandidat që vinte nga këto komunitete dhe kandiatë të pakët që advokojnë për të drejtat e këtyre komuni...
2021-04-30
05 min
Ngritja e Kampionëve
30. AFTËSITË SHOQËRORE
Perëndia i krijoi femrat dhe meshkujt si qenie shoqërore, ndaj është e rëndësishme për Xhonin, ty dhe mua që t’ua gjejmë përgjigjet këtyre pyetjeve. Perëndia i ka pajisur burrat me aftësi mendore dhe emocionale. Sot, do të diskutojmë për një zonë tjetër. Perëndia na ka bekuar edhe me aftësi shoqërore. Kjo, në thelb është dhuntia e marrëdhënieve. Vizito faqen tonë të web-it www.burraluftetare.al/podcast për të dëgjuar këto mësime me vlerë. Qëndroni me ne në Radio 7 të shtunën ora 9:00 dhe
2021-04-19
13 min
Historia Ime
Përkujdesja për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre - Podcast
Arlis Alikaj / Duke trajtuar më me detaje situatën e personave me aftësi të kufizuara në rajonin e Librazhdit, po sjellim këtë të premte intervistën me zonjën Zela Koka, kryetare e organizatës MEDPAK, e cila përkujdeset për fëmijët me aftësi ndryshe në qytetin e Librazhdit, Prrenjasit dhe fshatrat përreth tyre. Pandemia ka vështirësuar dukshëm punën e ofruesve të shërbimeve për grupet në nevojë dhe aktivistëve, njëkohësisht dhe përshtatjen e familjeve të këtyre personave me mundësitë e reja të marrjes së shërbime
2021-03-26
10 min
Historia Ime
Situata e personave me aftësi të kufizuara gjatë pandemisë në Librazhd - Podcast
Nga Arlis Alikaj / Në podcastin e rradhës të serisë sonë të re mbi problematikat e komuniteteve në qytete dhe rrethe jashtë Tiranës, po sjellim këtë rradhë një intervistë me z.Skënder Alla, Kryetar i Shoqatës së Invalidëve në Librazhd dhe pjesëtar i Këshillit Bashkiak të Bashkisë dhe Qarkut të Librazhdit. Në këtë podcast, zoti Alla flet me detaje për situatën e këtij komuniteti, për rastet e mohimit të shërbimit në transportin ndër-urban dhe situata të tjera që u krijuan dhe prekën këtë komunitet gjatë nisjes dhe muajve
2021-03-19
07 min
Еквалис
Zëshëm për përvojat queer në shoqërinë maqedonase - Version në shqip
„Zëshëm për përvojat queer në shoqërinë maqedonase” është botim i përbërë nga 4 tregime të 4 anëtarëvë të komunitetit LGBTIQ+, që identifikohen si gej, lezbike, biseksuale dhe grua transgjinore. Ky botim flet për përvojat. Përvojat tona të cilat janë gjithmonë dytësore për sistemin. Përvojat të lidhura rreth sigurisë, ecjes në rrugë, frikës, sulmeve fizike që anëtarët e komunitetit tonë i bartin në shpinë. Pastaj, procesi i pranimit dhe i vetë-pranimit, beteja të gjata dhe komplekse me veten, e më tutje, me mikrorrethin tonë, familjet, institucionet, religjionet, k...
2020-12-09
1h 30
fit n'shqip
#32 - Pj.1: Përdorimi i CrossFit për të maksimizuar rezultatet nga trajnimi. Një bisedë me instruktorët e Elite Sporting Club.
Në këtë episod special, Arlindi, Mihali, Kristi dhe Lediani nga Elite Spotrting Club do të flasin për raste konkrete të aplikimit të metodologjisë CrossFit dhe në përgjithësi të benefiteve të trajnimit funksional. Përmes eksperiences dhe referimit të studimeve të ndryshme kemi ndihmuar shumë klientë në përballimin e problemeve të ndryshme fizike, si dhimbje shpine, gjunjësh, rënie në peshë apo edhe shtimi i forcës. Do të flasim gjithashtu edhe per raste të veçanta si trajnimi mbas shtatzanie, femijëve, personat me aftësi ndryshe, të moshuarit etj. Kjo është pjesa e parë e kësaj tem...
