Look for any podcast host, guest or anyone
Showing episodes and shows of

Shoqerine Dhe Kulturen.

Shows

SbunkerSbunkerÇelnaja - E24: Drejtësia në letër dhe në vepër me Rina KikënNë episodin e njëzetekatërt të emisionit Çelnaja me Rina Kikën, avokate dhe hulumtuese e të drejtave të njeriut, diskutojmë për raportin e drejtësisë në letër dhe drejtësisë në vepër. Shkak i bisedës sonë është hulumtimi i mentoruar nga ajo, “Kosovo: From paper to practice: Kosovo must keep its commitments to domestic violence survivors”, duke u fokusuar në dhunën e burrave ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve. Gjatë emisionit diskutojmë për rëndësinë e perspektivës së shtetit drejt qendërzimit të viktimës dhe veprimit mbi bazat e kësaj qasjeje, me ç’rast garantim...2023-11-2148 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E23: Mediat dhe pushteti me Flutura KusarinNë episodin e njëzetetretë të emisionit Çelnaja me Flutura Kusarin, këshilltare ligjore pranë European Center for Press and Media Freedon – ECPMF, diskutojmë për raportet e medias dhe pushtetit, gjegjësisht, flasim për tendencat e shtrirjes së kontrollit të pushteteve ndaj medieve. Gjatë këtij episodi flasim konceptualisht në lidhje me lirinë e shprehjes, kufijtë e shtrirjes së interesit publik në raport me interesin shtetëror dhe rolin e medieve në shtetet demokratike. Më tutje, shtjellojmë nivelin e medieve në Kosovë, trajektoren zhvillimore dhe raportet e tyre me qeveritë respektive. Në kuadër të këtij diskutimi flasim për rolin e gaze...2023-11-2145 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E22: Reminishenca, aktualja dhe transcendenca përmes fotove me Burim MyftiunNë episodin e njëzetedytë të emisionit Çelnaja me Burim Myftiun, drejtorin e festivalit më të madh të fotografisë në rajon – FOTOIST, e shtrijmë bisedën rreth temës së fotografisë në raport me kujtesën, aktualen dhe të përtejmen. Burim Myftiu përmes objektivit të tij, në mënyrë krejtsësisht të jashtzakonshme, ka shpalosur motivet e tij në lidhje me luftën, gjendjen e tashme sociale dhe ritualin si mjet transendence. Ai, përgjatë emisionit, na flet për artin e fotografisë, i cili art, mund të mos prodhojë fotografi të bukura, por mund të shpalos momente të paharrueshme, madhështore...2023-11-2137 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E21: Formësimi i bindjeve politike me Gent CarrabregunNë episodin e njëzetënjëtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gent Carrabregun, pedagog në R.I.T. (AUK), flasim për formësimin e bindjeve politike. Për më tepër me të diskutojmë rolin e nocionit dhe realitetit të pushtetit si fillim i çdo bindjeje politike. Gjatë emisionit po ashtu flasim edhe për rolin e origjinës klasore, traditës dhe kulturës fetare, dhe ideologjisë në formimin e dindjeve politike. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, flasim për kozmopolitanizmin si mundësi, lirinë si bosht të ndërtimit të ngrehinës politike, aktualitetin e ideologjive sundues...2023-11-2142 minBuchi Podcast ShqipBuchi Podcast Shqip#90 - Fenomeni Trash TV | Kompetentet në BUCHI PODCAST Qëllimi i Kompetenteve është i thjeshtë dhe frymëzues në të njëjtën kohë: ata synojnë të diskutojnë dhe komentojnë me një nivel të lartë të kompetencës çdo dukuri që duket interesante. Përqëndrimi i tyre është veçanërisht i thellë në analizat mbi show biz-in shqiptar, por në të njëjtën kohë, ata reflektojnë mbi veten, shoqërinë shqiptare, artin dhe kulturën. Luana, një prej anëtarëve të kësaj skuadre, jeton në qytetin e Tiranës. E rastësishme, ajo është e shkolluar në të njëjtën dege si edhe Kejda. Fati i tyre i përputhu...2023-09-181h 37SbunkerSbunkerÇelnaja - E20: Adoleshenca dhe shëndeti mendor me Natyra Agani-DestaninNë episodin e njëzetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Natyra Agani Destanin, ligjeruese në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, diskutojmë për adoleshencën dhe shëndetin mendor. Fillimisht diskutojmë rreth metodës dhe problematikës apo dinamikës së definimit konceptual të nocioneve si shëndet mendor, adoleshencë dhe normalitet. Gjatë emisionit flasim për avantazhin e identifikimit të hershëm të problemeve mendore tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaqet dhe trajtimin e tyre. Flasim edhe për identifikimin e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët në ambientet familja...2023-09-0135 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E19: Media, edukimi dhe gazetaria me Abit HoxhënNë episodin e nëntëmbëshjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Abit Hoxhën, ligjerues në Universitetin Agder në Norvegji, diskutojmë rreth medieve dhe rolin e tyre në formësimin politik dhe social të qytetarit. Për më tepër, diskutojmë për konceptin bazik të medias, modelin e medieve në Kosovë, gazetarin si model të intelektualit dhe modelin e medieve në Kosovë. Po ashtu, gjatë këtij emisioni flasim për raportin kompetitiv midis medies dhe politikës dhe rolin korrektues që media duhet të ketë për pushtetin. Në këtë emision gjithashtu e shtjellojmë edhe konceptin e edukimit medial dhe d...2023-09-0136 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E18: Universiteti i Prishtinës me Arta Basha JakupinNë episodin e tetëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Arta Basha Jakupin, prorektore e Universitetit të Prishtinës, flasim për mundësitë që ofron ky universitet. Duke qenë universiteti i parë dhe më i madhi publik në vend dhe me kosto zero të shpenzimeve, a është UP-ja ende preferenca e parë për studentët e ardhshëm? Në emision diskutojmë edhe për kualitetin, radhitjen e UP-së në nivel botëror dhe strategjinë e ndërkombëtarizimit të tij. Gjithashtu,  flasim edhe për ankesat e shumta