podcast
details
.com
Print
Share
Look for any podcast host, guest or anyone
Search
Showing episodes and shows of
Tripika
Shows
Shokët Bëjnë Muhabet
#25 - Haveit
Haveit është një kolektiv arti i krijuar nga dy çifte motrash (Alketa Sylaj & Lola Sylaj, Hana Qena & Vesa Qena) të cilat paraqesin sfidat e tyre në një shoqni patriarkale. Në vitet e fundit, Haveit kanë bërë një seri performancash publike në Kosovë dhe rajon, në ballafaqim të tabuve si dhuna në familje, identiteti gjinor dhe dhunimet e luftës.
2021-02-23
1h 26
Shokët Bëjnë Muhabet
#24 - Bind Skeja
Bindi është psikolog dhe themelues i "Linja e Jetës" e cila është linjë telefonike për parandalimin e vetëvrasjes. Me Bindin bisedojmë për ndikimin e rrjeteve sociale në psikologjinë njerëzore, ndikimin e dhunës në familje, stigmën ndaj vetvrasjës në shoqërinë Kosovare dhe shumë tema tjera.
2021-02-04
1h 40
Shokët Bëjnë Muhabet
#23 - Arvan Berisha
Arvani është dizajner, ilustrues dhe animator shumë kreativ i cili gjithashtu jep mësim në Akademinë e Animacionit, ku i mëson të rinjtë për animacion.
2020-12-27
2h 10
Shokët Bëjnë Muhabet
#22 - Veton Nurkullari dhe Eroll Bilibani flasin për DokuFest
Ju sjellim një epizodë pak më të veçantë me dy prej drejtuesëve të festivalit DokuFest, me të cilët flasim për tranzicionin e festivalit në formë plotësisht digjitale këtë vit, si dhe për tema tjera të ndryshme lidhur me gjendjen e industrisë së filmit në Kosovë.
2020-12-27
1h 16
Shokët Bëjnë Muhabet
#21 - Grupi i artistëve, hulumtuesëve dhe kuratorëve të pavarur
Në këtë episodë folëm me Donjetë Muratin, Erëmirë Krasniqin dhe Dardan Zhegrovën në lidhje me fondin emergjent për kulturë i cili ende nuk është shpërndarë nga Ministria e Kulturës.
2020-06-30
1h 19
Shokët Bëjnë Muhabet
#20 - Doriana Musai flet për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë
Doriana dhe një grup i artistëve dhe aktivistëve me vite u munduan ta mbrojnë Teatrin Kombëtar në Tiranë. Shebja tinëzake e Teatrit ishte e mundur vetëm duke e përdorur rastin e pandemisë si pretekst. Në këtë epizodë të inçizuar para pandemisë, Doriana tregon çfarë kuptimi të thellë artistik dhe historik ka teatri dhe pse duhet të ruhet. Përveç asaj, flasim se si arsyet e shembjes së teatrit janë të pakuptimta dhe me qëllime të rreme.
2020-06-30
1h 13
Shokët Bëjnë Muhabet
#19 - Ardian Tola flet për Bitcoin
Ardiani është ndërmarrës i cili jeton dhe vepron ne SHBA. Në vitet e fundita ai është fokusuar ne protokollin e Bitcoin, dhe në këtë epizodë ne bisedojmë se si Bitcoini mund ta transformojne plotësisht shoqërinë njerëzore. Përveç kësaj, hyjmë edhe në disa tema filozofike dhe analiza të situatës shpirtërore dhe filozofike në Botën Perëndimore.
2020-05-04
2h 28
Shokët Bëjnë Muhabet
#18 - Bajram ‘Kafu’ Kinolli flet per atësi, art, dhe diskriminim
Bajram ‘Kafu’ Kinolli është vokalist dhe kantautor nga Kosova. Ai rrjedh nga një familje tradicionale roma me histori të gjatë të muzikantëve dhe interpretuesve. Ai udhëheq grupin ‘Gipsy Groove’, një bend që gërsheton muzikën e Ballkanit me reggae, jazz dhe funk, me qëllim theksimin e rolit të muzikës në procesin e ndërtimit të paqes. Si aktivisit I drejtave të njeriut, ai ka punuar për disa OJQ në Kosove dhe rajon.