2020-11-15
1h 09
Tempulli i Shëndetit
Mirënjohja, burimi i vitalitetit dhe shëndetit
Me jetëgjatësi kuptojmë jo vetëm një jetë më të gjatë, por edhe më cilësore. Sot në Kinë numri i popullsisë së plakur është rritur, gjë që ka sjellë në fokus metodat e përmirësimit të shëndetit. Në këtë artikull, do të flasim pikërisht për përvojat e shëndetshme të të moshuarve në moshë të madhe, tha profesori i spitalit Xiangtan, Luo Xuehong. Sekreti i jetëgjatësisë së tij është mirënjohja. Mirënjohja e shpeshtë në jetën time "U linda në kohë të vështirë para themelimit...
2019-04-05
00 min
Tempulli i Shëndetit
Studimi: Një avokado në ditë të zgjat jetën
Avokado quhet ndryshe edhe dardhë aligatori dhe është një pemë e përhapur në Karaibe, Meksikë, Amerikën Jugore dhe atë Qendrore. Ky frut ka pak a shumë formën e një veze ose të një dardhe, zakonisht me përmasat e një dardhe ka një lëkurë të ndritshme në ngjyrë të gjelbër në kafe. Ai ka një përmbajtje më të lartë yndyrore se sa frutat e tjera dhe është shumë popullor në kuzhinën vegjetariane, duke u bërë një zëvendësues i shkëlqyer për mishin. Pse duhet të konsumojmë avokado? Studimet e...
2019-02-22
00 min
Tempulli i Shëndetit
Mungesa e baktereve në zorrë shkak për depresion
Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën "Nature Microbiology" që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar. Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy lloje të baktereve, Coprococcus dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin ...
2019-02-15
00 min
Tempulli i Shëndetit
Përse shumë njerëz kanë frikë nga martesa?
Në faqen e internetit është përhapur një pyetje shumë e preferuar: "Kur disa persona kthehen në shtëpi pas pune, përse qëndrojnë vetëm në makinë për një kohë të gjatë?" Një nga përgjigjet e vlerësuara shumë është se: "Në shumë raste, nuk dua të zbres nga makina, pasi më pret një moment kur duhet të përballoj të tjerët: kur largohem nga makina, do të përballem me problemet familjare, punët e shtëpisë, babain, djalin dhe burrin dhe nuk kam kohë të mendoj për vete. Ndë...
2019-02-01
00 min
Tempulli i Shëndetit
Imunoterapia, metoda e re për të luftuar kancerin
Imunoterapia është një nga mënyrat më të reja me të cilën mjekësia po përpiqet të luftojë kancerin. Imunoterapia është një metodë që e ndihmon pacientin të luftojë kancerin përmes sistemit të mbrojtjes natyrore të trupit. Kjo metodë është shpresëdhënëse dhe ka dhënë rezultate, por nuk është funksionale për të gjithë. Më 17 prill, profesori i Spitalit Popullor të Provincës së Guangdong-ut Wu Yilong shpalli suksesin e parë në provën klinike për një pacient të prekur me tumorin e mushkërisë në fazën e vonshme. "Në krahasim...
2019-01-11
00 min
Tempulli i Shëndetit
Ruajtja e shëndetit psikologjik tek të moshuarit
Në krahasim me të rinjtë, meshkujt e moshës së tretë kanë karakteristika dhe kërkesa të ndryshme psikologjike, të cilat shfaqen në disa fusha si: Dobësimi i aftësive të shqisave: aftësitë e shqisave të të parit, të dëgjuarit, të shijuarit, të nuhaturit etj, dobësohen. Ulja e dëgjimit do të ndikojë në komunikimin me të tjerër dhe mund të shkaktojë më shumë keqkuptim dhe shqetësim. Dobësimi i kujtesës: të moshuarit humbin shumë shpejt kujtesën afatshkurtër. Ata mbajnë më shumë mend kujtimet afatgjata dhe mund të përshkruajnë ndodhitë...