që hulumtues dhe ligjerues ia drejtojnë Universitetit në lidhje me përzgjedhjen dhe avancimin...2023-09-0133 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E17: Filozofia dhe Kritika me Jeta MulajnKritika është një lloj arti i të menduarit që ditë e më tepër po i mungon shoqërisë sonë. Nën ndikimin e vrullshëm të fenomeneve dhe nën yshtjen e hëpërhëshmërisë së qenit prezent brenda fenomenit, kritika e ka humbur fillin e saj si formë e mendimit që shkoqitet dhe pravolon mbi relitetin. Si e tillë, duke qenë e shkoqitur dhe përtej realitetit, ajo e gjykon, e interpreton dhe më në fund shpall fitoren e saj kundrejt realitetit mbizotërues. Në gjykimin e përgjithshëm shoqëror, sot për sot, kritika është zëvendësuar me...2023-07-0730 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E16: Dhuna seksuale si mjet lufte me Feride RushitinNë episodin e gjatshtëmbëdhjetë me Feride Rushitin, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës diskutojmë shtruar në lidhje me dhunën seksuale si strategji të integruar lufte, të mirëmenduar dhe të ushtruar në mënyrë sistematike. Për më tepër flasim narrativët e pasluftës në lidhje me luftën, të zhdukurit dhe të mbijetuarit. Po ashtu diskutojmë për format e manifestimit të pasojave të dhunës te gratë dhe burrat. Ndër të tjera, theksojmë rëndësinë kyçe të vetëdijësimit të shoqërisë sa i përket solidarizimit me të mbij...2023-06-2635 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E15: Dritëshkrimi dhe dritëshkronja me Rromir ImaminFotografia është formë e ngujimit të momenteve në imazhe plastike dhe elektronike. Ajo ka gjetur përdorimin e saj që prej nevojave më të thjeshta private, administrative deri në industrinë e argëtimit dhe botën e filmit. Përtej një shënjimi momenti të paharrueshëm e kujtimi, fotografia shpesh shihet si përpjekje egoistike dhe narcistike, e here-herë edhe si terapi për motivim dhe përmirësim të imazhit të vetes apo objektit që kap objektivi i aparatit. Në episodin e pesëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja me Rromir Imamin flasim për dritëshkrimin dhe dritëshkro...2023-06-0924 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E14: Gjuha, mendimi dhe politika me Gazmend BërlajollinPërveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika. Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit dhe politikës. Për më tepër, flasim për variacionet e gjuhës shqipe, problem...2023-06-0942 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E13: Gruaja dhe sfidat politike në Mal të Zi me Sabina OsmanoviqinQytetarët e Europës Juglindore, përpos që problemet politike i kanë të ngjashme, ata kanë të përbashkëta sfida të tjera, si e kaluara konfliktuoze, sfidat e tranzicionit shoqëror dhe vizioni i qartë për të ardhmen. Në këtë kontekst, përtej disa hapërimeve të vogla, edhe Mali i Zi vazhdon të jetë i trazuar në kontekst të përplasjeve etnike dhe gërshetimeve të interesave globale. Në episodin e trembëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Sabina Osmanoviqin, profesore e gjuhës Gjermane në Mal të Zi, do të diskutojmë pozitën e grave...2023-05-2335 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E12: Ballafaqimi me të kaluarën me Nora S. AhmetajnPaqja në Ballkan, edhe pas dy dekadave vazhdon të mbetet e brishtë. Temat si ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia tranzicionale, të pagjeturit dhe bisedimet e vazhdueshme të palëve për një zgjidhje të qëndrueshme politike, vazhdojnë të jenë barrë e rëndë. Kjo e bën të pamundur një perspektivë dhe projeksion të qartë për ardhmërinë e rajonit. Në episodin e 12 të emisionit Çelnaja, me Nora S. Ahmetajn shtrojmë pyetje se si do t’ia mësojmë historinë fëmijëve tanë. Kjo pyetje nuk është një bisedë e thjeshtë që mund të kalojë midis një prind...2023-05-2335 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E11: Intelegjenca Artificiale me Luljeta Plakolli-KasuminZhvillimi i inteligjencës artificiale të avancuar, e cila funksionon pa ndërveprimin njerëzor dhe mund të kryej detyra dhe ofrojë zgjidhje pa ndonjë ndërhyrje njerëzore, ka ngritur shqetësime rreth ecejakes së zhvillimeve të reja teknologjike në raport me qenien njerëzore. Sado që thuhet, me plot siguri, se inteligjenca artificiale është një mundësi për ndërrmarësi dhe zhvillimin e bizneseve të reja, megjithatë pyetja qëndron: A mund Inteligjenca artificiale ta zëvendësojë njeriun? Në episodin e njëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Luljeta Plakolli-Kasumin, do të...2023-05-2332 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E10: Poezia me Ervina HalilinPoezia është zhanri më i vjetër i mbartjes së dijeve ndër breza. Poezia dokumenton përvojat, herë shpirtërore e herë empirike, të ecejakes së njerëzimit e deri në manifestimin e përshtypjeve qoftë edhe më të thjeshta të subjektit krijues. Më tepër se një zhanër apo trend letrar, poezia ka të bëjë me krijimin e vazhdueshëm të botës, vetë-përceptimin e njeriut brenda këtij krijimi dhe vendin e tij në natyrë. Në episdonin e dhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Ervina Halilin, shkrimtare dhe hulumtuese në fushën e l...2023-05-2340 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E9: Teknologjia dhe Shoqëria me Violeta ZefinTeknologjia është e sotshmja dhe e ardhmja e njerëzve. Teknologjia digjitale është hapësira, realiteti virtual drejt të cilës njeriu përpiqet të arratiset. Instrumente arratisjeje deri më tani kanë qenë meditimi, muzika, substancat narkotike, kurse tash e tutje është edhe teknologjia digjitale. Asociacionet serioze të psikologëve botërorë ngrenë shqetësime të mëdha në përdorimin e pa masë të teknologjisë sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët. Në episodin e nëntë