2020-04-15
2h 29
Shokët Bëjnë Muhabet
#17 - COVID-19, Vlerësim i situatës, rrezikut dhe zgjidhjeve
Nuk kemi mysafir kesaj rradhe, por e kemi pergaditur nje epizode te vecante per disa nga aspektet me te thella te situates me COVID-19. Materiali ne kete epizode eshte perkthim i nje podcasti origjinal nga kanali Rebel Wisdom ne YouTube, ku shpesh hapen tema per egzistencen dhe lidhjen me te thelle njerezore. Daniel Schmachtenberger është studiues i sistemeve komplekse njerëzore, prej aspektit biologjik në ate social. Ai është bashkëthemelues i Neurohacker Collective, ku edhe ka rolin e Drejtorit të Hulumtimit. David Fuller është gazetar, filmograf, dhe shkrimtar i cili ka fokus në jetën e thellë të brendshme dhe sociale. A...
2020-03-30
1h 22
Shokët Bëjnë Muhabet
#16 - Ardian (FuGaa) Kurtolli flet për videolojna, e-zines dhe marketing
FuGaa është artist, marketer, dhe gamer i flaktë. Në podcast flasim si ai i kombinoi këto pasione në rininë e tij të paraluftës dhe pasluftës si një nga pionerët e parë të e-sports në Kosovë. Jepjani një ndëgjim! Nëse doni ta përkrahni podcastin tonë, mënyra më e mirë është duke e shpërndarë dhe duke i treguar shokëve tuaj për ne.
2020-03-09
1h 49
Shokët Bëjnë Muhabet
#15 - Fitore Berisha flet për Astrit Deharin, rolin e artit në terapi, dhe Budizmin
Kishim nderin me pase Fitore Berisha ne studio. Fitorja eshte artiste vizuele e cila e studioj pikturen ne kohen e edukimit paralel ne vitet e 90-ta. Ajo u zhvendos ne Islande ne vitin 2006, por u rikthye ne Kosove me ekspozita dhe pune tjera pas 10 viteve, ne 2016. Me Fitoren folem per muralin e saj te Astrit Deharit ne rrugen Rexhep Luci, dhe per ekspoziten e saj te fundit ne muzeun kombetar. Folem edhe per krijimin e komuniteteve artistike dhe jo-artistike ne Kosove, per rolin e artit si terapi, dhe per Budizmin, dhe ndikimin e tij ne shendetin mendor.
2020-03-09
1h 52
Shokët Bëjnë Muhabet
#14 - Drini Meka flet për muzikë, bendet e paraluftës dhe trashegiminë mes gjeneratave
Kemi kënaqësinë me e prezantu epizodën e rradhës me artistin Drini Meka, i cili e themeloj bendin ‘Sansara’ në vitin 1996. Biseda ishte shumë informative dhe Drini shpalosi analizë të thellë të industrisë së muzikës në Kosovë. Ai shtjelloj mundësitë e stagnimit të saj të deritashëm, dhe mundësitë për përmirësim dhe ngritje të cilësisë në të ardhmën, nëse bëhet një përpjekje serioze nga muzikantët dhe producentët vendorë. Shpresojme që ju pëlqen! 🙏
2020-03-09
1h 31
Shokët Bëjnë Muhabet
#13 - Elizabeth Gowing fol per pervojat e saja Kosovare dhe punen e saj me persona te margjinalizum
Në këtë epizodë, Elizabeth fol për qysh ka ndëgju për herë të parë për Kosovën dhe pse ka vendosë me ndejt këtu. Flet për librat e saj në lidhje me Kosovën, dhe si nëpërmjet joges i ka zbulu vendet e ndryshme në Kosovë, dhe në Travels in Blood and Honey tregon si është berë bletare në Kosovë. Pastaj ajo flet edhe për organizatën që e themeloj me burrin e saj ‘The Ideas Partnership’ dhe çfar lloj pune bën ajo. Elizabeth gjithashtu spjegon se si kuptoj ma shumë për zejën e filigranit duke e...