2019-01-04
00 min
Tempulli i Shëndetit
Përmirësimi i rehabilitimit mjekësor favorizon shumë vetë në
Rehabilitimi mjekësor përfshin ndërmarrjen e të gjitha masave mjekësore si shërimin medikamentoz, aplikimin e terapisë fizike, shfrytëzimin e pajisjeve mjekësore ndihmëse etj, me qëllim që personave të pa aftë t'u mundësohet shërimi dhe kthimi në familje e shoqëri. "I jam nënshtruar rehabilitimit mjekësor në spital për 4-5 muaj. Në fillim sapo hyra në spital isha me karrocë, por pas disa seancave terapi të rehabilitimit mjekësor mund të ngrihem nga shtrati dhe të ecë vetë." Pacienti me dëmtime të shtyllës...
2018-09-14
00 min
Podcasti i karrierës
Rovena Lico
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 28-të njihemi me doktoreshën reumatologe, Rovena Lico, 32 vjeҁ. Pasi ndoqi me përkushtim studimet 9-vjeҁare për mjeksi pranë Fakultetit të mjekësisë në Tiranë, Rovena filloi menjëherë punë si mjeke reumatologe. Sot, ajo ka rreth tre vite që ushtron profesionin e saj si mjeke pranë Poliklinikës së Specializimeve no.1. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një nga profesionet më të lashta në botë. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Spinningmerkaba - Organanometron publikuar në licen...
2018-08-28
29 min
Tempulli i Shëndetit
Luftoni radikalet e lira për një lëkurë të freskët!
Plakja është një fazë e pashmangshme e jetës sonë. Çdokush do të përballet me venitjen e fytyrës dhe lëkurës. Por shumë njerëz, sidomos femrat duan që të plaken sa më vonë. Po nga se vjen plakja e lëkurës. Së pari, plakja e lëkurës është një "proces i oksidimit" i trupit. Në fakt, hekuri i ndryshkur dhe ngjyra që merr molla pas qërimit të lëkurës janë gjithashtu reagime të zakonshme kimike. Prandaj, nëse duam të kemi lëkurë të bukur, masat e ndryshme për ...
2018-07-20
00 min
Tempulli i Shëndetit
A e dinit se…? Fakte interesante për trupin e njeriut
Shpesh njerëzit mendojnë se e njohim shumë mirë trupin e tyre, se si ai funksionon dhe proceset që ndodhin në të në çdo kohë. Por në fakt, trupi i njeriut është aq kompleks dhe misterioz sa ndonjëherë ngatërron edhe njohësit më të mirë, doktorët dhe shkencëtarët. Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë. Pse njeriu është i veçantë? Sepse trupi jonë është i mbushur me surpriza dhe aftësi...
2018-04-05
00 min
Tempulli i Shëndetit
Zhvillimi i trurit të fëmijës
Mënyra se si prindërit sillen ndaj fëmijëve (me dashuri ose jo) deri në vitin e tyre të dytë ndikon direkt në zhvillimin e trurit dhe funksionimin e tij në moshën e rritur.Një studim i Universitetit të Uashingtonit ka konstatuar se zhvillimi i trurit të fëmijës varet nga kujdesi dhe dashuria e nënës.Shkencëtarët në bazë të skanimeve të trurit të trevjeçarëve kanë konstatuar që truri i fëmijës për të cilin prindërit janë kujdesur vazhdimisht është më i madh se truri i fë...
2018-03-23
00 min
Podcasti i karrierës
Edison Toro
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 23-të njihemi me Edison Toron, 34 vjeҁ, i cili prej me shumë se një viti ndryshoi krejtësisht profesion duke kaluar nga puna në sektorin publik në kultivimin e peshkut dekorativ. Edhe pse i diplomuar në marrëdhënie ndërkombëtare në Turqi si dhe nje eksperiencë shumë vjeҁare në fushën e burimeve njerëzore, ai vendosi të mësonte një profesion të ri, në një fushë që sipas tij është pothuajse fare e prekur në Shqipëri. Dëgjoni historinë e tij nga bankat...