të emisionit Çelnaja, së bashku me Violeta Zefin, ligjeruese universitare dhe hulumtuese e psikologjisë klinike, flasim për teknologjinë dhe njeriun. M...2023-05-2336 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E8: Politika, trupi dhe gruaja me Sibel HaliminTrupi, përtej imanencës biologjike, është objekt dhe instrument i pushtetit politik. Tejkalimi i tij si realitet përfundimtar dhe objekt mbi të cilin ndërtohet pushteti kërkon një qasje emancipuese dhe intelektuale të politikës. Kurse, pushteti në raport me seksualitetin, kërkon dekonstruktimin e binaritet trup-intelekt dhe grua-burrë. Në episodin e tetë të emisionit Çelnaja me Sibel Halimin, sociologe dhe politikane, diskutojmë rreth angazhimit të intelektualit/es në politikë, përkatësinë politike dhe publike të trupit dhe dekonstruktimin e dikotomisë burrë-grua, por edhe për nevojën e zhbërjes së roleve të paracakt...2023-05-2333 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E7: Gjuetia e shtrigave me Valmira RashitinA janë shtrigat thjesht një realitet mitik i një të kaluare të largët, apo vazhdojnë të mbeten reale edhe sot, në një kontekst tjetër politik e social? Në diskursin publik, hakmarrjet me karakter politik e social zakonisht përshkruhen përmes togfjalëshit ‘gjueti shtrigrash’, duke u bazuar në historinë e mesjetës, ku shtrigat përndiqeshin dhe vriteshin me dekret kishtar. Por, a kanë qenë vërtet shtrigat me aftësi magjike dhe ndjellakeqe, apo thjesht gra të cilat kërkonin status tjetër politik, kulturor dhe social? Në episodin e shtatë të emisionit Çelnaja fla...2023-05-2325 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E6: Shëndeti Mendor me Shegë BahtirinShëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor. Episodi i gjashtë i dedikohet trendeve të reja transdiagnostike. Me hulumtuesen Shegë Bahtiri trajtojmë kapërcimin e kategorive tradicionale, konceptin e spektrit dhe psikologjinë transdiagnostike. Për më tepër flasim edhe për...2023-05-2337 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E5: Teatri politik me Jeton NezirajnEpisodi i pestë i Çelnajës i kushtohet teatrit politik. Teatri është një pjesë e rëndësishme jetës dhe formësimit tonë estetik. Me Jeton Neziraj diskutojmë nivele të ndryshme për treatrin politik, dramaturgjinë, kritikën dhe edukimin me teatër. Po ashtu flasim për lirinë, shijet dhe përjetimet që ofron loja në skenë. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Jeton Neziraj • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net. Projekti mbësht...2023-05-2343 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E4: Identitetet shoqërore me Greta AvdylinEpisodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse identitetet gjinore, artistike, profesionale, apo sportive. Në fund fare flasim edhe për mundësinë e mbindërtimit të identitetit njerëzor si...2023-05-2326 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E3: Pushteti, Dhuna dhe Patriarkati me Visar YmerinNë diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe nështrimin e saj. Episodi i tretë i emisionit Çelnaja i dedikohet raportit midis pushtetit, dhunës dhe patriarkatit...2023-05-2337 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E2: Hapësira Publike me Fjollë CakënHapësira publike është një koncept i rëndësishëm në shkencat sociale dhe hapësirë e lirë dhe e qasshme e qytetit nga ana e qytetarëve. Hapësira publike është hapësira e cila mundëson një pjesë të rëndësishme të zhvillimit individual dhe kolektiv të shoqërisë. Sheshet publike janë hapësirat ku qytetarët zhvillojnë komunikim aktiv në nivelin social, kulturor dhe atë ekonomik. Hapësira publike është hapësira ku zhvillohet debati për shoqërinë dhe gjithçka që ndërlidhet me mirëqenien dhe funksionimin e saj.   Episodi i dytë i emisonit Çelnaja i de...2023-05-2328 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E1: Edukimi seksual me Mirishahe SylënEdukimi seksual, sado që është i pranishëm si nocion në opinion publik, në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet akoma si temë e heshtur apo e ndaluar. Përveç kësaj, ajo vazhdon të jetë një temë e keqkuptuar dhe keqintepretuar. Edukimi seksual ende nuk është pjesë e kurrikulave shkollore në vend.   Episodi i parë i emisionit Çelnaja i dedikohet pikërisht edukimit seksual. Në emision, së bashku me aktivisten dhe publicisten Mirishahe Syla flasim për edukimin seksual si koncept dhe si praktikë e edukimit shkollor të sistemuar. Në nivel konceptual Mirishahja thekson nevojën e perspektivës feminist...2023-05-2331 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E6: Shëndeti Mendor me Shegë BahtirinShëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor. Episdoi i gjashtë i dedikohet trendeve të reja transdiagnostike. Me hulumtuesen Shegë Bahtiri trajtojmë kapërcimin e kategorive tradicionale, konceptin e spektrit dhe psikologjinë transdiagnostike. Për më tepër flasim edhe për...2023-04-1839 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E5: Teatri politik me Jeton NezirajnEpisodi i pestë i Çelnajës i kushtohet teatrit politik. Teatri është një pjesë e rëndësishme jetës dhe formësimit tonë estetik. Me Jeton Neziraj diskutojmë nivele të ndryshme për treatrin politik, dramaturgjinë, kritikën dhe edukimin me teatër. Po ashtu flasim për lirinë, shijet dhe përjetimet që ofron loja në skenë. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Jeton Neziraj • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në latif@sbunker.net. *Projekti mbësh...2023-04-1845 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E4: Identitetet shoqërore me Greta AvdylinEpisodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse identitetet gjinore, artistike, profesionale, apo sportive. Në fund fare flasim edhe për mundësinë e mbindërtimit të identitetit njerëzor si...2023-04-1828 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E3: Pushteti, Dhuna dhe Patriarkati me Visar YmerinNë diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe nështrimin e saj. Episodi i tretë i emisionit Çelnaja i dedikohet raportit midis pushtetit, dhunës dhe patriarkatit...2023-04-1839 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E2: Hapësira Publike me Fjollë CakënHapsira publike është një koncept i rëndësishëm në shkencat sociale dhe hapsirë e lirë dhe e qasshme e qytetit nga ana e qytetarëve. Hapsira publike është hapsira e cila mundëson një pjesë të rëndësishme të zhvillimit individual dhe kolektiv të shoqërisë. Sheshet publike janë hapsirat ku qytetarët zhvillojnë komunikim aktiv në nivelin social, kulturor dhe atë ekonomik. Hapsira publike është hapsira ku zhvillohet debati për shoqërinë dhe gjithçka që ndërlidhet me mirëqenien dhe funksionimin e saj. Episodi i dytë i emisonit Çelnaja i dedikohet pikërish...2023-04-1830 minSbunkerSbunkerÇelnaja - E1: Edukimi seksual me Mirishahe SylënEdukimi seksual, sado që është i pranishëm si nocion në opinion publik, në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet akoma si temë e heshtur apo e ndaluar. Përveç kësaj, ajo vazhdon të jetë një temë e keqkuptuar dhe keqintepretuar. Edukimi seksual ende nuk është pjesë e kurrikulave shkollore në vend. Episodi i parë i emisionit Çelnaja i dedikohet pikërisht edukimit seksual. Në emision, së bashku me aktivisten dhe publicisten Mirishahe Syla flasim për edukimin seksual si koncept dhe si praktikë e edukimit shkollor të sistemuar. Në nivel konceptual Mirishahja thekson nevojën e perspektivës...2023-04-1832 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 20 - Simone De Beauvoir, “Seksi i dytë I: Faktet dhe mitet” dhe “Seksi i dytë II: Përvoja e jetuar”, me Liridona SijarinënLibri i filozofes, shkrimtares dhe teoricienes sociale, Simone De Beauvoir “Seksi i dytë I: Faktet dhe mitet” dhe “Seksi i dytë II: Përvoja e jetuar” i botuar në shqip në Tiranë në vitin 2002 me përkthim të Nasi Lerës, është një nga librat kryesorë të literaturës feministe. I botuar në vitin 1949, libri i paraprinë fazës ose valës së dytë të feminizmit që ka përshkuar vitet e gjashtëdhjeta dhe shtatëdhjeta të shekullit XX, duke qenë se formëson pyetjet më të rëndësishme që u shtruan në valën e dytë të lëvizjes feministe. Për të biseduar rreth k...2023-04-0328 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 19 - Michel Foucault, Historia e seksualitetit 1: Vullneti për dije me Alban BokshinNë librin “Historia e seksualitetit 1: Vullneti për dije” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2012 me përkthim të Orgest Azizit, filozofi Michel Foucault vë në pah një marrëdhënie midis zhvillimit të llojeve të caktuara të dijes mbi seksualitetin dhe shtimit të rregullimit të sjelljes seksuale gjatë shekujve XVIII dhe XIX. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Alban Bokshi. Ai ka studiuar politika krahasuese dhe studime europiane në Universitetin e Sussexit, si dhe filozofi në Universitetin e Staffordshireit. Moderator: Gëzim Selaci Mysafir: Alban Bokshi Linku në Sbunker.2023-03-2031 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 18 - Tzvetan Todorov, "Konkuista e Amerikës: Çështja e “tjetrit” me Shasivar KabashinLibri për të cilin bisedojmë sot ka të bëjë me pushtimin dhe kolonizimin, me “veten” dhe “tjetrin”. Kolonizimin e kontinentit amerikan, që për Botën europiane përbën një takim me të ashtuquajturën Botën e tretë dhe me ndërtimin e raportit në mes "vetes së qytetëruar" dhe “tjetrit barbar". Libri “Konkuista e Amerikës: Çështja e “tjetrit”, i historianit, filozofit, sociologut dhe kritikut letrar, Tzvetan Todorov, i botuar në shqip në Tiranë në vitin 2015 me përkthim të Primo Shllakut, analizon veprimet e pushtuesëve spanjollë ndaj popullatës vendëse të amerikës së shekullit XV. Për të biseduar rret...2023-03-0629 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 17 - Ralf Dahrendorf , “Konflikti shoqëror modern, ese për politikën e lirisë” me Bajram LuzhënKonflikti është i pashmangshëm në shoqëri. Ai ndodh dhe rezulton në forma të reja të organizimit shoqëror. Kështu, konflikti është motor i ndryshimeve shoqërore, është i shëndetshëm e i nevojshëm, për aq sa mundëson liri shoqërore e politike. Këto janë temat bosht të librit “Konflikti shoqëror modern: Ese për politikën e lirisë” të sociologut Ralf Dahrendorf, të botuar në Tiranë në vitin 1997 dhe të përkthyer nga Gjergj Peçi. Për të diskutuar rreth këtij libri na bashkohet Bajram Luzha, student i masterit në sociologji në Universitetin e P...2023-02-0626 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 16 - Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi, “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” me Sead Zimerin, pjesa IIKjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” të redaktuar dhe të përkthyer nga unë Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi. Në esenë e tij “Kultura shkencore dhe mjerimi i mendimit fetar” që është pjesë e këtij libri, filozofi Sadik Al-Azm konstaton një raport përjashtues në mes doktrinave fetare dhe dijes shkencore moderne. Ai diskuton disa përpjekje të mendimit fetar bashkëkohor për të gjetur zgjidhje se si të pajtohen feja dhe shkenca me njëra-tjetrën, por që, sipas tij, të gjitha dështojnë. Për të biseduar rreth kësaj es...2023-02-0234 minSbunkerSbunkerYlber - Episodi 6: Shëndeti mendor i personave LGBT+Presioni për të fshehur identitetin e tyre, lufta për të dalë hapur dhe mungesa e mbështetjes nga familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi i bëjnë njerëzit LGBT+ më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të humorit, depresionit, ankthit, vetëvrasjes dhe abuzimit me substancat, nëse krahasohen me popullatën e përgjithshme. Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i stigmës dhe vetmisë me të cilën përballen personat LGBT+ për shkak të identitetit të tyre që nuk përputhet me normën cis dhe heteroseksuale. Për të diskutua...2023-01-3138 minSbunkerSbunkerYlber: Episodi 5 - Homotransfobia në vendet e punësDiskriminimi prek njerëzit LGBT+ në shumë vende, duke përfshirë edhe vendin e punës. Krahasuar me format e tjera të diskriminimit, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës shpesh anashkalohet. Pjesërisht, kjo ndodh sepse vetë personat LGBT+ ngurojnë të raportojnë rastet e ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës ndaj tyre, për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe frikës se identiteti i tyre gjinor ose orientimi seksual do të zbulohet. E megjithatë, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës ka efekte të tmerrshme, të prekshme në shëndetin mendor dhe stabilitetin socio-ekonomik të njerëzve...2023-01-2645 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 15 - Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi, “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame” me Sead Zimerin, pjesa INëse ndonjëherë ju ka intriguar ideja e rikthimit të arsyes në të kuptuarit e fesë islame dhe e përdorimit të analizës shkencore në të studiuarit e dukurisë fetare, atëherë mund t’ju interesojë edhe libri që e diskutojmë sot. Libri “Leximi kritik i Tekstit I: Kritikë e arsyes islame”, i redaktuar dhe i përkthyer nga Gëzim Selaci dhe Abdulla Rexhepi dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2021, është një përmbledhje shkrimesh kritike mbi teologjinë klasike islame dhe mendimin bashkëkohor fetar islam. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Sead Zimeri, ligjërues i filo...2023-01-0932 minSbunkerSbunkerYlber - Episodi 4: Shëndeti SeksualShëndeti seksual është një temë që rrethohet nga shumë tabu. Injoranca dhe stigma rreth shëndetit seksual synojnë veçanërisht komunitetin LGBT+, si pasojë e stereotipeve të vjetruara që nuk gjejnë bazë në shkencë.  E megjithatë, ngurrimi për të diskutuar publikisht dhe siç duhet për shëndetin seksual ka një ndikim të dëmshëm në higjienën mendore dhe fizike të gjithsecilit, pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor dhe orientimi seksual.  Për të mësuar më shumë rreth rolit thelbësor që luan shëndeti seksual në mirëqenien e individëve, çifteve dhe familjeve dhe se si ai kontribuon n...2022-12-2643 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 14 - Michel Foucault, "Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut" me Rita SeliminPërse sot kodet penale në shtetet e së drejtës nuk sanksionojnë torturën dhe ndëshkimi publik për shkelësit e ligjit, por forma më të zbutura të ndëshkimieve, siç është burgu, dhe se çfarë na tregon kjo për ushtrimin e pushtetit politik mbi subjektet ose qytetarët e tij. Michel Foucault, në librin e tij “Disiplinë dhe ndëshkim: Lindja e burgut”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2010 me përkthim të Orgest Azizit, ofron një gjeneaologji të teknologjisë moderne të disiplinimit, duke analizuar kalimin e ndëshkimeve penale nga torutura në burgosje. Për diskutuar rreth këtij...2022-12-1932 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 13 - Charles Taylor, “Etika e autenticitetit” me Hasije IlazinEfektet e zhvillimeve të modernitetit në jetën kolektive dhe morale të shoqërive janë problematizuar nga një numër i madh i studiuesëve dhe filozofëve shoqërorë. Filozofi Charles Taylor, në librin “Etika e autenticitetit”, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2008 me përkthim të Virgjil Muçit, ka identifikuar disa rënie ose humbje në kulturën bashkëkohore ose “sëmundje” që vijnë si pasojë e modernitetit. Taylori e ripërkufizon dhe ngulë këmbë që nocioni i “autenticitetit” të merret si themel etik në shoqëritë bashkëkohore. Për të biseduar rreth këtij libri dhe çështjeve që ngre ai, na...2022-12-0532 minSbunkerSbunkerYlber - Episodi 3: Tranzicioni gjinorPër të gjithë, identiteti gjinor është diçka që na përcaktohet prejt të tjerëve sapo lindim. Për të gjithë ata që janë transgjinorë apo të gjinisë jokonforme, kjo do të thotë se ballafaqohen me shumë stigma gjatë jetës. Gjithashtu ky proces i bën njerëzit trans të kalojnë nëpër procedura të komplikuara, të shtrenjta e delikate që mbështeten në marrjen e shërbimeve të duhura nga institucionet e institucionet janë shpesh të papërgatitura apo pa vullnet për të mbështetur njerëzit trans në tranzicionin e tyre.   Blert Morina ka kaluar mes një rrugëtimi të tillë...2022-11-3032 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 12 - Nathalie Clayer, “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar” me Nathalie ClayerinA mund të shkruhet një rrëfim mbi lindjen e kombit shqiptar, duke marrë për bazë zhvillimet më të reja teorike të historiografisë dhe të shkencave shoqërore? Libri që e diskutojmë sot është një përgjigjjeje pohuese e kësaj pyetjeje. “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: Lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” e osmanologes dhe ballkanologes, Nathalie Clayer, i botuar në shqip në vitin 2009 në Tiranë dhe i përkthyer nga Artan Puto. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet vetë autorja e librit, Nathalie Clayer. Ajo është osmanologe, ballkanologe dhe studiuese e nacionalizmit shqiptar dhe...2022-11-2127 minSbunkerSbunkerYlber - Episodi 2: Dalja hapurDalja hapur mbetet një nga proceset në të cilat duhet të kalojë çdo person LGBTIQ+ në Kosovë. Gjasat për humbje të mbështetjes emocionale dhe financiare nga familja, shfaqja e ndjenjës së izolimit dhe mungesa e trajtimit të barabartë në institucione private e publike e bëjnë “daljen hapur” (coming out) një proces të vështirë. Njëjtë vlen edhe për personat që vendosin të mos  dalin hapur dhe më pas detyrohen të fshehin identitetin e tyre gjinor ose orientimin seksual, edhe për të tjerët e tjerat që vendosin të dalin hapur dhe ballafaqohen me një realitet heteronormativ e patria...2022-11-1034 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 11 - Eric Hobsbawm & Terrence Ranger (red), “Shpikja e traditës” me Enis SulstarovënNe e mendojmë traditën si diçka që na vjen nga e kaluara e largët dhe që e trashëgojmë nga brezat e shkuar. Mirëpo, praktika të caktuara kulturore, rituale të cilat popujt e kombet i mendojmë si të lashta, në të vërtetë, janë risi të vonshme. Historiani Eric Hobsbawm këtë dukuri e ka quajtur “shpikje e traditës". Kjo është një përmbledhje e argumentit bosht të librit “Shpikja e traditës” të redaktuar dhe me kontribute nga historiani Eric Hobsbawm dhe afrikanisti Terrence Ranger, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2014 me përkthim të Enis Sulstarovës dhe Doan...2022-11-0724 minSbunkerSbunkerYlber - Episodi 1: Njohja ligjore e martesave të seksit të njëjtëKur në media raportohet për çështje të cilat lidhen me personat LGBTIQ+ zakonisht bëhet në formë të senzacionit dhe në mungesë të informatave të sakta. Një nga këto raste është çështja e njohjes institucionale të lidhjeve gej dhe lezbike, ku ka shumë pak raportim për mënyrën se si mungesa e kësaj njohje ndikon në çiftet të cilat nuk janë heteroseksuale dhe në vetë personat e përfshirë në këtë lidhje. Lidhur me këto çështje kemi biseduar me Rina Kikën dhe Erëza Bytyqin për të kuptuar më mirë pasojat e mungesës së ligjit për ma...2022-08-1236 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 10 - Hannah Arendt “Banaliteti i së keqes: Ajhmani në Jeruzalem” me Bleona KurteshinNë kushte të caktuara ideologjike dhe në regjime të caktuara politike, e keqja ose e liga bëhet normale, e mirëqenë, e rëndomtë ose banale. Dhe pikërisht kjo është e frikshme: se edhe njerëzit më normalë mund të bëjnë krime në rrethana të caktuara dhe në sisteme të caktuara politike. Është kjo një tezë e propozuar në librin e teoricienes së politikës Hannah Arendt, në librin e saj “Banaliteti i së keqes, Ajhmani në Jeruzalem” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2021 me përkthim të Agim Doksanit. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashkohet Bleona Kurtes...2022-05-2323 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 9 - David Miller, “Mbi kombësinë” me Greta AvdylinNacionalizmi është një forcë e madhe në shumë shoqëri. Për shumë njerëz, identiteti kombëtar është shtresë e rëndësishme e identitetit të tyre nga i cili burojnë edhe obligime të veçanta etike e politike. Mirëpo, a mund të arsyetohet një identifikim i tillë bashkë me obligimet që krijon ai? A i shërben identifikimi kombëtar ndonjë qëllimi të dëshiruar? Për t’iu përgjigjur pyetjeve si këto, teoricieni i politikës, David Miller në librin e tij “Mbi kombësinë” ka propozuar një argument që e arsyeton identitetin kombëtar dhe e çmon atë si shërbyes...2022-05-0922 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 8 - Mircea Eliade “E shenjta dhe profania” me Ervina HalilinPër njeriun e lashtë, janë dy mënyra të të qenit në botë: e shenjta dhe profania. E shenjta e shpërfaq vetveten si diçka krejt e ndryshme nga profania; ajo ka të bëjë me kategori transcendente, si Zoti, format, idetë, e të ngjashme. Profania është gjithçka nuk është e shenjtë; ajo emërton ekzistencën në kohë e hapësirë. Kjo është një përmbledhje e librit “E shenjta dhe profania: natyra e fesë” të historianit dhe filozofit të fesë, Mircea Eliade, të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2019 me përkthim të Azem Qazimit dhe Denata Qazimit. Për të bisedu...2022-04-2529 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 7 - Joseph A. Schumpeter, “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” me Artan MustafënA mund të mbijetojë kapitalizmi? A mund të funksionojë socializmi? Cila është lidhja midis socializmit dhe demokracisë dhe a mund të jenë të pajtueshme ato? Këto janë tri pyetjet kyç të librit “Kapitalizmi, socializmi dhe demokracia” të ekonomistit Joseph A. Schumpeter të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2022 me përkthim të Blerina Brahos. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Artan Mustafa, profesor i shkencës politike në Universitetin për Biznes dhe Tekonologji në Prishtinë, fusha e studimit të tij përqëndrohet në politikën e krahasuar të shtetit të mirëqenies sociale. Moderator: Gëzim Se...2022-04-1128 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 6 - Craig B. Stanford, “Majmunët gjahtarë” me Lekë ShalënSi është zhvilluar truri i njeriut në rrugën e gjatë të evolucionit? Një përgjigjje e kësaj pyetjeje shquan rolin e mishëngrënies së hominidëve dhe gjithçka shoqëruar oreksin e tyre për mish. Ky argument, që thekson funksionin kulturor të mishngrënies dhe gjahut në zhvillimin e aftësive mendore dhe marrëdhënieve e strukturave të hershme sociale, është shtjelluar nga biologu dhe antropologu Craig B. Stanford në librin e tij “Majmunët gjahtarë: mishngrënia dhe origjina e sjelljes njerëzore” të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2020 me përkthim të Arsim Canollit. Për të disku...2022-03-2822 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 5 - Marcel Mauss, “Dhurata” me Arsim CanollinShumë shoqëri të ashtuquajtura arkaike fisnore janë sisteme të shkëmbimit të dhuratave. Në shoqëri të tilla ka një obligim ritual në lidhje me dhuratën: obligim për të dhënë, obligim për të marrë dhe obligim për të kthyer atë. Kësisoj, dhurata përshkon tërë aspektet e tyre. Studime të sistemeve të tilla janë përmbledhur në librin “Dhurata: forma dhe fryma e këmbimit në shoqëritë arkaike” të sociologut dhe antropologut Marcel Mauss, të botuar në shqip me përkthim të Arton Ahmetajt, në Prishtinë në vitin 2020. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Arsi...2022-03-1426 minSbunkerSbunkerLexime: Episodi 4 - Ernest Gellner, “Kombet dhe nacionalizmi” me Agnesa HaxhiunSipas disa pikëpamjeve teorike, kombet janë entitete relativisht të vonshme në historinë njerëzore. Ato janë konstruktuar në modernitet. Në literaturë, këto pikëpamje quhen me një emër përmbledhës “teoria konstruksioniste ose moderniste”. Në mesin e teoricienëve të këtij drejtimi është edhe antropologu shoqëror dhe filozofi Ernest Gellner. Në librin e tij “Kombet dhe nacionalizmi” të botuar në shqip me përkthim të Mentor Aganit, në Prishtinë në vitin 2009, autori ofron një shpjegim të lindjes së kombeve dhe të rolit të lëvizjeve nacionaliste në këto procese. Për të diskutuar rreth këtij libri, na bashkohet Agnesa...2022-02-2824 minSbunkerSbunkerLexime - Episodi 3: Daron Acemoglu dhe James A. Robinson, “Pse dështojnë kombet” me Bekim BaliqinPërse disa shoqëri janë të pasura, kurse të tjerat të varfëra? Për arsye të rrethanave gjeografike? Për arsye të kulturës, besimit dhe vlerave? Për arsye të aftësisë, përkatësisht të paaftësisë dhe injorancës së udhëheqësve të tyre politikë? Apo për një arsye krejt tjetër nga këto? Kjo është pyetja që shtrojnë ekonomistët Daron Acemoglu dhe James A. Robinson në librin e tyre “Pse dështojnë kombet: origjina e pushtetit, prosperitetit dhe varfërisë” të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 2019 me përkthim të Florim Canollit. Për të biseduar rreth...2022-02-1426 minSbunkerSbunkerLexime - Episodi 2: Zygmunt Bauman, “Moderniteti dhe holokausti” - Mysafir: Albert MeciniModerniteti karakterizohet me racionalitet, përparim të teknologjisë dhe zhvillim të burokracisë, si dhe ca karakteristika tjera të dëshirueshme e të pëlqyeshme për ndjesitë bashkëkohore. Por, tragjedi njerëzore, madje të përmasave gjenocidale ndodhin në shoqëritë moderne, siç ka ka qenë holokausti gjatë Luftës së Dytë Botërore në Europë. A mund të shihet holokausti si rrjedhojë e modernitetit? Kësaj pyetje i jep përgjigje pohuese sociologu Zygmunt Bauman në librin e tij “Moderniteti dhe holokausti” të botuar në shqip në Tiranë me përkthim të Enis Sulstarovës, në vitin 2015. Për të biseduar rreth këtij libri, na bashko...2022-01-3127 minSbunkerSbunkerLexime - Episodi 1: Pierre Bourdieu, “Mbi televizionin” - Mysafir: Artan KrasniqiTelevizioni paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, fiilozofinë, drejtësinë... madje, televizioni mbetet një kërcënim aspak më i vogël edhe për jetën politike dhe për demokracinë.” Me këto fjalë sociologu Pierre Bourdieu hap librin e tij “Mbi televizionin” të botuar në gjuhën shqipe, me përkthim të Dilfirus Vrionit në Tiranë në vitin 2015. Për të biseduar mbi këtë libër, na bashkohet Artan Krasniqi, pedagog i sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.   Moderatori: Gëzim Selaci  Mysafiri: Artan Krasniqi Linku në...2022-01-1723 minSbunkerSbunkerEpisodi 13: "Politika e jashtme çeke dhe polake në raport me Ballkanin Perëndimor" - Mysafir: Arbër VllahiuPër të diskutuar në lidhje me këtë rajon të rëndësishem të Evropës, kësaj radhe kemi të ftuar ish ambasadorin e Kosovës në Republikën Çeke, Arbër Vllahiun. Arbëri ka shërbyer në nivele të ndryshme në institucionet shtetërore, përfshirë atë të këshilltarit dhe shefit të stafit të Presidentës Jahjaga, pastaj këshilltar në Qeverinë Haradinaj. Para angazhimit në politikë, Arbëri, me vite të tëra ka qenë gazetar dhe bashkëpunëtor në media vendore e ndërkombëtare. Në këtë episodë, Arbëri jep një vështrim mbi atë se si e koncepton Evropa Qëndrore politikën e sa...2021-12-0153 minSbunkerSbunkerEpisodi 12: "Franca dhe roli i saj në politikën ndërkombëtare" - Mysafir: Qëndrim GashiKa shumë autorë që zhvillimet gjeopolitike në vitet e fundit në Azi-Paqësor i përshkruajnë me ato të pasluftës së Dytë Botërore në Evropë. Fuqia ekonomike e Kinës, e bashkë me të edhe ambiciet që ky shtet po shpërfaq në rajon, kanë bërë që shume shtetet përreth saj dhe rajoni i Oqeanit Paqësor në përgjithësi ta rimendojnë sigurinë e tyre nacionale. Në këtë kuptim, vetëm pak javë më parë, Australia ndërmori një  veprim thuajse befasues, duke e ndërprerë një marrëveshje që kishte me Francën për ndërtimin e një programi të nëndetëseve me en...2021-10-231h 07SbunkerSbunkerEpisodi 11: "Politika e Jashtme e Izraelit dhe marrëdhëniet me Kosovën" - Mysafire: Garentina KrajaNë verën e vitit që shkoi, kur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fushata zgjedhore presidenciale po intensifikohej, presidenti Trump ishte në një presion të madh për të treguar rezultate në politikën e tij të jashtme. Për gjatë gjithë mandatit katër vjeçar të presidencës së tij, përveç disa takimeve të “suksesshme” më udhëheqësin e Koresë së Veriut, sukseset e tij në politikën e jashtme ishin të pakta. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/91023/episodi-11-quot-politika-e-jashtme-e-izraelit-dhe-marredheniet-me-kosoven-quot-mysafir-garentina-kraja/2021-06-3044 minSbunkerSbunkerEpisodi 10: "Politika e Jashtme e Kosovës në Azi-Paqësor dhe marrëdhëniet e ASEAN me shtetet përreth" - Mysafir: Muhamet BrajshoriNë parashikimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), ekonomia globale në vitin 2021 do të shënojë një rritje prej  6% në nivel global, duke tejkaluar kështu projeksionin fillestar, që ishte 5.5%. Po ashtu, sipas FMN-së, dy vendet që do të kapin shifrat më të larta të rritjes ekonomike, janë Kina dhe India, përkatësisht, me 8.4% dhe mbi 12% rritje në 2021. Është e qartë që këto dy vende aziatike kanë përmasa të ndryshme të ekonomisë; Kina është ekonomia e dytë globale, ndërsa India renditet ekonomia e gjashtë në botë. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/91001/episodi-10-quot-politika-e-jashtme-e-kosove...2021-06-1945 minSbunkerSbunkerEpisodi 9: "Rritja e Kinës dhe raportet me Evropën" - Mysafir: Leon MalazoguRritja ekonomike e Kinës në dekadat e fundit ka trazuar jo pak botën perendimore. Pyetja që shtrohet çdo ditë e më shumë në shtetet evropiane, e pa dyshim edhe në ShBA është se, si do të ndikojë kjo fuqi ekonomike e Kinës në sistemin ndërkombëtar? Para së gjithash, çfarë raporti do të ndërtojë Kina me fqinjët në Azinë e Largët? Çfarë synimesh ka kjo fuqi ekonomike e politike në Evropën, Lindjën e Mesme dhe Afrikën? Çfarë marrëdhëniesh do të ndërtojnë dy fuqitë më të mëdha ekonomike të botës-ShBA dhe Kina? Dhe më...2021-04-0659 minSbunkerSbunkerEpisodi 8: "Politika e SHBA-së ndaj Ballkanit dhe Kosovës." - Mysafire: Vlora ÇitakuMë 4 Nëntor 2020, vetëm një ditë pas zgjedhjeve presidenciale në ShBA, kur rezultati i atyre zgjedhjeve ishte i paqartë, kryeministri sloven, Janez Jansa, i kishte uruar fitoren Presidentit Trump. Ishte, ndoshta lideri i vetëm në botë që me aq nguti u pozicionua në mbështetje të Donald Trump. Mirëpo, nuk zgjati shumë kohë, dhe rezultati i zgjedhjeve tregoi që në fakt, fitues ishte Joe Biden. Histori të ngjashme nga liderët ballkanik kemi parë edhe në të kaluarën. Kujtojmë këtu, deklarimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama më 2016 dhënë për CNN, ku thoshte “larg qoftë të fitojë D...2021-03-1343 minSbunkerSbunkerEpisodi 7: " Konsolidimi ndërkombëtar i Kosovës" - Mysafir: Gëzim VisokaPara dhjetë ditësh, Kosova shënoi 13 vjetorin e shpalljës së Pavarësisë së saj. Përgjatë kësaj periudhe, nuk ishin vetëm problemet e brendshme ato që sfiduan shtetndërtimin tonë. Njohjet e kufizuara dhe mungesa e konsolidimit ndërkombëtar bën që Kosova të sfidohet edhe në rrafshin e jashtëm. Sipas Ministrisë së Jashtme të Kosovës, vendin tonë e kanë njohur 117 shtete të botës, numër ky relativisht i konsiderueshëm, por megjithatë i pamjaftueshëm për tu bërë pjesë e plotë e rendit ndërkombëtar.  https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje...2021-02-2757 minSbunkerSbunkerEpisodi 6: "Britania e Madhe post-Brexit dhe Politika saj e Jashtme" - Mysafir: Gëzim KrasniqiRezultati i referendumit i vitit 2016 në Britani të Madhe për largimin e këtij shteti nga Bashkimi Evropian, ishte traumatik në shumë nivele. Së pari, ishte një goditje e madhe për një pjesë të qytetarëve të UK-së, të cilët ishin kryesisht të rinj, dhe njerëz më shkollim të lartë, e që mbështetën fuqishëm mbetjen në Union. Për këto kategori shoqërore, ishte krejtësisht e pa menduar, që të shihej UK jashtë BE-së. Por, tashmë ishte vonë, fushata që mbështeste largimin kishte pasur sukses dhe rezultati i referendumit ishte i qartë. Së dyti, e befasuar isht...2021-02-191h 03SbunkerSbunkerEpisodi 5: "Çka synon Gjermania?" - Mysafir: Faruk AjetiNë fund të viteve 80-ta, koha kur blloku sovjetik dhe komunizmi në Evropën Lindore po jetonin vitet e fundit, paralelisht me këtë dramën që po shkaktohej nga kjo shembje, ngriheshin disa pyetje dhe shqetësime në drejtim të dy Gjermanive? Çfarë do të ndodhë nëse Gjermania Lindore i bashkohet asaj Perëndimore? Çka nënkupton kjo për Evropën si tërësi, por me në detaje, çfarë do të ndodhë me atë që në kohë njihej si Komuniteti Evropian (The European Community-EC), sot, pra, Bashkimi Evropian? E njëkohësisht diskutimi zgjerohej edhe në raport më NATO-në. Si do të duk...2021-01-2958 minSbunkerSbunkerEpisodi 4: "Kriza e multilateralizmit dhe Evropa" - Mysafire: Vjosa MusliuNë fund të viteve 50-ta të shekullit të kaluar, Robert Schuman, ish kryeministër francez dhe njëri nga ideatorët e Bashkimit Evropian, në një seri reflektimesh, kishte deklaruar që “Ne nuk do të mund ta pakësojmë siç duhet nacionalizmin e tjetrit duke i kundërvënë nacionalizmin tonë.” Duke vazhduar që “Izolimi është kthyer jo vetëm në shkak dobësimi, por edhe në shkak zvetënimi.” Në atë kohë, raportet ndërmjet gjashtë shteteve të Evropës, ku bënin pjesë: Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu, ishin në një fazë optimizmi. Tashmë kishim traktate të nënshkruara, siç ishte ai për Thëng...2021-01-231h 07SbunkerSbunkerEpisodi 3: Polonia, Ukraina dhe ekstremi i djathtë në rajon - Mysafir: Una HajdariNë librin e saj të fundit, Twilight of Democracy, historiania dhe gazetarja amerikane, Anne Applebaum përshkruan në mënyrë mjaft elegante optimizëm dhe shpresën polake që kishe ekzistuar në fundvitin 1999. Në një vend rural të Polonisë, familja e saj dhe një rreth i gjerë i miqve, të ardhur nga Londra, New York-u, Moska dhe vendet tjera, ishin mbledhur për të festuar fundin e një mileniumi dhe fillimin e mileniumit të ri. https://sbunker.net/rendi-boteror-bllogje-tematike/90750/episodi-3-quot-polonia-ukraina-dhe-ekstremi-i-djathte-ne-rajon-quot-mysafir-una-hajdari/2020-12-311h 00SbunkerSbunkerEpisodi 2: "Roli i Rusisë në Ballkan" - Mysafir: Florian QehajaPodcast i prodhuar nga sbunker.net mbi zhvillimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare.   Moderatorë: Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj.2020-12-021h 00SbunkerSbunkerEpisodi 1: Sfidat e BE-së - Mysafir: Bernard NikajPodcast i prodhuar nga sbunker.net mbi zhvillimet kryesore në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Moderatorë: Agon Maliqi dhe Petrit Zogaj.2020-10-2857 min