2020-02-05
1h 17
Shokët Bëjnë Muhabet
#12 - Agon Maliqi flet për politikë, diskriminim, privilegj, dhe kapitalin social
Premiera e epizodes tonë të re po fillon. Kyquni tash për ta ndëgjuar! Kemi nderin të prezentojmë mysafirin tonë të rradhës: Agon Maliqin. Agoni është analist politik, aktivist, si dhe bashkëthemelues i blogut sbunker. Në këtë epizodë Agoni flet për fillimin e interesimit të tij për politikë, qysh gjenerata e tij ka qenë jashtë mase e preokupume me politikë në të 90-tat. Shkurtimisht folim për demokratizimin e More Honors (Nji mock klubit në univerzitetin Amerikan në Bullgari). Folim për diskriminimin gjinor dhe rajonal/provincial si pengesë në krijimin e nji metropoli të vërtetë në Prishtinë, si dhe...
2020-01-09
1h 23
Shokët Bëjnë Muhabet
#11 - Dukagjin Lipa flet për rockun e viteve të 80/90-ta dhe për Sunny Hill Foundation dhe Festival
Jemi shumë krenar ta prezantojmë mysafirin e rradhës: Dukagjin Lipa, muzikantin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë së marketingut Republika, dhe Sunny Hill Festival dhe Foundation, si dhe babi i superyllit botnor Dua Lipa. Në këtë epizodë Dugi flet për muzikën rock të viteve të 80-ta/90-ta, bendet e tij Horizonti dhe Oda, bashkimi i botës së muzikës dhe marketingut në rolin e tij në karierën e Dua Lipës, si dhe për fillet e Sunny Hill Foundation dhe Festival, dhe establimin e Akademisë së muzikës dhe artit në Pallatin e Rinisë bashkë me shkollën e muzikë...
2019-12-27
1h 23
Shokët Bëjnë Muhabet
#10 - Hana Zeqa flet për kostume dhe integrimin e tyre me teknologji
Në këtë epizodë folëm me Hana Zeqa, e cila është kostumografe dhe fashion designer e specializuar në kostume për performancë dhe ato që e integrojnë teknologjinë në veshje (wearable fashion technology). Ajo ka studiu skenografi në Univerzitetin e Prishtinës, dhe studimet master i përfundoj në University of the Arts - London College of Fashion. Me Hanen flasim për të ardhmën e veshjeve, integrimin e tyre të mëtejshëm me teknologjinë dhe qëndrueshmërinë e industrisë së prodhimit të veshjeve në këtë moment kritik të ndryshimeve klimatike globale. Hana gjithashtu është themeluese e studios për teknologji n...
2019-12-08
1h 41
Shokët Bëjnë Muhabet
#9 - Zana Sokoli
Zana Sokoli është planere urbane dhe arkitekte e cila në kuadër të UN-Habitat në Kosovë përkrah komunat veriore të Kosovës, me qëllim të zhvillimit të mirëfilltë të zonave urbane atje. Në emisionin tonë ajo do të flasë për punën e saj si planere urbane, jetën e mirëfilltë në qytete, dhe tema tjera për bashkëjetesën tonë në Kosovë.
2019-11-14
1h 43
Shokët Bëjnë Muhabet
#8 - Armend Selimaj “Dunda” dhe Ylber Havolli “Beli”
Dunda dhe Beli janë garues të veturave dhe entuziastë të flaktë të automobilizmit. Në këtë epizodë ata flasin për skenën e garimit në Kosovë dhe për motorsportin Kosovar në përgjithësi.
2019-11-02
1h 01
Shokët Bëjnë Muhabet
#7 - Yll Rugova
Në këtë epizode në Shokët Bëjnë Muhabet flasim me Yll Rugoven për programin e Vetëvendosjes për qeverinë e ardhshme, propozimet për Prishtinën si shembull për qytetet tjera të Kosovës, replikimin e modelit të Sllovenisë në qeverisjen e tashme, dhe sfidat e pergjithshme që e presin Kosovën në katër vitet e ardhshme.