2018-03-08
44 min
Podcasti i karrierës
Jonel Kristo
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 22-të njihemi nga afër me sipërmarrësin energjik Jonel Kristo, 32 vjeҁ. Pas studimeve të larta për Ekonomiks dhe Investim në Wisconsin, SHBA, kthehet në Shqipëri dhe punon shkurtimisht pranë një banke për të kuptuar që ajo që donte vërtetë ishte të vetëpunësohej. Kështu ai nis rrugëtimin e tij si sipërmarrës, zhvillues dhe menaxhues projektesh kryesisht në fushën e turizmit, zhvillimit profesional dhe teknologjisë. Dëgjim të këndshëm! Muzika:&nbs...
2018-02-10
34 min
Podcasti i karrierës
Martin Toro
Në episodin e 29-të njihemi me veterinerin, Martin Toro, 32 vjeҁ. I apasionuar pas kafshëve që në moshë të vogël, Martini vendos të ndjeki studimet per veterinari në Bursë të Turqisë. Pas dy vitesh, vendos te kthehet në Shqipëri dhe vazhdon studimet për veterinari pranë Universitetit Bujqësor në Kamëz. Sot, Martini drejton klinikë e tij për më shumë se tre vite dhe ka si synim të specializohet më tej si veteriner syri në Kanada.
2017-11-30
25 min
Podcasti i karrierës
Kushtrim Xhakli
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 27-të njihemi me sipërmarrësin e sukseshëm, Kushtrim Xhakli. Kushtrimi është themelues dhe drejtues i disa kompanive ku në qendër të produkteve dhe shërbimeve qëndron teknologjia dhe inovacioni. Rrugëtimi i tij profesional nis në Kosovën e pas luftës, në Universitetin e Prishtinës, në degën e inxhinierisë. Vetë pak muaj pas fillimit, Kushtrimi vendos të shkëputet nga ky drejtim, për të hedhur sytë nga bota e internetit dhe teknologjisë. Sot, ai drejton kompaninë Connected...
2017-08-11
43 min
Podcasti i karrierës
Evis Kazazi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 26-të njihemi me sipërmarrësen e sukseshme, Evis Kazazi. Evisi drejton prej disa vitesh agjensinë e saj të eventeve, Evis Events. Pavarësisht profesionit familjar të të qëndisurit prej katër brezash, ajo zgjedh te diplomohet fillimisht për shkenca sociale, e më pas për ekonomik. Edhe pse e punësuar në sektorin bankar prej 7 vitesh, në 2013 Evisi vendos të nis një sfidë të re dhe të krijojë biznesin e saj. Dëgjoni historinë e saj frymëzuese, dhe njihuni me një sipërmarrë...
2017-06-30
34 min
Podcasti i karrierës
Elvis Plaku
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 25-të njihemi me konsulentin e marketingut dixhital dhe komunikimit, Elvis Plakun. Pas edukimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e marketingut dhe administrimit të biznesit, ai vendos të kthehet dhe të punoj në Shqipëri me dëshirën për të dhënë kontributin e tij. Dëgjoni historinë e tij nga kujtimet e hershme si muzikant trombe e deri në ditët e sotme si konsulent komunikimi. Muzika: Silent Night nga Dirk Becker publikuar në licen...
2017-04-28
42 min
Podcasti i karrierës
Agim Barushi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 21-të njihemi nga afër me sipërmarrësin frymëzues e të pa lodhur Agim Barushi, 36 vjeҁ. Pasi ndjek shkollën profesionale për mobileri, paralelisht me studimet për inxhiner, vendos të fillojë punën për të hapur mobilerinë e tij. Në atë kohë, 12 vite më parë, hapësira ku punonte ishte 70 metra katrorë me një makineri të ndërtuar vetë. Sot, ai drejton një ekip prej 12 bashkëpunëtorësh (sic preferon ti quaj punëtorit e tij) në një hapësirë prej 740 metra...
2016-12-25
29 min
Podcasti i karrierës
Ejona Zaimaj
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 20-të njihemi nga afër me sipërmarrësen e guximshme Ejona Zaimaj, 29 vjeҁ. E diplomuar në financë publike në Ankara, ajo zgjedh pas tre vitesh eksperience në këtë fushë të ndryshojë tërësisht drejtim duke kaluar nga profesioni i financieres në atë të themelueses dhe drejtueses së një ferme me 250 kokë dhi. Sot, Ejona e ka lënë pas krahëve vitin e parë të krijimit të fermës dhe ndan me ne eksperiencat, të mirat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë kesaj...
2016-10-12
35 min
Podcasti i karrierës
Kleidi Eski
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 19-të njihemi nga afër me animatorin e talentuar Kleidi Eski, 29 vjeҁ. Kleidi nuk priti më gjatë se mosha 15-vjeҁare për të filluar punë pranë një nga Radiove më në zë në atë kohë. Paralel me shkollimin dhe diplomimin në arkitekturë pranë Universitetit Politeknik në Tiranë, Kleidi grumbulloi eksperiencë si dizenjator duke punuar pranë disa studiosh me emër. Prej rreth 10 vitesh, ai ka punuar me një formë tjetër dizenjimi, atë të animacionit. Na ndiqni në këtë episod për të dëgjuar rrugëtimi...
2016-09-21
27 min
Podcasti i karrierës
Lorin Çekrezi dhe Rezart Struga
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 18-të njihemi me dy arkitektët e rinj dhe të suksesshëm, Lorinin dhe Rezin. Gjatë katër viteve të fundit, sëbashku me dy miqtë dhe kolegët e tyre Klaudjon dhe Gjergjin, ata kanë themeluar dhe ndërtuar studion e tyre të arkitekturës StudioArch4. Dëgjoni rrugëtimin e tyre, vështirësitë dhe hapat kryesore drejt realizimit të ëndrrës së tyre, e cila tashmë është realitet. Dëgjim të këndshëm! Muzika: Organanometron (140811 Mix...
2016-09-09
23 min
Podcasti i karrierës
Redon Skikuli
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 17-të njihemi nga afër me sipërmarrësin e suksesshëm Redon Skikuli. Prej më shumë se 10 vitesh Redoni punon në fushën e komunikimit ndërveprues. Me një eksperiencë profesionale të ndarë mes Athinës dhe Tiranës, sot ai drejton kompaninë e tij Skikuli Dot Com dhe është pjesë themeluese e disa komuniteteve në kryeqytet. Dëgjoni rrugëtimin e tij profesional për të zbuluar se si mund të bëhesh një konsulent i suksesshëm në komunikimin ndërveprues.
2016-08-30
28 min
Podcasti i karrierës
Doriana dhe Klajdi Bido
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 16-të vizitojmë qytetin e Durrësit për t’u njohur nga afër me ekonomistin Klajdi (28) dhe informaticienen Doriana (29). Prej dy vitesh, ata drejtojnë kompaninë AIRIS Solutions, duke ofruar shërbime në fushën e programimit dhe zhvillimit të software. Dëgjoni rrugëtimin e tyre profesional për të zbuluar se si mund ta nisësh një biznes në partneritet, se si të lidhësh kontakte dhe të punosh me klientë të huaj, dhe si të guxosh edhe kur të kesh frikë nga dështimi.
2016-08-17
23 min
Podcasti i karrierës
Nazif Dinoshi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 14-të njihemi me sipërmarrësin 29-vjeҁar, Nazif Dinoshin. Aksioner dhe administratorë në fabrikën fasone Arrivederci. Dëgjoni historinë e tij nga vitet në Kalabri, në vetëpunesimin në Shqipëri. Dëgjim të këndshëm!
2016-06-23
24 min
Podcasti i karrierës
Tomi Kallanxhi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 13-të njihemi me sipërmarrësin energjik Tomi Kallanxhi. Sot, Tomi drejton kompaninë e tij Big Media Expert, me një ekip prej 11 të rinjsh. Dëgjoni historinë e tij dhe mësoni më shumë mbi profesionin e tij si strateg i komunikimit dixhital.
2016-06-17
21 min
Podcasti i karrierës
Benard Lekgegaj
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 12-të njihemi me skulptorin e talentuar Benard. Dëgjoni historinë e tij dhe mësoni më shumë mbi profesionin e skulptorit nga studimet pranë Liceut Artistik deri në ekspozimin e punimeve të tij jashtë Shqipërisë, si skulptura e Nënë Terezës në Montreal të Kanadasë.