2019-10-19
1h 30
Shokët Bëjnë Muhabet
#6 - Rron Gjinovci
Rron Gjinovci është aktivist, veçanarisht në sferën e edukimit të larte. Ai është themelues i organizatës ORCA, dhe si mysafiri jonë i parë do të na tregojë per aktivizmin e tij, dhe si lidhet kjo me zgjedhjet parlamentare të Kosovës që do të mbahen në 6 Tetor 2019. www.orca-ks.org
2019-10-04
1h 02
Shokët Bëjnë Muhabet
#5 - Dështimi insitucional i rastit të dhunimit shumëvjeçar në Drenas
Në këtë epizodë, Ermiri dhe Noli bisedojne për rastin e dhunimit të nxënëses A.G. në Drenas nga mësuesi i saj dhe polici ku u raportua rasti. Fokusi i bisedës është në dështimin total të sistemeve institucionale të cilat duheshte ta parandalojnë këtë rast dhe dështimin e mëtutjeshëm të institucioneve për të bindur publikun që ky rast po ndjeket me seriozitetin dhe rëndësinë që meriton. Matierial për lexim: https://www.botasot.info/lajme/1026198/si-abuzoi-profesori-per-1-vit-e-6-muaj-me-vajzen-e-mitur-nga-drenasi/ https://www.koha.net/arberi/144133/pak-deputete-n...
2019-06-11
58 min
Shokët Bëjnë Muhabet
#4 - Videolojat si fenomen social dhe artistik
Në këtë epizodë, Noli dhe Ermiri diskutojnë video-lojat si fenomen social dhe artistik, ndikimin e tyne pozitiv dhe negativ në individ, edhe përvojat personale të biseduesve. Industria e videolojave osht gati e barabartë me industrinë e filmit në ndikimin e saj, ty e marre parasyh që momentalisht ka 2.5 miliardë lojtar të videolojave në botë. Nuk duhet me u nënvlersu ndikimi i videlolojave ne sferën e artit dhe argëtimit, si dhe perqindja e kohës që shpenzohet duke lujtë lojna prej fëmijeve dhe të rritunve gjithkund.
2019-04-16
1h 02
Shokët Bëjnë Muhabet
#3 - Rrjetet sociale, smartphonët, dhe efektet e tyre ne jetën tonë
Në këtë epizodë, Noli dhe Ermiri diskutojnë efektin e mahnitshëm që rrjetet sociale e kanë në jetën e përditshme te qytetarëve të botës. Duke marr parasysh se Facebook ka mbi 2 bilion përdorues, ne poashtu diskutojmë strategjitë që këto rrjete i perdorin per t'i tërhequr dhe mbajtur përdoruesit e tyre. //Falenderojmë Dren Suldashin për editim dhe ndihmë teknike.
2019-03-12
46 min
Shokët Bëjnë Muhabet
#2 - Diskutim rreth Kornizës të Kurrikulës së re të Kosovës
Në këtë epizodë, Noli dhe Ermiri diskutojnë Kornizën e Kurrikulës së re të Kosovës, dhe efektin e saj në sistemin e edukimit Kosovar. Diskutimi është bazuar në artikullin e mëposhtëm shkruar nga Gresa Statovci për sbunker. https://sbunker.net/op-ed/89739/korniza-e-kurrikules-se-re-te-kosoves-reforme-arsimore-ne-heshtje/ //Falenderojmë Dren Suldashin për editim dhe ndihmë teknike.
2019-02-12
41 min
Shokët Bëjnë Muhabet
#1 - Bazat e Edukimit
Podcasti i pare nga Ermiri dhe Noli, ne te cilen diskutojme edhe shtjellojme tema te ndryshme, aktuale apo universale, me qellim ngritjen e vetedijesimit personal dhe kolektiv. Temat e ketij podcasti: -Cka eshte nje podcast -Cili eshte qellimi i sistemit te edukimit -Kultivimi i nje kulture te dialogut, mendimit kritik, dhe zgjidhjes konstruktive te problemeve // Falenderojme Dren Suldashin per editim dhe pastrim te zerit.
2019-01-09
38 min