2016-06-06
23 min
Podcasti i karrierës
Lejla Sadiku
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 11-të do të njihemi me Lejla Sadikun. Lejla menaxhon disa projekte rajonale të UNDP-së në lidhje me transparencën qeverisëse nëpërmjet përdorimit të sistemve me të dhëna të hapura (open data). Aktualisht, punon pranë qendrës rajonale të UNDP-së në Stamboll. Dëgjoni historinë e saj dhe mësoni më shumë mbi natyrën e punës në organizata ndërkombëtare, si dhe punën në zhvillim. Dëgjim të këndshëm!
2016-05-23
32 min
Podcasti i karrierës
Emiliano Lule
Në episodin e 10-të të podcastit do të njihemi me Emiliano Lulen. Emiliano është në radhë të parë aktivist për të drejtat e njeriut, njëkohësisht, një nga drejtuesit e Institutitit të Nxënësve me Aftësi të Kufizuara në Shikim, zhvillues, promovues i teknologjisë Text To Speech (TTS), e cila shërben për të asistuar persona me aftësi të kufizuara në aksesin drejt informacionit, dhe mbi të gjitha, një sipërmarrës i vërtetë, ndonëse i verbër prej 15 vitesh. Dëgjim të këndshëm!
2016-05-10
25 min
Podcasti i karrierës
Kevin Cullen
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 8-të të podcastit të karrierës do të njihemi me berberin irlandez Kevin i cili jeton në Shqipëri prej dy vitesh. Kevin tregon se si mund të ndryshosh profesion në jetë duke treguar eksperiencën e tij në kalimin nga mësues anglishteje dhe letërsie në berber të vetëpunësuar. Në sallonin e tij The Gentleman, Kevin i mirëpret klientët gjithmonë me një gotë wiskey, një masazh koke, një qethje ala ‘europiane’, dhe një buzëqeshje të përmbajtur irlandeze.
2016-04-23
14 min
Podcasti i karrierës
Andis Rado
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 7-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Andis Rado. Prej 10 vitesh Andisi ka punuar si fotograf. Në këtë podcast ai ndan me ju rrugëtimin e tij nga studio e parë e fotografisë deri në ndërtimin e studios së tij personale dhe eksperiencën me klientë në fushën e telekomunikacionit dhe sektorit bankar.
2016-04-14
21 min
Podcasti i karrierës
Elio Qoshi
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin e 5-të të podcastit të karrierës do të njihemi me Elio Qoshin, një nga sipërmarrësit më të rinj të podcastit. Elio tregon eksperiencën e tij të deritanishme si sipërmarrës në fushën e open data / software si dhe digital design. Dëgjim të këndshëm!
2016-03-26
22 min
Podcasti i karrierës
Tobi Gessler
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në episodin 4 të podcastit të karrierës do të njiheni me Tobi Gessler, një zvicerian i apasionuar me sportin e mountain bike. Tobi ka kthyer pasionin e tij në biznes duke themeluar Ride Albania Mountain Biking. Një biznes social dhe ekologjik që ofron udhëtime me bicikletë nëpër malet e Shqipërisë nëpërmjet guidave. Dëgjim të këndshëm!
2016-03-17
18 min
Podcasti i karrierës
Pezana Rexha
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Ndiqni rrugëtimin e Pezana Rexhës nga diplomimi për arkitekturë në krijimin e punishtes së saj Design by Pana. Një kompani sociale dhe ekologjike që dizenjon dhe prodhon moblije me dru të ricikluar. Dëgjim të këndshëm!
2016-03-01
20 min
Podcasti i karrierës
Lindita Komani
Mirësevini në Podcastin e Karrierës! Në këtë hapësirë do të ndajmë me ju histori personale të rrëfyera nga të rinj të suksesshëm të cilët ja kanë dale në tregun e punës. Dëgjim të këndshëm! Lindita Komani, një sipërmarrëse në mbështetje të sipërmarrësve. Ndiqni historinë e saj nga studimet për financë në Grac (Austri) në themelimin e Kopshtit të Talenteve në Tiranë. Këshilla e Linditës për ata që ende janë duke zgjedhur drejtimin e tyre në...
2016-02-26
17 min